22/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 tetor 1994

Shqipëria privohet nga 7 miliardë dollarë

Shqipëria dhe ish-Jugosllavia jashtë ndihmës së KE për vendet e Mesdheut A do të mbetet Shqipëria përsëri në periferi të Europës Tiranë faqe 3

4 vjet burg dhe 222 mijë dollarë shtetit

Tiranë - “Gjyqi i granatave” 4 vjet burg per autoret e “arrratisjes” se 222 milje dollareve te destinuar per blerjen e nje sasie te konsiderueshme granatash lotsjellese per nevojat emergjente te ish MPB ne vitin 1991 te cilat nuk kane ardhur akoma. Keshtu dje ne diten e fundit te procesit pasi avokatet e te pandehurve - Muharrem Sako,ish-drejtor i Drejtorise Ekonomike ne ish-MPB dhe Gjergji Toto,ish-punonjes ne Teknoimport (ndermarjeje e MJ) kane kerkuar pafajesì per klientet e tyre dhe pasI prokurori ushtarak Petrit Shehu ka kerkuar respektivisht per te parin 3 vjet dhe per te dytin 2 vjet e 6 muaj - trupi gjykues i kryesuar nga zonja Fatmira Laska,ka konfirmuar vendimin.Per te dy te pandehurit,te vene nen akuzen e shperdorimit te detyres si pasoje e se ciles ishin avulluar 222 mije dollare te transferuar ne nje banke te Zvicres per llogari te francezit Zhylien Rosh me te cilin ishte lidhur kontrata verbale per sjelljen e ketyre armeve ne Shqiperi,Gjykata Ushtarake i deklaroi fajtore duke dhene per ta nga dy vjet burg per secilin.Gjithashtu trupi gjykues vendosi qe te pandehurit te cilet kishin kerkuar pafajesi,t’i paguajn shtetit shumen prej 222 mije dollare. Z.D

Kërkohet rigjykimi i pesë minoritarëve

Helsinki shqiptar denoncon parregullsi në gjyqin e të pestëve faqe 3

Shpejt a vonë, presidenti do të pendohet...

Kërkimi i besës është anakronizëm Intervistë me n/kryetarin e PS z. L. Hajdaraga faqe 5

Brihet dhe ndalohet nga policia

Durrës Brihet dhe ndalohet nga policia Kishte thirrur: “Jam me Fatos Nanon” Në kuadrin e takimeve për sqarimin e popullit mbi Kushtetutën e cila më shumë i ngjan një fushate elektorale, në Durrës ditët e fundit kanë ardhur njëri pas tjetrit disa nga kuadrot kryesorë të pushtetit dhe të Partisë Demokratike. Duke filluar me kryeministrin Meksi me takimin e tij prej 45' në Pallatin e Sportit e më pas deputeti Hajdari në zonën e Shijakut dhe dje zoti Tritan Shehu i shoqëruar nga deputetja Mira Kaurri të cilët ishin në Ishëm ku njerëzit e mbledhur me shumë se sqarimet për Kushtetutën kërkuan sqarime për gjendjen dhe problemet aktuale të fshatit. Por pyetjeve të tyre zoti Tritan iu përgjigj se në sot kemi ardhur vetëm për Kushtetutën. Në këtë kohë njëri nga fshatarët që kishte drejtuar pyetjen, i riu F. Dishna ngrihet dhe thërret: Ju jeni mashtrues, jam me Fatos Nanon. Policët e marrin me forcë në një makinë policie, duke e rrahur me shkopinj gome dhe sic pohon N.M. i afërmi i tij e çojnë pastaj në rajonin e policisë ku edhe është ende. M.SH.

Presidenti Shqiptar pa datëlindje !?

A. Imami: Mendoj se ai e ka fshehur me qëllim datën e saktë... Luani sinjifikon fuqinë, ndërsa Peshorja - dinakërinë... N. Ceka: Ai nuk mund të jetë personifikim i unitetit të popullit. Për të qenë i tillë duhet të ketë vetëm një datëlindje faqe 3