30/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 dhjetor 1994

Kërkohet heqja e imunitetit të Zef Brozit

Deputetët votojnë kundër kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm - A. Hajdari: “Sot është fillimi i terrorit shtetëror ndaj drejtësisë” Konferencë shtypi e Zef Brozit-Do të luftoj kundër padrejtësisë së pushtetarëve Dje në Kuvendin Popullor faqe 2 Foto A. BABANI

Berisha kërkon

Gjykatë - Hapet dje procesi Arsidi

Berisha kërkon “koka turku”

Ruli, Uka, Hoxha dhe Bitincka nën hetime Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar hapjen e proceseve penale për katër ish-ministra. Fatos Bitincka dhe Albert Gajo, këshilltar i Meksit akuzohen për falsifikim dokumentash zyrtare, ndërsa Rexhep Uka, Genc Ruli dhe Arfan Hoxha për shitjen e një sasie droge në Itali. Është hera e parë që organet e drejtësisë kërkojnë fillimin e hetimeve për ish-ministra të Partisë Demokratike. Ruli dhe Uka janë të mbrojtur me mandatin e deputetit dhe sipas ligjeve në fuqi hetimet ndaj tyre nuk mund të nisin pa miratimin e parlamentit. Përpara Rulit dhe Ukës, PD i ka zhveshur imunitetin deputetëve Azem Hajdari dhe Arben Lika. I pari, paralajmëroi dje në parlament fillimin e gjyqësisë së shtrigave, ndërsa i dyti ndodhet në burg prej 4 muajsh. Dje parlamenti vendosi që shqyrtimi i heqjes së mandatit për Rulin dhe Ukën të kryhet pas Vitit të Ri. Këto lëvizje në kampin e PD sigurisht që kanë lidhje me ngjarjen e krijuar pas referendumit. Deri tani, Berisha, “strategu” i ndryshimeve, ka kryer një rokadë qeveritare dhe ka filluar kontrollin mbi PD-në e cila duket se po i shket nga duart. Edhe kërkesat për elerimin të dy deputetëve më shumë se për hir të luftës kundër korrupsionit bëhen për hir të luftës politike. Ashtu si me mocionistët Pashko, Zogaj, Ceka, Imami etj, edhe me disa persona në PD, Berisha do t’i lajë hesapet me duart e tij. Por në rast se mocionistët u larguan nga cadrat e PD, shumë të tjerë janë ende aty. Dhe për momentin këta janë më të rrezikshëm.

Pesë të akuzuarit kërkojnë të tjerë

Gjykatë - Hapet dje procesi Arsidi Dje në bankën e të akuzuarve: Lart, A. Xhyheri, I. Hoti. Poshtë, V. Ahmeti, A. Sallu, A. Tartari foto: A. BABANI faqe 4 Dje në bankën e të akuzuarve: Lart, A. Xhyheri, I. Hoti. Poshtë, V. Ahmeti, A. Sallu, A. Tartari. foto: A. BABANI

A do t’i tregojnë xhepat deputetët

Keko: “Kontrolli të fillojë nga shtëpia e Berishës dhe e Meksit” faqe 3

Kundër padrejtësisë së pusht...

faqe 2 foto A. BA...