12/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 nëntor 1994

A do të qëndrojë Berisha President pas fitores së opozitës?

Servet Pëllumbi: “Berisha moralisht nuk duhet të qëndrojë në postin që ka, por ne nuk ia kemi kërkuar dorëheqjen” faqe 2

PS e PAD kërkojnë zgjedhje të reja

faqe 3

Për referendumin apo për Kosovën

A do të mbahen zgjedhjet e parakohshme pasi të largohet Bushi? Sot ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush në Tiranë faqe 3

Edhe Roma kërkon lirimin e 5 minoritarëve

Dosja e pesë minoritarëve ka mbërritur në Gjykatën e Kasacionit faqe 2

Arrestohet një fëmijë 12 vjeçar për “agjitacion e propagandë”

Tiranë Arrestohet një fëmijë 12 vjeçar për “agjitacion e propagandë” -Nga kontrolli i ushtruar në shtëpi u gjetën fletë të shtypura nga PS, që u bënin thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të saj të votonin kundër kushtetutës Momente ankthi të papara në shtëpinë e anëtarit të PS, Azis Dervishi i cili ishte caktuar nga kjo parti anëtar i komisionit të qendrës së votimit nr.25 në Tiranën e Re. Në ora 7.00 të darkës para shtëpisë ndalon një “Ford” i policisë nga ku dalin 7 policë dhe menjëherë nis një kontroll i befasishëm nëpër shtëpi. Rezultati i kontrollit ishte gjetja e fletëve të shpërndara nga PS ku u bëhej thirrje antarëve dhe simpatizantëve të saj të shkonin në votime për të thënë JO. Pastaj merret në arrest menjëherë 12 vjeçari Alban Dervishi me nënën e tij Vajde Dervishi dhe dërgohen në njërin nga rajonet më të afërta të policisë. Protestës së nënës dhe kërkesës për të ditur arsyet e arrestimit policët i janë përgjigjur: “Kemi urdhër nga lart”. Mbahen në një nga dhomat e izolimit pa ju sjellë as ujë dhe as ushqim, 27 orë nga ora 7.00 e darkës deri në orën 10.00 të mëngjesit të ditës së dielë duke u detyruar ta kalojnë natën pa gjumë. Ndërkohë kryefamiljari Azis Dervishi nga frika se mos bëhen manipulime dhe me gjithe mungesë e dinit se gruaja e fëmija e tij ndodheshin në Komisariat, nuk largohet nga qendra e votimit për asnjë çast. Në orën 10.00 të ditës së dielë ata merren në pyetje dhe ju thuhet shkaku i arrestimit: “Djali 12 vjeçar dhe nëna e tij janë marrë me propagandë”. Pas lirimit Alban Dervishi i thotë nënës së tij: “Tani jemi të persekutuar politik si Sokrat Kola”. I pyetur për shkaqet e vërteta të arrestimit të fëmijës dhe të gruas së tij, Azis Dervishi shprehet: “Kam dashur të me bëjnë presion mua që të largohem nga komisioni dhe të bëhem manipulues. Por unë e dija këtë gjë dhe nuk u largova”. A.N.

Opinione · Zgjedhje të reja + Kushtetuta

Eduard Selami: Zgjedhjet e reja : kërkesë e paarsyeshme Servet Pëllumbi: Zgjedhja më serioze janë zgjedhjet e parakohshme Skënder Gjinushi: Kushtetuta bëhet vetëm me konsensus Vasil Melo: Kushtetuta e re të legjitimohet nga Parlamenti Sabri Godo: Miratimi i Kushtetutës të jetë Parlament-Referendum faqe 5