07/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 dhjetor 1994

I vramë tre dasmorët se na kishin vrarë xhaxhain

Mbi ngjarjen që tronditi Lezhën I vramë tre dasmorët se na kishin vrarë xhaxhain “Sipas nesh edhe atyre duhej që dasma t’u kthehej në mort” Pritëm nga organet e rendit kapjen e autorëve … pas të gjithave vendosëm të hakmerreshim vetë… Para një jave vrasja me automatik e tre njerëzve në Torovicë të Lezhës tronditi gjithë opinionin. Autorët e kësaj vrasje kërkohen nga policia. Nga vendi ku janë fshehur ata shkruajnë një letër për gazetën Koha Jonë, të cilën e përfundojnë me këto fjalë: Kemi vendosur t’i dorëzohemi organeve të rendit vetëm pasi të jetë dorëzuar ose kapur vrasësi i xhaxhait tonë Zef Gjin Sulejmani. [Letër e shkruar me dorë; tekst pjesërisht i palexueshëm] faqe 2

PD në kërkim të koalicioneve

Pas divorcit të republikanëve dhe socialdemokratëve, PD tenton aleanca me Ballin dhe forcat e tjera të djathta PD dhe Berisha nuk e duan koalicionin - Deklaratë e PSD faqe 2 PR nuk e sheh të mundshme pjesëmarrjen e mëtejshme në koalicion - Deklaratë e PR

Kapën nga policia tre keqbërës të armatosur

-Ju gjetën bizhuteri të shumta, 3 milion dhrahmi, 2 kamera dhe 7 pasaporta Kanë ditur si të vjedhin por jo si të fshihen tre keqbërës kuksianë, për të cilët dalia në doganën shqiptare ishte një finish i hidhur. Janë protagonistët e një grabitjeje jo të zakonshme nëpër Greqi. Të kapur ndoshta aksidentalisht nga policia, keqbërësit e armatosur rezultuan se posedonin një minithe­sar bizhuterish dhe valute. U zbuluan pasditen e së hënës nga policia e shërbimit ndërsa ishin duke i hipur një taksie për t’u kthyer “të pasur” në shtëpi. Janë Qerim Skaçi, Ardian Trota dhe Fatmir Dauti nga Kukësi, ata që patën një fund ndëshkues në aventurën e tyre. Të kthyer jo normalisht si të gjithë emigrantët, në doganën shqiptare thuhet se ata kanë tërhequr vëmendjen e policisë duke zbritur nga mali. Në momentin kur morën taksi ka ndërhyrë për të kontrolluar policia i shërbimit, kontroll ky fatal për keqbërësit. Mjaftoi një pistoletë e zbuluar në çantën e njërit prej tyre që të përfundonin në duart e policisë. Një togë maramendësh bizhuterish, ku shkëlqeshin varse, byzylykë dhe unaza të shumta që gjetën gjatë kontrollit të hollësishëm. Krahas kësaj pasurie të grabitur u zbuluan edhe rreth 3 milion dhrahmi, dy kamera dhe shtatë pasaporta greke. Ishin një pistoletë Tp dhe një tjetër me mulli, armët që ndërlikuan seriozisht fatin e tre personave të kapur. Për Qerim Skaçin bëhet i ditur edhe një burgim i mëparshëm me rreth tetë muaj në Greqi. Këtë herë për Skaçin dhe dy të tjerët mezikandë qëndronte pranë doganës shqiptare. Me sa duket profesionistë në këtë veprimtari, banditët “tradhtorë” i rastësia. Egziston edhe mundësia e një informimi në veshin e policisë, po të kihet parasysh edhe aktiviteti i policisë sekrete. Sidomos në vend të një jetë “të ndritur” kuksianët kanë hyrë tanimë në labirinthin e drejtësisë. GEZIM ASHIMI

Në këtë numër

Budapest: Mbledhja e KSBE Berisha kërkon nënshkrimin e një Traktati me Greqinë faqe 3 555 vjet Shqipërinë e sundoi TERS-i faqe 3 TERS UNAA RVML KEII URZU Misteri “Guzi”- mbetet enigëm dëshmitari i vrarë faqe 3