13/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 tetor 1994

40 kompetencat e Presidentit flasin për diktaturë personale

Gjendja e sotme është rezultat i efijes për pushtet të pakufizuar nga ana e Berishës ... Berisha më kërcënoi. Më tha se për mua nuk kishte vend në PD Intervistë me deputetin dhe kryetarin e PDD, z. Petri Kalakulla faqe 5 foto A. BABANI

Rifillon emigrimi i refugjatëve klandestinë

Kapshticë Rifillon emigrimi i refugjatëve klandestinë -Dyfishohet çmimi i aventurës Ka nisur të fashitet frika e klandestinëve shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë. Propaganda e një kufiri hermetik, dhe deklaratat e ministrit grek të mbrojtjes Arsenis, tashmë duket se ja kanë lënë vendin punës së përditshme të trafikantëve, dhe paguesve të varfër shqiptarë që nisen drejt vendit fqinjë me shpresën për një jetë më të mirë. Është fjala për atë që në zhargonin e kontrabandistëve quhet thjesht “nxjerrje refugjatësh”. Kundrejt një shume relativisht të pranueshme, grupe prej 4 ose 5 personash nën drejtimin e udhërrëfyesve depërtojnë natën disa orë në thellësi të kufirit. Udhëtimi i mëtejshëm për në destinacion kryhet me automjet. Janë refugjatë nga Elbasani, Laçi apo Dibra që “peshkohen” në këtë drejtim. Pikërisht këta kanë rifilluar emigrimin pas një pauze disa javore. Ndërsa klandestinët nga rrethi i Devollit dhe Korçës tregohen më skeptikë. Privilegjin e kësaj kontrabande njerëzore e gëzojnë fshatrat përgjatë kufirit banorët e të cilëve bashkëpunojnë me kontrabandistë të ndryshëm përtej kufirit. Ajo që bie në sy është dyfishimi i çmimit të aventurës. Nga 30 mijë drahmi që ishte transporti ilegal deri në Selanik në ditët më të mira, tani varjon midis 60-70 mijë drahmi. Këtu ndikon dhe mosfunksionimi i trafikut të kalimeve me pasaportë e viza fallco. Gjithashtu janë shfaqur edhe raste tashmë “tradicionale” të ikjeve me rezervat ushqimore mbi shpinë. Në fund të fundit nga ripërtëritja e këtij fenomeni dëshmohet se kufiri helenas nuk është i hermetizuar aq sa u propagandua nga pala greke. GËZIM ASHIMI

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre

“Prokurori i skandaleve” G. Gjokutaj kundër 8 të parëve Tiranë - Procesi “Dogana” faqe 2

Futbollistët gjermanë të frikësuar nga kolera në Shqipëri

Për shkak të situatës katastrofale të higjienës në Shqipëri, skuadra kombëtare gjermane do të qëndrojë në Tiranë në ndeshjen e saj të 16 nëntorit sa më shkurt që të jetë e mundur. Trajneri Berti Rogst do ta mbledhë skuadrën e tij në Frankfurt si zakonisht 3 ditë para ndeshjes, por ekipi gjerman do të udhëtojë për në Tiranë vetëm 1 ditë para ndeshjes. Menjëherë pas ndeshjes e cila pritet të fillojë në orën 15.00 skuadra do të largohet nga vendi. E pra, asaj i duhet të qëndrojë në Tiranë vetëm 1 natë. Veç kësaj të gjitha ushqimet dhe pijet do të merren me vete nga Gjermania. Vendimtare për këtë vendim ishte një vizitë e shkurtër e një delegacioni të DFB (Federatës gjermane të futbollit) në Tiranë si dhe lajmet e fundit alarmuese për rastet e kolerës. Deutsche Welle

Maqedonia u përket edhe shqiptarëve

Speciale nga të dërguarit tanë në Tetovë Maqedoni - zgjedhjet faqe 4

Kushtetuta do të përzërë Janullatosin

faqe 3