29/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 tetor 1994

Dje “Rroftë Enver Hoxha”, sot “Rroftë Sali Berisha”

“Ti që për gjë tjetër i zoti s’je Mbamë në kurriz se mirë e ke” Dje “Rroftë Enver Hoxha”, sot “Rroftë Sali Berisha” -Partia Demokratike, ashtu si Partia e Punës, prishëse e takimeve dhe mitingjeve të opozitës Që të mos kemi më viktima si Gjovalin Çekini, Berisha duhet të kërkojë dhe të respektojë normat e pluralizmit politik Faqe 3

Komisioni i Venecias nuk është shprehur për Kushtetutën

-N. Dokle: “Tritani kujton se Këshilli i Europës është si këshilltarët e ca komunave që bërtasin” “Rroftë Saliu” Faqe 2

Procesi “Dogana” të hënën vendimi

Tiranë Procesi “Dogana” të hënën vendimi Të pandehurit godasin pretencën Pretenca kunder 8 te pandehurve te procesit “Dogana” është “ndryshe” nga bresherite e vazhdueshme te te akuzuarve te cilet kane goditur mungesen e seriozitetit te akuzes ne trajtimin e ceshtjeve te tyre. Keshtu Roland Permeti, avokati mbrojtes i afaristit libanez, Nabil Siblini i cili ne ndryshim nga 7 te tjeret qe akuzohen per shperdorim detyre,akuzohet per akuzen e rende te kontrabandes dhe falsifikimin dokumentash zyrtare - ka kerkuar ndryshimin e shumes se akuzes qe e ngarkonte ate t’i paguante shtetit 38 milion lek - ne 27 milion duke e argumentuar kete me faktin se shuma e zbritur i atribohej ortakut te Siblinit ose ishte e shlyer ndermjet detyrimeve financiare. Ndersa per akuzen e dyte avokati ka deshmuar: “Per nje shtetas huaj s’ka pergjegjesi penale per krijimin e falsifikimit te dokumentave zyrtare te cilat ai i ka kryer jashtë territorit te Shqiperise, pervec rasteve kur jane kryer krime kunder shtetit”. Gati te njejten linje mbrojtje “agresive” kane ndjekur edhe te pandehurit e tjere, mes te cileve edhe Thoma Bicol li, ish-drejtor i Doganave, i cili afirmoi se “ne asnje vend të botës nuk peshohen cigarët siç është paraqitur në akuzë.” Sidoqoftë, të hënën në mesditë do të jetë Kryetari i Gjykatës së Tiranës, z. Agim Bendo që drejton këtë proces, ai që do të japë përfundimisht vendimin për tetë të pandehurit, për të cilët Gjukataj kishte kërkuar mbi dhjetë vjet burg. Z.D.

Të mashtrosh popullin do të thotë të fillosh instalimin e një diktature

Opinione nga z.Gaqo Apostoli, Sekretar i përgjithshëm i PSDSH Faqe 5

1.3 milion dollarë për transmetimin e nde-shjes Shqipëri-Gjermani

Trajneri Bajko së shpejti në Greqi Faqe 14

Sonte dhe nesër Miss Albania ’94

Vera Grabocka entuziaste për spektaklin e bukurisë Faqe 4