Deputetët nuk mund t’i shërbejnë si mburojë Berishës
Dosja Nano gjendet në tavolinën e tij
G. Pashko: lirimi i Nanos, kusht për paqe sociale
50 deputetët e kishin kërkuar zgjidhjen e çështjes Nano në zyrat e presidencës. Ata nuk kërkuan përgjigjen e homologëve të tyre pediatër për përgjigjen e shefit të shtetit. Pasi cili i liderit socialist kishte përfunduar spiralen e drejtësisë shqiptare, e cila dha vendimin që dihet, ata kërkuan të trokasin në portën e fundit që i’u lejontë ligji. Deputetët i kërkuan Presidentit prononcimin e tij për një problem që e kanë firmosur të paktën 700 mijë shqiptarë. Tashmë “dosja Nano” përveç të tjerave ndodhet edhe mbi tavolinën e Berishës. Ai dhe vetëm ai mund ta thotë fjalën e fundit.
faqe 2 nga Andi Bushati
Lirohet një nga të pestët
Dekreti presidencial lehtëson dhe katër minoritarët e tjerë
Ashtu siç ishte paralajmëruar Berisha vesh robën e plakut të krishtlindjeve. Në ditën me festive për ortodoksët, Presidenti i Republikës ka dhuruar koncesionin e parë për pesë minoritarët.
Për herë të parë në të njëjtën kohë Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Kasacionit, Prokuroria e Përgjithshme dhe pushteti lokal i propozuan Presidentit faljen ose uljen e kohës së dënimit për persona të veçantë. Me dekretin e djeshëm Presidenti i Shqipërisë fali 15 të burgosurit dhe uli dënimet për 52 vetë të dënuar nga 5 muaj deri në 5 vjet burgim. Tashmë ishte pritur dhe ishte parashikuar në qarqet politike të Tiranës nëshëra e Presidentit përfshiu 5 shtetasit me origjinë greke që ishin dënuar në Shtator të këtij viti për spiunazh në favor të Greqisë. Njëri prej tyre lirohet nga burgu. Është Irakli Sirmo, 42 vjec, i cili kishte vuajtur 15 vjet burg edhe në regjimin komunist. Gjykata e Apelit të Tiranës kishte qenë më shumë zemërgjerë me Sirmon, duke i ulur 2 vjet kundrejt një viti të ulur për katër aktivistët e tjerë të OMONIA-s (organizata e grekëve të Shqipërisë). Presidenti Berisha u uli sot 2 vjet dënim Kosta Qirjakos, edhe ky i dënuar për agjitacion dhe propagandë në kohën e diktaturës, dhe nga një vit dënim për tre të tjerët. Ajo që mbetet për t’u vuajtur nga krerët e OMONIA-s, pas amnistisë së përgjithshme të një muaji më parë, tashmë mund të llogaritet me muaj. Faktin e faljes së pesë shtetasve me origjinë greke, Presidenti Berisha e cilëson si shprehje të vendosmërisë së Shqipërisë për të kontribuar në uljen e tensionit në rajon dhe për fqinjësi të mirë. Ndërkohë dosja e quajtur “Çështja OMONIA” së shpejti do të shqyrtohet në Gjykatën e Kasacionit, dhe duke parë enë e ngrohtë që po fryn ditët e fundit në marrëdhëniet shqiptaro-greke, për shtetasit shqiptarë me origjinë greke mund të ketë lajme të mira.
Në qoftë se nuk duam më dimër si ky
Atëherë të përgatitemi për të shkuar në zgjedhje të reja në pranverë
... do të ishte e nevojshme që Parlamenti i ardhshëm të miratonte një ligj ku të thuhej: “Ndalohet për 100 vjet e ardhshëm qeveritarëve që i sollën këtë dimër fatkeq popullit shqiptar, të mos u besohet më të kenë as edhe një çelës të vogël zyre shtetërore në duar. Ndalohet!”
faqe 3 nga Frrok Çupi
Koha Jonë ju uron gëzuar krishtlindjet
Sot edhe kalendari i vitit 1995
Berluskoni jep dorëheqjen, Meksi tronditet?!...
-A është prishur ndonjëherë mazhoranca e Meksit?
... Është “prishur” disa herë mazhoranca e kryeministrit shqiptar, por... Meksi nuk është Berluskoni!...
faqe 3