-Dizinformim e mashtrim i Arbnorit, RD-së e TVSH
Dje në Parlament
-Agolli: “Parlamentit i ka mbetur vetëm një e drejtë: të krijojë një komision mjekësor për të parë shëndetin e presidentit”
-Baleta: “Ju, ideatorët e grushtit të shtetit konstitucional, doni të përsërisni grushtet e shtetit... Ky parlament ka mbaruar, është ilegal, ilegjitim”
faqe 2
Berisha le të shpallë një referendum për vetveten
Divorci me referendumin e bën Shqipërinë me Kushtetutë
Parlamenti shqiptar në krizë
faqe 3
Zoti nuk e kishte bekue Kushtetutën
Intervistë me shkrimtarin dhe deputetin e PS Dritëro Agolli
faqe 5-6
Kolera rrëmben edhe katër jetë të tjera
Elbasan: Spitali psikiatrik
faqe 4
Shqipëri-Gjermani 1-2
Lexoni në faqen 14
Li- rohet Kurt Kola
Ka mbaruar pas 3 muajsh kalvari i arestit të kryetarit të shoqatës së burgosurve politikë Kurt Kola. E konfirmon këtë lajm në një bisedë telefonike në më brëmje vetë zoti Kola i cili i dha fund edhe grevës pesë ditore të urisë e cila kishte për qëllim ballafaqimin e tij sa më të shpejtë me drejtësinë. I ndaluar në momentin e shpërndarjes së dhunshme të grevës së urisë të cilën ai drejtonte, lirimi i kryetarit të të burgosurve i dedikohet protestave të njëpasnjëshme të komitetit Shqiptar të Helsinkit, Shoqatës së gazetarëve profesionistë, si edhe shumë degëve lokale të shoqatës së ish të burgosurve. Por rikthimi i Kolës në gjendje të lirë, i dedikohet gjithashtu edhe Jo-së që 53% e shqiptarëve i thanë projektkushtetutës. Sipas deklaratës së presidentit Berisha një nga faktorët e disfatës në referendum ishte edhe humbja e elektoratit të djathtë në nga simbolet e të cilit mbetet edhe Kurt Kola.
Që nga mbrëmja e djeshme Kola do të jetë në gjendje të lirë. Ai deklaroi për “Koha Jonë” se që sot ai do të vazhdojë punën e tij në kryesinë e shoqatës së të burgosurve duke lënë gjithashtu të kuptohet se dikush duhet të përgjigjet për tre muaj që i privuan të drejtën e lirisë.