Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Dielë 3 Shtator 1995

Kërkohet burgosja e Brozit para gjyqit “Nano”

Pas padisë së Qeverisë ndaj Brozit në Gjykatën Kushtetuese Me kërkesë padinë që Qeveria shqiptare ngriti dy ditë më parë ndaj numrit 1 të Kasacionit, zyrtarisht në Shqipëri po përfloret e dirat[n?]shme, ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv në problemet e pushtetit gjyqësor. Qëllimi është i qartë: me çdo kusht duhet të pengohet Brozi për të gjykuar dy herë brenda këtij muaji kryesocialistin Fatos Nano. Dështimi në muajin janar të këtij viti i kërkesës për heqjen e imunitetit të Brozit, sigurisht duket se bën mësim. Megjithëse kërkesa e qeverisë është e pa bazuar juridikisht, skema e parapërgatitur për ta bërë Brozin shok burgu me Nanon ka filluar të funksionojë. faqe 2 Padia e Qeverisë, ndërhyrje në punët e pushtetit gjyqësor
Brozi Fatos Nano Shqipëri

Digjen 850 mijë dollarë

Zjarri shkatërron firmën “Euro-plast” FIER - Dy orë u janë dashur flakëve të shkatërrojnë firmën “Euro-plast”, godina e së cilës gjendej në territorin e rafinerisë së naftës në Fier. Zjarri sipas versioneve të para të ngritura nga zjarrfikësit dhe grupi hetimor mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e një harku elektrik rreth orës 11.00 të ditës së djeshme. Fillimisht janë ndezur sfungjerët të cilët ishin vendosur brenda në godinë, më vonë janë shkatërruar makineritë e prodhimit të sfungjerëve. “Dëmtim kolosal u bë në radhë të parë kapitalit të firmës. Makineritë tona ishin teknologji e përparuar norvegjeze e vitit 1994, - thotë inxhinieri i firmës “Euro-plast”, Kristaq Mushka. Madje, - vazhdon ai, - në Evropën Lindore linja jonë e prodhimit të sfungjerëve ishte më e mira”. Pas tre muaj aktiviteti, firma “Euro-plast” e prodhimit të sfungjerëve fillon përsëri nga zero. Dëmi paraprak i shkaktuar i firmës llogaritet të jetë 850 mijë dollarë, ku futen makineritë, lënda e parë dhe sfungjerët që prisnin të shpërndaheshin në treg. Zjarrfikësit e Fierit, Vlorës dhe Mallakastrës nuk kanë mundur ta fik[in?] në kohë zjarrin, madje përqendrimi kryesor i tyre ka qenë të mbronin me çdo kusht rafinerinë, repartet e së cilës ishin vetëm disa metra larg objektit që u dogj. Përveç forcave të rendit në vendngjarje kanë ardhur të alarmuar edhe autoritetet e Alb-petrolit dhe të Ministrisë së Burimeve Minerare, të cilët e kishin ende shijen e hidhur të Kuçovës. ZAMIR ALUSHI
Buttiglione Zamir Alushi Fier Evropën Lindore Vlorë Mallakastër Kuçovë

Të gjitha partitë duhet të punojnë për Shqipërinë

Fatos Nanon nuk e ka futur PD në burg Presidentin Berisha nuk mund ta mendosh të shkëputur nga PD Intervistë me z. Albert Brojka, Kryetar i PD të Tiranës Presidentin Berisha nuk mund ta mendosh të shkëputur nga PD Intervistë me z. Albert Brojka, Kryetar i PD të Tiranës faqe 12-13
Fatos Nano Kristaq Mushka Zamir Alushi Shqipëri Tiranë

EKSPRES SPORT

Sot një revistë e re Gjithçka për kampionatin e futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij Nga sot, çdo të dielë, sportdashësit do të kenë në duar një revistë të re nën Sport Ekspres. Rezultatet, klasifikimi, kronikat dhe komentet e ndeshjeve të kampionatit kombëtar të futbollit që luhen të shtunën, do t’i keni të plota tek Sport Ekspres i së dielës.