Gjurmët u gjetën, ujku nuk dihet. Kush e shkatërroi Shqipërinë
• Seancë urgjente me pyetje për kryeministrin Meksi
Kur do të marrë fund greva e Kukësit
Dje në Parlament - Shkatërrimet gjatë viteve '91-'92
faqe 2
Mund të pranohemi në Evropë edhe pa Kushtetutë
Jo Kushtetuta por Kodi Penal është kusht për antarësimin në Këshillin e Evropës
BE
faqe 3
Gjakmarrja - qindra jetë që shuhen
-Dy mijë të ngujuar në Malësi të Madhe, 200 familje në Shkodër, 20 fëmijë që kanë braktisur shkollën, qindra të vrarë në këto tri vjet...
faqe 4
PD-së sot po i lëviz toka...
Nuk do të jetë e largët dita kur deputetët e PD-së do të braktisin grupin e tyre
-Intervistë me deputetin e PAD, z. Teodor Keko
faqe 3
Protesta të banorëve të kryeqytetit
- Thirrje “Duam drita” përpara shtëpisë së kryetarit të Bashkisë, S.Kelmendi
Tiranë
Mbrëmë rreth orës 17.30, banorë të rrugës Myslym Shyri (në qendër të kryeqytetit) u grumbulluan për të protestuar për mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike, veçanërisht katër ditët e fundit e ndërprerë plotësisht. Grumbullimi u bë në oborrin e pallatit nr.55 që është në të njëjtën kohë edhe hyrja e pallatit ku banon kryetari i Bashkisë Sali Kelmendi, (i cili në këtë orë nuk ndodhej në shtëpi). Banorët veçanërisht gratë dhe fëmijët protestuan me thirrjen “Duam dritë, duam dritë”. Jo më vonë se 7-8 minuta mbërritën tre furgone të mbushur me punonjës të policisë. Gjatë asaj kohe nuk pati asnjë incident dhe u vu re korrektësi si nga ana e banorëve ashtu edhe nga punonjësit e rendit.
Megjithëse të revoltuar dhe të mërzitur prej situatës tejet të vështirë të mungesës së plotë të energjisë elektrike banorët kërkonin jo më shumë se sa vendimi për t’u furnizuar me orar të reduktuar. Jemi të revoltuar, shprehen ata, sepse nuk mund t’ju shërbejmë të moshuarve dhe fëmijëve, e jo më të mendohet për të gatuar apo për të larë. Nëse edhe nesër do të vazhdojë kjo gjendje ne përseri do të protestojmë. Grupe të rinjsh nuk pranuan të largohen dhe kërkesës së punonjësve të policisë ju përgjigjën se ne jemi shumë të qetë, por preferojmë të qëndrojmë më mirë jashtë se sa brenda. Banorët u larguan duke shpresuar se ditën e nesërme ndoshta gjendja do të përmirësohet.
Njoftim për agjensitë e shitjes së “Koha Jonë”
Brenda datës 25 dhjetor duhet të paraqiteni për të lidhur kontratën për vitin 1995 dhe për të bërë likujdimet financiare për 1994. Pas kësaj date nuk lidhim më kontrata.
FINANCA E “KOHA JONË”