Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 6 Shtator 1995

Ministri i Drejtësisë shkarkon tre punonjës

Vazhdon “lufta” kundër Kasacionit Aplikohet përsëri neni famëkeq 24/1 faqe 4

Nuk do të paraqitem kurrë në Gjykatën Kushtetuese

Nga takimi i djeshëm ballafaqes i Brozit me qytetarët Grumbullimi i pazakontë njerëzish dje në orën 09.00 në Gjykatën e Kasacionit, në takimin ballafaques të paralajmëruar të kryetarit Brozi me qytetarët dhe subjektet shtetërore, të cilët kishin ankesa për pezullimin e vendimeve gjyqësore nga ana e tij. Në këtë takim zhvilluar menjëherë pas padisë së Qeverisë për Brozin në gjykatën Kushtetuese për këtë problem, nuk i përgjigjet ftesës asnjë qeveritar dhe për çudi nuk paraqitet në takim asnjë nga dhjetra personat e përmendur në padi të cilët janë dhe objekt i saj. Në takimin me gazetarët z. Brozi bën akuza të ashpra ndaj segmenteve të caktuara shtetërore të cilat sipas kryetarit të Kasacionit kanë filluar ndaj tij dhe institucionit që ai drejton, një sulm të pandershëm duke e finalizuar, me padinë për të, në një institucion antikushtetues me emrin Gjykata Kushtetuese. faqe 3
Brozi

Kërkohet ndjekje penale për Meksin dhe Frashërin

Akuzohen nga PS për fallsifikim të dokumentave zyrtare Nga burime pranë Partisë Socialiste mësojmë se specialistët juristë të kësaj partie, pasi studiuan materialet që kanë të bëjnë me paraqitjen në qeveri më datë 28.07.1995 të amendamenteve për ndryshimin në Kodin e Procedurës Penale ose të ashtuquajturin ligjin anti Nano, rezultoi se kryeministri Meksi dhe ministri i Drejtësisë Frashëri, kanë kryer veprime të parregullta dhe kanë fallsifikuar dokumenta lidhur me projektin që u paraqit në Parlament, gjoja sikur ai është miratuar në një mbledhje të veçantë në qeveri. Nga shqyrtimi i materialeve rezultoi se ky fakt nuk është i vërtetë, veprim i cili kërkon të sipër përmendurit, pra kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, me akuzën e fallsifikimit ta parashikuar në nenin 186 të Kodit Penal. Lajmin e mësipërm e konfirmuan dje për “KJ” dhe juristët pranë PS, Fehmi Abdiu dhe Spartak Braho.
Meksi Frashëri Nano Fehmi Abdiu Spartak Braho

Keqtrajtohet në polici kryetari i Asamblesë së PAD

PAD reagon kundër arrestimit të kryetarit të Asamblesë “Gjergj Zefi nuk u gjunjëzohet hajdutëve” PAD reagon kundër arrestimit të kryetarit të Asamblesë “Gjergj Zefi nuk u gjunjëzohet hajdutëve” faqe 3
Gjergj Zefi

4 policë kërkojnë lirim para kohe me kusht

Të fundit nga 13 policët e arratisjes së burgut të Tiranës 9 shokët e tyre janë liruar më parë nga burgu TIRANË - Arratisja e janarit të këtij viti në repartin 313 në Tiranë, me pasojë arratisjen e 20 të burgosurve, përsëri në skenë. Janë 4 nga 13 ish policët e burgut të dënuar që dje nëpërmjet avokatit të tyre kanë bërë kërkesë për lirim para kohe me kusht në gjykatën e Tiranës. Të dënuar të gjithë së bashku me 12 vjet heqje lirie për shkelje të rregullave të shërbimit, 9 nga 13 të dënuarit tashmë gjenden të lirë. Janë Hamit Gjata, Mexhit Picari, Maliq Llapushi dhe Albert K. të cilët dje në mëngjes pas marrjes së konfirmimit edhe nga drejtoria e burgut paraqitën kërkesa e tyre për lirim para kohe me kusht. Këto kërkesa u morën parasysh dhe me datë 12 të këtij muaji do të jetë gjyqtarja Miranda Ndroja ajo që do të shqyrtojë kërkesat e tyre.
Mexhit Picari Maliq Llapushi Albert K. Miranda Ndroja Tiranë