18/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 tetor 1994

A do të bëhet President Nano me kushtetutën e Berishës?

A është takuar Berisha me Fatos Nanon në Tepelenë Një zë thotë se Fatos Nano do të votojë pro projektit të Kushtetutës faqe 3

Vendi i Kryepiskopit nuk është fron pushteti, por kryq shërbimi

Unë qëndroj këtu si peshkop në bazë të lutjes dhe këmbënguljes së ortodoksëve të Shqipërisë Intervistë e Kryepeshkopit Anastas për gazetën “Koha Jonë” faqe 3

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë

Dje Presidenti i Republikës dr. Sali Berisha priti Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhozef Leik i akredituar në Republikën e Shqipërisë, i cili paraqiti letrat kredenciale. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale mori pjesë zv/Ministri i Punëve të Jashtme Arjan Starova dhe të tjerë. Në këtë ceremoni ambasadori shoqërohej edhe nga diplomatë të tjerë të ambasadës amerikane në Tiranë. foto A. BABANI Gjatë pritjes së Ambasadorit të ri Amerikan

Kush do të jetë më i saktë: Van der Stoel apo Helsinki shqiptar

faqe 3

I ikën nusja se nuk ishte bërë synet

-Arrin të flejë vetëm një natë me të faqe 2

Tiranë: Gjykimi i pesticideve të skaduara përfundon hetimi gjyqësor

Tiranë: Gjykimi i pesticideve të skaduara Përfundon hetimi gjyqësor Të pandehurit sulmojnë akuzën Ndërkohë që pesticidet kanë filluar të evadohen nga Shqipëria, në Gjykatën e Tiranës përfundoi hetimi gjyqësor lidhur me çështjen e hapur për to. Të pandehurit Neritan Kodra, ish-specialist për Mbrojtjen e Bimëve në ministrinë e Bujqësisë dhe Pirro Trebicka, ish-ATASHE tregtar në Ambasadën Shqiptare në Bon, ju desh të përballonin përsëri akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në seancën e djeshme gjyqësore u paraqitën dy dëshmitarë të cilët shpjeguan rrugën e ardhjes së pesticideve në Shqipëri, duke konfirmuar faktin se veprimi i të pandehurve nuk ishte në kundërshtim me përmbushjen e detyrës së tyre funksionale. Megjithëse dëshmitarët e tjerë nuk ishin paraqitur, në mungesë të tyre u lexuan deponimet në hetuesi. Ndërkohë në seancën e djeshme kryesuar nga z. Martin Dede dy të pandehurit kanë realizuar mbrojtjen. Neritan Kodra e cilësoi akuzën “tendencioze” dhe i konsideroi ata që e kishin të interesuar për dënimin e tij “dashakeqë që përpiqeshin të ngrinin lumturinë e tyre mbi fatkeqësinë e tjetrit”. Ashtu si edhe i pandehuri tjetër Pirro Trebicka, ai kërkoi pafajësi duke shprehur tek triumfi i së vërtetës. Ndaj të pandehurve, Prokuroria e Tiranës kishte hapur dosjen vitin e kaluar ndërsa arrestimi i tyre do të bëhej 6 muaj më parë. Sipas akt-akuzës ata akuzoheshin “për shpërdorim detyre, si pasojë e së cilës janë krijuar mundësitë e ardhjes së një dëmi ekonomik dhe ekologjik për Shqipërinë”. Akuza i referohej ardhjes nga Gjermania të pesticideve të skaduara në fund të vitit ’91 dhe në fillim të ’92, kur firma gjermane “Shmid Kreton” i afroi falas Shqipërisë pesticide ose siç quhen ndryshe “vrase të dëmtuesve” dërgesat e të cilave do të provokonin fillimin e hetimeve ndaj dy të pandehurve. Z.D.