19/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 tetor 1994

222 mijë dollarë për një sasi granatash

Die në gjykatën e Tiranës 222 mijë dollarë për një sasi granatash Në gjiq dy punonjës të ish Ministrisë së Punëve të Brendshme Ishte një boshllëk i krijuar në arsenalin ushtarak të armëve në ish-MPB në mars të vitit ’91 ajo që i kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të hynin në tratativa për sjelljen në Shqipëri të një sasie të madhe granatash lotsjellëse faqe 2 Gjykata e rrethit, Tiranë

Arrestohet drejtuesi i Skafit

Tragjedia e 12 tetorit në Adriatik Arrestohet drejtuesi i Skafit Iu gjetën në xhep 50 milion lireta OTRANTO - Të nisur nga Vlora, në natën midis së mërkurës e së enjtes, mbase duke besuar se do t’ia dilnin mbanë të arrinin me lehtësi në brigjet e Italisë me shpresën se do të ndeshnin më pak kontroll për shkak të detit të furishëm, shqiptarëve fatkeqë iu desh në të kundërt të luftojnë me kohën e keqe dhe dallgët që kapnin 5 ballë. Një grua që mundi të shpëtojë nga tmerri i asaj nate tregon se në skaf gjendeshin vetëm 4 salvaxhente. Njëri prej tyre iu dha një fëmije 6-vjeçar, ndërsa një tjetër e veshi vetë skafisti, një djalë 26-vjeçar, rezident në Monopoli që posedonte një celular me anë të cilit kërkonte ndihmë. Janë gjetur trupat pa jetë të dy grave, 13 të tjerë kanë shpëtuar bashkë me skafistin, ndërsa përsa i përket 9 të zhdukurve kërkimet vazhdojnë, por gjithnjë e më me pak shpresë për të gjetur ndokënd të gjallë. Në anije ndodheshin 6 gra dhe 1 fëmijë, ndërsa gjithë të tjerët ishin meshkuj, të cilët për të arritur në Itali kishin paguar afro 2 milion lireta. Skafisti u gjend me 50 milion lireta në xhep dhe u arrestua menjëherë nën akuzën e shkaktarit për vrasje dhe të trafikut të klandestinëve. Po kështu edhe për drejtuesin e skafit tjetër u ndoq e njëjta procedurë. Sigurisht që ngjarja në fjalë është pasojë e një trafiku fitimprurës, i cili gjithsesi vazhdon për çdo natë në ujrat midis Shqipërisë dhe Italisë duke “prodhuar” mjaft para për të ashtuquajturit “skafistë” që nuk janë vetëm shqiptarë. PATRIZIA MINARDI Koresp. I KJ, Bari

Van der Stoel: Turist apo diplomat

faqe 4

Fushata për Kushtetutën - fushatë për zgjedhjet e vjetra

A do t’i ngrihet zëri Berishës si më 22 mars faqe 3

Referendumi i 6 nëntorit tingëllon si një ftesë në absurd

Ramiz Alia është një politikan i kthesave shqiptare Intervistë me z. Pandeli Majko, deputet i PS faqe 4

Ushtrohet dhunë mbi trajnerët e ekipit të Korçës

Policia përdor forcën gjatë ndeshjes së futbollit faqe 2

Anullohet ndeshja miqësore Shqipëri-Maqedoni

Maqedonasit kanë frikë nga kolera faqe 14