09/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 tetor 1994

Berisha ka hyrë në një lojë të rrezikshme

Këshilli i Evropës do të na pranojë kur të jetë liruar Nano Me kë e ka Berisha, kundër kujt është ai a në favor të kujt po vepron ai? Si legjenda e sfinksit me Edipin, ai është i vetmi që mund të dijë, e na ka lënë ne aq hapësirë sa të bëjmë veçse pyetje të reja dhe të përgjigjemi vetëm me hamendje të reja. faqe 3

Thirrje për një luftë kundër Shqipërisë

(Athinë) - Një organizatë nacionaliste greke, “Fronti i Çlirimit të Epirit të Veriut” (Mavi), e cila kishte marrë përsipër sulmin e përgjakshëm kundër një kazerme shqiptare në muajin prill, ka bërë thirrje për “luftë të armatosur” kundër presidentit shqiptar, Sali Berisha. Në një trakt të publikuar të premten, e përditshmja e majtë Elefterotipia, Mavi afirmon vendosmërinë e saj për të “goditur” me forcë “regjimin shqiptar” të tiranit Berisha. Ku grup ishte i panjohur deri në momentin e sulmit kundër kazermës shqiptare në jug të Shqipërisë, e cila ka provokuar një krizë të rëndë midis dy vendeve. Mavi këmbëngul gjithashtu në lirimin e pesë militantëve të minoritetit grek në Shqipëri, të dënuar të enjten nga gjykata e apelit të Tiranës me dënime që shkojnë nga 5 deri në 7 vjet burgim për “spiunazh në favor të Greqisë” dhe “mbajtje të paligjshme të armëve”. Ky grup kritikon qeverinë greke për refuzimin e saj për ndryshim e kufinjve dhe i bën thirrje që të “interesohet realisht për Epirin e Veriut”, (Jug të Shqipërisë) që nacionalistët grekë e konsiderojnë si të vjedhur Greqia në kohën e krijimit të shtetit shqiptar në fillim të shekullit. Mavi jep hollësi lidhur me sulmin kundër kazermës shqiptare, duke e bërë të ditur se e ka marrë këtë aksion “për të forcuar arsenalin e vet dhe për të bërë të njohur ekzistencën e saj”. E përditshmja publikon edhe një fotografi të armëve shqiptare, rreth 15 kallashnikovë dhe pistoleta, që Mavi deklaron se i ka rrëmbyer gjatë aksionit. Ky sulm ka shërbyer si pikënisja e acarimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Shqipëria ka deklaruar se komandoja kishte veshur uniforma ushtarake greke dhe ishte tërhequr në Greqi pas kryerjes së sulmit. Ndërsa Greqia ka kundërshtuar çdo përgjegjësi, direkte apo indirekte. Asnjë version tjetër rrethanор nuk është paraqitur nga autoritetet e dy vendeve. Një burim grek i autorizuar se “bëhej fjalë për një sulm të planifikuar qysh prej dy muajsh nga një ish-funksionar i lartë i policisë shqiptare, tashmë i larguar me mafian vendase”. (AFP-ATSH)

Ndalohen dhe merren në pyetje 50 veta

Shkodër Ndalohen dhe merren në pyetje 50 veta Do të dëshmojnë për vrasjen e kambistit Kastrati faqe 2

Shkeljet e ligjit kushtetues nuk mund të tolerohen

AD i propozon Kuvendit Popullor të fusë në rendin e ditës diskutimin projektkushtetues faqe 2

Le Monde

Si mund të ishte ndryshe? Shqipëria: “mrekulli” me dy faqe faqe 4

Sot në suplementin AKS

Mbreti Bohem Bisedë e çuditshme me Kadri Roshin faqe 10 Vidhet Odhise Paskali faqe 6 Qytetet bunkerë për shkrimtarët e persekutuar faqe 6