08/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 tetor 1994

Opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Historikisht diktatorët kanë sunduar “Në emër të popullit” Berisha duke ndier veten ngushtë e kërkon shpëtimin në teoritë populiste Konsensusi nuk mund t’i mohohet askujt Mendimin e PS për konsensus e quaj konstruktiv Pas miratimit të ligjit mbi referendumet faqe 3

Mjekët, “engjëj shpëtimtarë” apo vrasës?!

“Djathtë” me bluza të bardha shpërndarës të substancave narkotike 500 narkomanë në kryeqytet Tirana e drogës. Një kërcënim për jetën e përditshme që rritet gjithnjë e më shumë në të cilin janë përfshirë tashmë edhe mjekët. Ka perënduar “koha e artë” kur narkomanët i kërkoje me qiri nëpër kryeqytet. Ndërkohë ka perënduar edhe koha e violencës për të shtënë në dorë substancat narkotike. Është shfaqur pra një sistem i ri përvetësimi i drogave mjekësore, jo i dhunshëm i cili bën të mundur evitimin e sulmeve mbi qendrat ambulatore të urgjencës apo farmacitë e spitaleve të kryeqytetit. Nuk janë masat speciale të sigurimit, shkaku i kësaj “tolerance” nga ana e “bandave të dhunshme të narkomanëve” por përfshirja e vetë mjekëve në shpërndarjen e këtyre lloj drogave. Implikimi i mjekëve në tregtinë e drogave të lehta bëhet aq hapur sa që këtë fakt do ta konstatonin edhe vëzhguesit e OGD (Observatore Geopolitique des Drogues). Një vit e ca më parë, grupe të rinjsh shkonin nëpër spitalet e kryeqytetit, kryesisht në ato kirurgjikal të cilët pasi kërçenonin me armë personelin, grabisnin penidina. Për t’i mbyllur rrugën këtij fenomeni drogat mjekësore nuk qarkullonin më lirshëm si më parë, por jepeshin vetëm me lejen e mjekut. Në këtë mënyrë “bluzat e bardha” ju krijua mundësia të abuzonin vetë me to, pasi tashmë ato kishin në dorë një instrument fitimsejlles. Në fakt pas këtij ndryshimi strategjie rastet e violencës u rralluan. Bandat e narkomanëve u shndërruan kështu në blerës, në klientë të rregullt. Dhe kjo klientelë zogjorehet çdo ditë. Në farmacinë e Spitalit Nr. 5- “Eldoradjota” e narkomanëve të kryeqytetit - që është burimi kryesor i shpërndarjes së substancave narkotike konfirmojnë se çdo ditë normalisht nga kjo farmaci shpërndahen (sigurisht për ate kontigjent të sëmurësh që trajtohen me lejen e mjekut) rreth 25-30 ampula. Por kjo shifër është e pasaktë, pasi sipas specialistëve të psikiatrisë vetëm “mbreti i narkomanëve” të kryeqytetit përdor çdo ditë 40-70 ampula. Gjithashtu në rajonin e policisë së spitalit konfirmojnë se edhe (vijon në faqe 2)

20 milion ECU për infrastrukturën ndërkufitare

-Manushi dhe Germano nënshkruajnë marrëveshjen faqe 2

A do marrë pjesë PPD në zgjedhje

-Intervistë me kryetarin e PPD z. Abdurrahman Haliti Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shkupit Speciale për zgjedhjet e 16 tetorit në Maqedoni [Hartë: BELGRADE, YUGOSLAVIA, SOFIA, BULGARIA, TIRANA, SKOPJE, MACEDONIA, ALBANIA, THESSALONIKI, GREECE] faqe 4,5

Kontrabandë refugjatësh në SHBA

Shqiptarët me pasaporta të falsifikuara dërgohen në New York Agjensia amerikane e lajmeve Associated Press duke cituar gazetën “New York Newday” njofton se shqiptarë me pasaporta të falsifikuara dërgohen në New York nga kontrabandistë ndërkombëtarë duke përdorur dokumenta të përgatitura në Tajlandë. Gazeta, citon një zyrtar të Departamentit të Shtetit, që dëshiron të mbetet anonim, të ketë thënë se Departamenti i Shtetit, i Shteteve të Bashkuara ka kryer sondazhe në disa rrethina Bronx-it në New York ku jetojnë kontrabandistët. Shumica e shqiptarëve arrijnë në aeroportin “Kennedy” me avionë nga Viena dhe Bukureshti, tha një investigatore e Zyrës Amerikane të Imigracionit në Evropë, i cili gjithashtu nuk dëshironte të identifikohej. Muajin e kaluar Mark Tushaj, një shqiptar që jeton në Bronx, pranoi fajësinë ndaj akuzave federale për kontrabandë të huajve, që përfshinte 6 pasagjerë shqiptarë dhe maqedonas të cilët janë nisur me avion nga Viena më 1993. Avokati i Tushajt i tha gazetave se ai u dënua me 6 muaj në burgun federal. Gjatë muajve të fundit pjesa më e madhe e trafikut ilegal të emigrantëve ka kaluar nëpërmjet Rumanisë-tha investigatori i Zyrës Amerikane për Imigracion. Muajin që kaloi u kap një dërgesë me pasaporta amerikane të falsifikuara nisur nga Tajlanda, e destinuar për emigrantë shqiptarë.