Policia rrethon Kasacionin
Zef Brozi ngujohet në zyrën e tij
Brozi: "Në qoftë se eliminohem fizikisht, denoncoj kreun e shtetit"
Politikanët e lartë ta gëzojnë lirinë e nesërme duke mos implikuar veten me krime sot
Mbrëmë, në ora 22.00, kryetari i Gjykatës së Kasacionit, z. Zef Brozi, njoftoi shtypin e ditës se gjatë gjithë kohës ka kërkuar të lidhet në telefon me personalitetet më të larta të shtetit, me qëllim që ata të urdhërojnë heqjen e rrethimit të paligjshëm policor të Gjykatës së Kasacionit. Në orët e vona të natës, kur kryetari i Kasacionit, Brozi, ndodhej i ngujuar në zyrën e tij në shenjë proteste kundër rrethimit policor të Gjykatës së Kasacionit, tentoi dhe disa herë që të lidhet në telefon me kryeministrin Meksi, me ministrin e Brendshëm Musaraj dhe ndihmësat e tij, me kryetarin e Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, Rendit dhe SHIK-ut, Hajdari. Por kudo përgjigjja ishte një shurdhëri e plotë. Në kohën kur faqet e gazetave ishin gati për riprodhim, megjithatë nuk kishte asnjë përgjigje nga organet kopetente të shtetit për lirimin e godinës së Gjykatës së Kasacionit prej rrethimit policor.
faqe 2-7
Policët dhe civilët që rrethonin dje Kasacionin
Shteti në krizë
Acarimi dhe tensioni kanë përfshirë këto ditë institucionet kryesore të shtetit. Rrethimi i djeshëm i gjykatës së Kasacionit, nga forcat policore, dhe ngujimi në të i kryetarit Brozi, shënuan kulmin dhe njëkohësisht shfaqjen më absurde të konfliktit që po shtrëngon nivelet më të larta të drejtimit të një vendi. Pikërisht dje, lufta që ka shpërthyer brenda shtetit shqiptar, u manifestua hapur dhe përpara qytetarëve të thjeshtë, të cilër normalisht duhet të dinë kur mendojnë se një ditë mund të kenë punë me shtetin e tyre.
A ka të drejtë Brozi, Meksi, Berisha apo Frashëri, kjo aktualisht ka pak rëndësi përballë faktit tronditës që shteti filloi të shkatërrojë vetveten. Brenda pak ditësh, janë përfshirë në një histori, që duket se do të ketë një fund të keq, institucionet më të rëndësishme të vendit, Qeveria, gjykata Kushtetuese, gjykata e Kasacionit, ministria e Drejtësisë, ministria e Brendshme, SHIK-u, etj, dhe së fundi dhe organi më i lartë, Parlamenti, që sot do të mblidhet urgjentisht përpara afatit të caktuar. Pjesët e shtetit vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën, duke i lënë qytetarëve shijen e keqe që ka fruti i rritur në një pemë të kalbur.
Por përveç faktit se shtetasit po ndjejnë mungesën e shtetit, më e rëndë është po të mendosh se përse erdhi ky tension, ky acarim i hapur që dje komprometoi tërësisht seriozitetin e institucioneve shtetërore. Përse u kujtua pikërisht në fillim të shtatorit qeveria të padisë Brozin? Pse u zbuluan këto ditë lidhjet me sigurimin të tre punonjësve të Kasacionit? Pse mblidhet sot me urgjencë Parlamenti? Dashje pa dashje e gjithë kjo zallamahi, që po plasarit strukturat e shtetit, lidhet me gjykimin e dhjerë në Kasacion të çështjes “Nano”. Pra shteti vitin në lëvizje në funksion të një njeriu të vetëm, ashtu si Parlamenti ndryshoi një muaj më parë ligjin për hyrjen në fuqi të Kodit të Ri Penal, që po vetë e kishte miratuar pak kohë më parë.
Kriza e institucioneve në Shqipëri, e paralajmëruar edhe më parë, arriti dje kulmin me ngujimin brenda mureve të gjykatës më të lartë, të Kryetarit të Kasacionit, i zgjedhur nga Parlamenti me një mandat 7-vjeçar dhe që përfaqëson nivelin më të lartë të drejtësisë në Shqipëri. Sistemi gjyqësor është nga strukturat themelore të shtetit, dhe ngujimi i kreut të tij për t'u mbrojtur nga të tjera segmente shtetërore, nuk është gjë tjetër veçse dëshmi e vetëshkatërrimit të shtetit. Ngujimi, pasojë shekullore që po shoqëron shqiptarët që rriten me njëri-tjetrin, mbërrtheu dhe arriti dje në kulat e shtetit. Dhe kur shtetarët “hyjnë në gjak”, fatkeqësisht për shtetasin nuk mbetet gjë tjetër veçse të shpresojnë që asnjëherë të mos kenë punë me shtetin e tyre.
A.SHKULLAKU
Katër deputetë dje në Gjykatën e Apelit
PS kërkon zhbllokimin e dosjes Nano
Prelë Martini: "Një anëtar i trupit gjykues kishte harruar të firmoste procesverbalin"
faqe 3
SHBA humbasin avionin e tretë spiun
Avioni i komanduar nga baza e Gjadrit u rrëzua prej serbëve të Bosnjes
Një zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes konfirmoi dje se një aeroplan spiun u godit prej forcave të serbëve të Bosnjës tre ditë më parë. Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Walters Slocombe, konfirmoi se serbët e Bosnjës pretendojnë se avioni, që komandohej nga baza shqiptare e Gjadrit, është goditur prej tyre.
"Po. Këto janë gjëra që ndodhin. Kjo është njëra nga arsyet pse ai është rrëzuar" - u shpreh nënsekretari amerikan i Mbrojtjes.
SHBA kanë humbur deri tani tre avionë vëzhgues “Predator”, mbi Bosnjë, që kur kanë filluar fluturimet nga Shqipëria e veriut në mesin e Korrikut. Avioni i fundit u qëllua ndërsa po fluturonte mbi Bosnje, ndërsa dy avionët e tjerë u shkatërruan nga amerikanët sepse nuk mund të ktheheshin në bazë për shkak të problemeve teknike.
Në total janë prodhuar vetëm 10 tipe “Predator” dhe secili prej tyre me një vlerë prej 2 milionë USD.
Uashingtoni mohoi pretendimet e forcave të serbëve të Bosnjës në Hercegovinën perëndimore se avioni “Predator” u rrëzua të dielën nga një zonë ku avionët e NATO-s nisin sulmet ajrore.
Slocombe ishte për vizitë në Shqipëri bashkë me Gail Kruzel, gruaja e Joseph J. Kruzel, njëri nga tre diplomatët amerikanë që vdiq muajin që shkoi në një përplasje makinash në një rrugë malore pranë Sarajevës.
Bullgarëve u bie pika në Tiranë
faqe 13
foto Felix Bilani
Duel midis Strakoshës dhe Stoickovit, autor i golit të bullgarëve