15/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 nëntor 1994

Vota kundër projektit është votë proteste kundër Sali Berishës

“Nuk është ende vonë për të veshur bluzën e bardhë dhe as për t'u kthyer tek politika e dimensioneve njerëzore” Vota kundër projektit të Kushtetutës është një votë proteste kundër Partisë së Sali Berishës, kundër Televizionit të Sali Berishës, kundër Qeverisë së Sali Berishës, kundër Gjykatave të Kafeve të Sali Berishës, kundër Sigurimit të Sali Berishës, kundër intelektualëve rekrutë të Sali Berishës, kundër presidentit kosovar të Sali Berishës, kundër pleqve sklerotikë të komunizmit shkencor dhe sazehinjve të Lidhjes së shkrimtarëve të Sali Berishës, kundër Kanunit dhe çifteve të Sali Berishës, kundër aksionit enverist të demokracisë së Sali Berishës për të nxjerrë deri edhe çiliminjtë nëpër sheshet e luginat e mitingjeve, bile nuk do ta ekzagjeroja aspak Zoti President sikur t’Ju thosha se vota kundër projektit të Kushtetutës ishte një votë proteste edhe kundër vetë zërit të ngjirur të Sali Berishës. Edi Rama i drejtohet Sali Berishës faqe 5-6

7 vjet burg

Tiranë

7 vjet burg për grabitësin e fëmijës

Tiranë 7 vjet burg për grabitësin e fëmijës Kish rrëmbyer një 13 vjeçare për ta shitur në Maqedoni Gjykatësit nuk i kanë kursyer vitet e burgut për një grabitës fëmijësh. E kanë privuar atë nga 7 vjet liri duke e detyruar kështu të paguajë shtrenjtë krimin e kryer ndaj një 13 vjeçareje nga kryeqyteti të rrëmbyer për t’u shitur në Maqedoni. Kështu ka vendosur Gjykata e Tiranës për Novruz Gjeles­hin pas një varg seancash të gjata gjyqësore ku ka dëshmuar veç të tjerëve edhe protagonistja tjetër e këtij episodi e cila ishte ndërkohë viktima, Neida Shkreli që kishte shpëtuar mrekullisht vetëm në sajë të ndërhyrjes së policisë. N. Gjeleshi ka qenë i arrestuar në shkurt të këtij viti, në fshatin e tij të lindjes, Maqellarë të Peshkopisë, vetëm pak orë larg kufirit me Maqedoninë, ku do t’ia dorëzonte një “miku” “mallin” e porositur. Ishte mungesa e një pasaporte të rreme ajo që kishte zgjatur kohën e qëndrimit të vajzës në tokën shqiptare, gjë e cila do t’i krijonte hapësirë policisë së kryeqytetit që pas njoftimit dramatik të prindërve të saj të paralizonte 5 ditë më vonë planin e grabitësit. Ndërkohë organi i Prokurorisë së Tiranës do të fillonte menjëherë hetimet me akuzën e “grabitjes së fëmijës me qëllim shitjeje”, ndërsa Neida do të kthehej pranë librave, në shkollën 8-vjeçare “4 Dëshmorët”. Mbrojtësja e akuzës, Mimoza Arbën kërkoi 4 vjet burg për rrëmbyesin, por gjykatësit kanë çmuar të arsyeshme t’ia rrisnin dozën e dënimit deri në 7 vjet. Z. Dule

... Sërish referendum

Sa herë do Berisha që të flasë sovrani?

… Sërish referendum faqe 3

Një “aventurë e re” mund ta zemërojë sovranin

S. Pëllumbi “Përsëritja e aventurës do të ishte me pasoja tepër të rrezikshme për Shqipërinë” N. Dokle “Berisha është i lirë ta shkelë Kushtetutën sa herë të dojë. Por Berisha nuk është vetëm për sot” F.3

Flasin viktimat e dhunës policore

Berat SKANDAL Flasin viktimat e dhunës policore I kanë rrahur sepse nuk kanë pranuar të ndryshojnë rezultatet në favor të PD faqe 2