Lideri socialist dhe OMONIA kanë bllokuar politikën shqiptare
Në referendum e 6 nëntorit, Berishën nuk e mundën politikanët e opozitës, por njerëzit e rrugës
faqe 3-4
Polici e posaçme për klandestinë
Së shpejti në Greqi
Ideja e krijimit të policisë kufitare greke është hedhur nëntor të vitit të kaluar nga Ministri i Rendit Publik Steli Papathemelio dhe projektligji hartimi i të cilit u bë para katër muajsh do t’i kalojë së shpejti parlamentit për miratim. Policia kufitare, emërtimi zyrtar i së cilës është Trupa e Ruajtjes së Kufirit (TRK), do të përqendrohet pranë kufirit greko-shqiptar dhe detyra e saj do të jetë kopja dhe kthimi mbrapsht në atdhe i emigrantëve klandestinë nga Shqipëria.
Buxheti i TRK do të përforcohet edhe nga fondet e Bashkimit Europian, përderisa kufiri greko-shqiptar është përcaktuar edhe si kufi shtetëror i komunitetit.
Trupa do të përbëhet kryesisht nga grekë të riatdhesuar prej ish Bashkimit Sovjetik dhe rojat do të përfitojnë privilegje jo të zakonshme: banesa falas, pasuri bujqësore, shërbim gratis dhe shërbime shtetërore. Karriera e tyre do të jetë 5 vjeçare dhe mund të ripërtërihet vazhdimisht deri në moshën 60 vjeç.
Ashtu siç vendosën bashkërisht para disa ditësh Ministria e Rendit Publik dhe ajo e Mbrojtjes, expor i trupës do të jetë një sekretar i posaçëm i Ministrisë së Rendit, kurse komandant një nga oficerët e lartë të policisë.
Kompetencën e përgjithshme në çështjen e emigracionit klandestin do ta ketë një komision i posaçëm qeveritar, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Rendit, mbrojtjes, punëve të jashtme, financave, shëndetësisë dhe marinës tregtare.
Në projektligji parashikohet edhe ndërtimi i një qendre për trajtimin e përkohshëm të klandestinëve, në pritje të riatdhesimit të tyre. Trupa do të fillojë të funksionojë në 1995 dhe gjatë këtij viti do të caktohen rojat e para.
ROBERT GORO
Sot: Gjermani-Shqipëri
Strakosha: Ne nuk do të hyjmë në fushë kokëulur
Të rejat e fundit nga i dërguari ynë i posaçëm në Gjermani faqe 2, 12
Në Shqipëri ka një revolucion kulturor si në Kinë në vitet ’60 dhe ’70
Tani qeveria dhe pushteti mbi pushtetin e akademikëve lozin një kalatë të madhe dib-rançe
faqe 8-9
nga Dritëro Agolli
Mes Presidentit dhe PD kërkohet divorc
E keqja presidentit i vjen nga PD-ja dhe PD-së nga presidenti
faqe 2