01/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 dhjetor 1994

Armët e nisura për në Shqipëri përfunduan në Serbi

6 kamionë me mina dhe hedhëse minash, me një vlerë prej 670 mijë dollarë ishin destinuar për në Shqipëri Prokuroria ushtarake bullgare ka nisur hetimet (faqe 2) Harta: Mali i Zi, Podgorica, Pejë, Prizren, Kosovë, Prishtinë, Serbi, Shkup, Tetovë, Gostivar, Maqedoni, Kërçovë, Shqipëri, Greqi, Selanik, Bullgari, 100 km

Pas 10 muajsh Alia do të dalë nga burgu

Dje në Gjykatën e Kasacionit Pas 10 muajsh Alia do të dalë nga burgu - Z. Brozi i ul dënimin në 5 vjet ish-presidentit Ndërsa ish Presidenti Shqiptar Ramiz Alia vazhdon të vuajë në qelinë e tij masën e dënimit prej tetë vjetësh, të dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë, vendimi i Gjykatës së Kasacionit do ta ketë bërë atë të jetë më optimist në numërimin e ditëve. Ndonëse Alia dhe avokati i tij Koçi asnjëherë nuk e kanë pranuar akuzën, përsëri ulja e masës së dënimit nga tetë në pesë vjet është një vendim i rëndësishëm për jetën e ish Presidentit. Dje në mesditë përpara gazetarëve të pranishëm dhe ish kryetarit të Gjykatës së Lartë, avokatit të Ramiz Alisë, z. Kleanthi Koçi, kryetari i trupit gjykues z. Zef Brozi dha vendimin përfundimtar për ish bllokmenët. Ramiz Alia 5 vjet, Rita Marko 5, Simon Stefani 6, Aranit Çela 4, Hekuran Isai 4, Zylfyftar Ramizi 5, Rrapi Mino 3, Veiz Hadëri 2, kurse për Adil Çarçanin dhe Manush Myfti(un) u la në fuqi dënimi me kusht. Pas intervistës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare dhe, pas propozimit për amnisti, mendohej se z. Alia dhe shumë ish bllokmenë do të kishin shansin për të dalë nga burgu. Por votimi përfundimtar i Parlamentit i la pak shpresë reformatorit të viteve 88 - 90, z. Alia, për një lirim të shpejtë. Po ashtu amnistia nuk pati vlerë edhe për mikeshën e ish Presidentit, vejushën Hoxha, e cila vuan prej dy vjetësh masën e dënimit prej dy(dhjetë) vjetësh, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. “Unë dhe klienti im - na tha pas vendimit avokati Koçi - kërkuam pafajësinë. Vendimi i gjykatës është përsëri (vijon në faqe 2)

Shtatë ministri dhe tetë ministra bëhen katër

Dje në parlament Shtatë ministri dhe tetë ministra bëhen katër Parlamenti si në skecin “28 kamiona me i nda për 7 bataliona” Krijohet ministria e Brendshme. Mbetet pa portofol ministri pa portofol Rexhep Uka (faqe 2) Krijohen këto ministri -Ministria e Ndërtimit dhe Turizmit -Ministria e Brendshme -Ministria e Industrisë, Transportit dhe Tregëtisë -Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish-të Përndjekurve Politikë

A do të pasohet heqja e vetos me lirimin e të pestëve

-Si u prit vendimi i qeverisë greke nga partitë politike të Greqisë (faqe 4)

Vidhet mbrëmë zyra e S. Gjinushit

Tiranë Vidhet mbrëmë zyra e S. Gjinushit Dje, rreth orës 17.15, u vodh zyra atje ku i pohon hetuesisë se nuk kishte parë dhe dëgjuar asgjë. Tre Forde të policisë u ndodhën pas pak përpara selisë së PSD. Sipas informacionit që morëm në vendin e ngjarjes, rezulton i vjedhur malli me vlerë prej 4000 dollarësh. Bëhet fjalë për një aparat FAX-i të përdorur dhe një tjetër ende i pa instaluar. Polici që ndodhej përpara selisë për t’a ruajtur [?] ganët që po merrshin me hetimin e çështjes na thanë se për të turrët deri në zyrën e Gjinushit, kërqbëresit shpërthyen derën kryesore të selisë dhe më pas atë që të çon në ambientet e brendëshme të saj. A. ÇANI