Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 9 Shtator 1995

Tentativë për të shtyrë gjyqin Nano

Zvo.kryetari i Kasacionit mbledh gjyqtarët në mungesë të Brozit dhe shpall gjykimin e Nanos më 20 shtator Shpallja e datës së re nuk ka formë ligjore Vazhdon presioni ndaj Gjykatës së Kasacionit Sipas burimeve brenda gjykatës, të drejtuar nga nënkryetari i Kasacionit, z. Avni Shehu, i përfoluri si më i mundshmi në zëvendësimin e Brozit, është mbledhur një grup gjyqtarësh të Plenumit të kësaj Gjykate dhe kanë vendosur shtyrjen për në datën 20 Shtator të gjyqit “Nano”, i caktuar 10 ditë më parë për tu zhvilluar më 12 shtator. Ky vendim me nënshkrimin “Gjykata e Kasacionit”, pa firmë dhe vulë, është afishuar dje në mesditë të stendën e lajmërimeve të afateve të gjykimit. faqe 2
Avni Shehu Brozi Nano

Lirohet Arben Lika

Deputeti i PD lë qelinë e burgut të Tiranës TIRANË- Për ish deputetin më të ri të parlamentit Shqiptar, Arben Lika, nuk ka më ditë burgu. Dje në orët e para të mëngjesit, ka kaluar pragun e repartit 313 në Tiranë i cili ishte “shtëpia” e tij për këto 11 muaj e fundit. I dënuar për kontrabandë cigaresh dhe falsifikim, ai tashmë, të paktën ligjërisht nuk ka asnjë pengesë ligjore për t'u kthyer bankës së tij në Parlamentin Shqiptar. Ish-kryetari 27 vjeçar i forumit të rinjve të P.D dhe deputeti i saj ka lënë dje paradite në orë 09.00 burgun e Tiranës. Pasi ishte i privuar prej afro një viti nga liria ai ka shëtitur së pari në castet e para të rifitimit të lirisë në qytetin “Studenti”. Lika u arrestua në fund të Tetorit të vitit të kaluar vetëm tre ditë pasi Parlamenti kishte votuar për heqjen e imunitetit të tij parlamentar, pas një kërkese të prokurorisë së Tiranës e cila e kallzonte atë për ndjekje penale. Akuza ndaj tij ishte ajo e “ kontrabandës së cigareve “Arda”, në shumën e 30 mijë dollarëve dhe e falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim me Dashnor Shenaj, Edmond Meçe dhe Hajredin Halili. Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti e dënoi ish deputetin me 10 vjet heqje lirie. Gjykata e Apelit e dënoi atë me 3 vjet burg ndërsa gjykata e Kasacionit fiksoi 14 muaj heqje lirie për të. Pasi kreu dënimin për veprën për të cilën u akuzua sipas juristëve nuk ka asnjë pengesë ligjore për rikthimin e Likës në gjirin e grupit parlamentar të P.D në Kuvendin Popullor. A.P
Arben Lika Dashnor Shenaj Edmond Meçe Hajredin Halili Tiranë Qytetin “studenti”

Qeveria greke parashikon 180 mijë leje qëndrimi

Drejt legalizimit të emigrantëve në Greqi “Qeveria greke ka në mend të japë 80 mijë leje qëndrimi të përhershme për refugjatët shqiptarë dhe 100 mijë leje me afat të kufizuar” njofton gazeta gjermane Frankfurter Algemeine Zeitung qe i referohet burimeve zyrtare në Athinë. Sipas këtij projekti është duke u diskutuar që ndër rreth 300 mijë shqiptarët emigrantë klandestinë që ndodhen në Greqi, 80 mijë prej tyre mund të konsiderohen me fat lumtë, pasi do t’u jepet e drejta e qëndrimit të përhershëm. Ndërsa për 100 mijë të tjerët është menduar që të përdoret një projekt punësimi që quhet “sistemi brigadë”. Sipas këtij sistemi, fillimisht do të përfitojnë 100 mijë vetë të parë të cilët do të kenë të drejtë të punojnë në Greqi vetëm 6 muaj dhe pastaj të kthehen në Shqipëri. Këto leje do të ripërtërihen, por për 100 mijë emigrantë të tjerë. Një pjesë ende e diskutueshme është e drejta e këtyre emigrantëve me leje për të qarkulluar në vendet e Shengenit. Megjithëse projekti i Serreqit për punësimin sezonal dështoi, duket se nënshkrimi i marrëveshjes do të jetë i afërt. EM.BA.
Serreqit Greqi Athinë Shqipëri Shengenit

Ushtria do të tërhiqet nga bregdeti

Vendimi i Qeverisë italiane Para tre javësh qeveria italiane shtyu, per here te dyte, edhe për tre muaj të tjerë, afatin e qëndrimit të reparteve të ushtrisë në zonën bregdetare të Puljes. Siç dihet, keto reparte u derguan atje, majin e kaluar, me detyrë frenimin e emigracionit klandestin nga Shqipëria. Po dje, Këshilli i Ministrave te Italisë vendosi se nuk do te kete me shtyrje te afatit, keshtu qe në dhjetor, operacioni “Kufi i sigurt” do te perfundoje, pavaresisht nga rezultatet. Ne marrjen e ketij vendimi kane ndikuar, me sa duket, pikërisht rezultatet qe nuk kane qene ne nivelin e shpresuar. Objektivi ishte eliminimi i fenomenit te emigracionit klandestin. Por maksimumi që u arrit, ishte vetëm nje pakësim jo fort i rendesishem i fluksit të emigrantëve. Nderkohe, sipas mediave vendase, per qendrimin e ushtrise u shpenzuan afro 1 miliard lireta ne dite, pra vetem per tre muajt e pare u shpenzua një shifer e barabarte me ndihmen trevjeçare te caktuar per Shqipërine. Ky vendim i qeverise nuk eshte pritur mire nga partite e se djathtes, por qeveria e zotit Dini nuk duket e predispozuar per te ndryshuar qendrim.
Dini Bregdeti Puljes Shqipëri Itali

Sot në AKS

- Die - Drome - Francë ‘95 14-24 shtator, Java e Kulturës Shqiptare në Francë Prelokaj, Kadare, Mula, Papavrami, etj. përfaqësojnë atdheun e tyre - Teodor Keko “Dy shqiptarë në Dyseldorf” - Spiro Duni: “Në këtë botë sheh pak gjëra të sinqerta të triumfojnë” - Ervin Blloshmi: “Gjithçka imja lidhet me pikturën” - Niçe kundër Wagnerit
Prelokaj Kadare Mula Papavrami Teodor Keko Francë Dyseldorf

EKSPRES SPORT Nesër

Gjithçka për kampionatin e futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij Gjithashtu në Sport Ekspres ndeshja e fundit e Kombëtares sonë, të rejat e fundit në ekipit të Teutës për sfidën e kupave të Europës me italianët e Parmës. Të gjitha rezultatet e komentet e 21 ndeshjeve të vlefshme për eliminatoret e kampionatit Evropian të futbollit. Adhuruesit e lojërave me dorë do të gjejnë pasqyrimin e ndeshjeve të skuadrave tona në kupat e Evropës, ndërsa ata të futbollit ndërkombëtar do të gjejnë dy figura futbollistike të të djeshmes dhe të sotmes.
Europë Parmës Evropian