14/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 dhjetor 1994

Fronti i djathtë në krizë

Kush do ta bëjë Frontin e Djathtë shqiptar Republikanët: Duam frontin e djathtë me PDD -Kalakulla: “Dyshoj se PR është Kalë Troje i PD” Kush do ta bëjë Frontin e Djathtë shqiptar Fronti i djathtë në krizë Republikanët: Duam frontin e djathtë me PDD -Kalakulla: “Dyshoj se PR është Kalë Troje i PD” faqe 3

Washingtoni nuk e përjashton luftën në Kosovë

Skenar i Pentagonit mbi një konflikt të mundshëm ndërballkanik Pas një konfrontimi të përgjakshëm në trojet e tyre, 400 mijë refugjatë kosovarë do të shkojnë - kryesisht- drejt Shkupit e një pjesë në Shqipëri Skenar i Pentagonit mbi një konflikt të mundshëm ndërballkanik Washingtoni nuk e përjashton luftën në Kosovë Pas një konfrontimi të përgjakshëm në trojet e tyre, 400 mijë refugjatë kosovarë do të shkojnë - kryesisht- drejt Shkupit e një pjesë në Shqipëri faqe 2

Shqipëria përpiqet të heqë vizat

Përfundon takimi i Asamblesë Parlamentare të Detit të Zi faqe 3

Shqipëria nuk ka nevojë për heronj

Intelektuale me moral të gjymtuar të mbetur ne mes të katër rrugëve, komuniste të degraduar menderisht dhe të rrenuar shpirterisht, rezidente te Sigurimit te Shtetit te mbetur pa sigurim, agjitatorë te bazes te cilëve iu iku baza nën këmbë, profesore pa vepra, kryetare pa kooperativa, shkrimtare pa libra, monarkiste pa mbret, gjenerale pa grada, balliste pa tru, nje kor enderrimtaresh pa endrra, te perkrahur pa kursim nga poete te rrymave te perputhura, nga hajdutet e rrugace te panumert qe zbuluan Amerikan, nga bashkatdhetare gjysëm analfabetë që zbuluan Shqipërine, nga maniake seksuale qe fituan lirine per te perdhunuar seksin delikat, nga debile noteriqe qe cliruan duart e tyre abstrakte neper mitingje, nga tejthedjeleket e rrudhur prej sinqeritetit te semure, nga inatçinj pa arsye qe rasa shqiptare prodhon me shumice, nje konglomerat i rrallë genjeshterore uzurp o i ne fare pak kohe idene e Demokracise, duke ngjitur kultin e nje formacioni politik ku per i pare u pranua me ze gjithmone e me shurdhues nje sekretar partie i mbetur pa organizate. Intervistë me Edi Ramën faqe 5

30 muaj burg për të pandehurit

Tiranë: “Procesi i masakrës së Peshkëpisë” -Lirohet në sallën e gjyqit pengu i terroristëve grekë Tiranë: “Procesi i masakrës së Peshkëpisë” 30 muaj burg për të pandehurit -Lirohet në sallën e gjyqit pengu i terroristëve grekë ’ 30 muaj burg për pesë ushtarakët e masakrës së Peshkëpisë. Kështu ka vendosur dje Gjykata Ushtarake e Tiranës, për 5 ushtarakët e Peshkëpisë akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullave të shërbimit të rojës. Procesit të natës së përgjakshme të 10 Prillit të këtij viti ku do të vriteshin 2 ushtarakë shqiptarë dhe plagoseshin edhe 3 të tjerë nga një Komando terroriste greke, i ka dhënë fund dje trupi gjykues i kryesuar nga z.R.Shkëmbi, i cili pasi ka dëgjuar pretencën e Prokurorit Ushtarak që ka kërkuar 4 vjet burg për 5 të pandehurit dhe mbrojtjen e avokatëve të këtyre të fundit që kërkuan pafajësi, ka vendosur: Dënimin e P.Ndinit, A.Guma, S.Selfo me nga 8 muaj burg. Ndërsa për Y.Meranë, ish shefin e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, me 6 muaj me 1 vit kusht. Ndryshëm ka qenë gjithashtu edhe dënimi për ish pengun e terroristëve grekë, Qemal Stojkën të cilit ju dha koha e paraburgimit. Ndërkohë që këtij të fundit ju hoqën prangat nga duart në sallën e gjyqit, tre personazhe të tjerë të procesit të masakrës - Ndinit, Gumës dhe Selfos - do t'i duhet të qëndrojnë edhe 5 ditë në qeli. Z. DULE

Vdiq gjenerali me raso Sebastianos

Kërkon të varroset pranë kufirit Mitropoliti Sebastianos, një emër aq i lakuar nga media dhe qeveria shqiptare vdiq parbrëmë. Sebastianos për dhjetra vite me radhë udhëhoqi krahinën më ekstremist të nacionalizmit grek dhe ka luajtur rolin më negativ në kurbën e çregullt të marrëdhënieve shqiptaro-greke, sidomos në këto vitet e fundit. Ndonëse në Greqi kisha është e ndarë nga shteti, megjithatë, Sebastianos është njeriu që thuajse mori monopolin në trajtimin e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës dhe një vështrim i shpejtë i fakteve të krijon bindjen se dy momentet që shkaktuan krizat më të mëdha në këto marrëdhënie, dëbimi i priftit grek vjet nga Shqipëria dhe ngjarja e përgjakshme e Peshkëpisë në prill të këtij viti, lidhen padyshim me Sebastianosin dhe skalionet e tij. Ndonëse lëngoi për një kohë të gjatë në shtrat, edhe para një muaji e gjysmë ai u prononcua përsëri rreth marrëdhënieve në mes të dy vendeve, me anë të një deklarate që nuk la indiferente as shtypin dhe as qeverinë greke. Në muajin tetor Sebastianos kishte kërkuar që pas çdo keqtrajtimi që u bëhej minoritarëve nga autoritetet shqiptare, në Shqipërinë e Jugut do të duhej të hynin tanke greke e të bënin raprezalje. Zëdhënësit e qeverisë greke atëherë e kishte cilësuar deklaratën si ekstremiste dhe e kishte distancuar pozicionin e qeverisë. Kurse Karolos Papulias, në muajin maj i kishte “drejtuar” Sebastianosit fjalët e mëposhtme: “Në Greqi vërtet është e garantuar liria e mendimit dhe e shprehjes, mirëpo, kur këto dëmtojnë interesat kombëtare, u duhet treguar vendi.” Vdekja e Sebastianosit do të duhet që normalisht të shënojë edhe fundin e një kapitulli mjaft të errët të marrëdhënieve në mes të Shqipërisë e Greqisë, mirëpo, për këtë nuk mund të jetë askush i sigurt. ROBERT GORO