Nano të mos gjykohet nga Pleniumi
Prokurori i Përgjithshëm i bën kërkesë Gjykatës së Kasacionit
Dje mbledhje e Qeverisë - tjetër padi kundër Brozit, jo Pleniumit të Kasacionit
Brozi: “Gjykimi i Fatos Nanos do të vazhdojë”
Kthesa e menjëhershme për çështjen Nano. Dje Prokurori i Republikës, z. Alush Dragoshi, nëpërmjet një kërkese paraprake drejtuar Kasacionit, mundohet të argumento[jë] se dosja e liderit socialist nuk duhet të gjykohet më në Pleniumin e kësaj Gjykate. Vetëm pak kohë pas mbërritjes së letrës së Dragoshit, po dje në mesditë, në një shkresë në firmën e Kryetarit Brozi kundërargumentohet se kreu socialist do të gjykohet. Pleniumi i mbledhur dje, pasi u njoh dhe me kërkesën e Dragoshit vendosi jo vetëm gjykimin e Nanos por përcaktoi edhe orën e datën për të. Megjithatë asgjë nuk është e sigurt. Çështja “Nano” u vendos ndërmjet dy zjarresh. Po dje ka mbërritur edhe lajmërimi për gjykimin e Brozit në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë së Qeverisë për të. Kryetari i Kasacionit do të gjykohet para Fatos Nanos.
faqe 2 - 3
Nano do gjykohet më 20 shtator
Shtyhet data e gjykimit të çështjes Nano në Plenumin e Kasacionit
Ka qenë mjaft e ngarkuar dita e djeshme e punës për të gjithë anëtarët e Plenumit të Gjykatës së Kasacionit por në veçanti për kryetarin e saj z. Brozi. Që nga e premtja e kaluar ai kishte vendosur të mblidhte të gjithë anëtarët e Plenumit pas mbledhjes që ata kishin zhvilluar pa praninë e tij nga ku kishin vendosur që të mos e zhvillonin gjyqin për në datë 12 por më 20. Vendimin e tyre pa pjesëmarrjen e tij, kreu i Kasacionit e kishte quajtur të pavlefshëm.
Pas biseduar dje në mesditë për rreth dy orë me anëtarët e Plenumit dhe ka dëgjuar argumentat e tyre edhe ai është bindur dhe është bashkuar me ta. Së bashku kanë vendosur të mblidhen për të gjykuar kryetarin e PS në orën 10°° të datës 20 shtator.
Dalja e disa rrethanave të reja në caktimin e datës së gjykimit të çështjes së Fatos Nanos për në datë 12.09.1995 ka qenë objekt i një mbledhjeje me gjithë gjyqtarët e Kasacionit dje në mesditë i kryesuar nga z. Brozi. Pasi dhanë të gjithë mendimet e tyre, u koncentruan në 5 pika të gjitha argumentat të cilat çuan në përfundimin e shtyrjes së gjykimit për Nanon. “Gjykata e Kasacionit, thuhet në pikën e parë të njoftimit të përfundimit të mbledhjes, që nga data 06.09.1995 e në vazhdim është rrethuar nga forca të shumta policie, ushtarake e civile dhe punonjës të SHIK-ut. Ky është presion ushtarak mbi punonjësit e Gjykatës së Kasacionit. Në këto kushte gjyqtarët nuk mund të gjykojnë normalisht ndaj kërkojmë që të hiqet menjëherë rrethimi i gjykatës”. Një nga shkaqet që i detyroi anëtarët e plenumit të Kasacionit që të shtynë datën e gjyqit ishte edhe mësimi i një fakti të paditur më parë. Prokurori i Përgjithshëm dje ditë më parë ishte nisur për në Angli, ku do të qëndrojë atje deri më datë 17.09.1995. Pjesëmarrja e tij në Plenumin është një kërkesë e domosdoshme e ligjit. Gjithashtu ishte mësuar se ai nuk kishte deleguar ndonjë prokuror tjetër për gjykimin e kësaj çështjeje. Katër ditë më parë është larguar për në Strasburg edhe njëri nga anëtarët e Plenumit dhe njëkohësisht z/kryetari i Gjykatës së Kasacionit, z. Agim Shkupi. Para nisjes ai ka kërkuar që të shtyhet data e gjykimit për tu mundësuar edhe prania e tij në gjyq. Po në këtë mbledhje gjyqtarët janë njohur edhe me kërkesën e prokurorit të përgjithshëm për mosgjykimin e çështjes Nano në Plenium. Por kjo gjë nuk u pranua nga anëtarët e këtij Pleniumi.
Duke patur parasysh këto kushte i gjithë grupi prej 10 gjyqtarësh me në krye Brozin ranë dakor që gjykimi i çështjes Nano të vazhdojë më datën 20.09.1995 ora 10°°.
A. PEZA
Përmbytet varka, vdesin tre shqiptarë
Nuk dihet ende numri i të zhdukurve
ROME-Të paktën tre shqiptarë që po përpiqeshin të hynin në Itali vdiqën dhe më shumë se 19 të tjerë mungojnë, pasi anija e tyre mori flakë dhe u përmbyt në ujë lindje të portit të Otrantos të hënën, thanë zyrtarët e rojës bregdetare. “Gjashtëmbëdhjetë vetë u shpëtuan, shumë prej tyre nga një anije e flotës amerikane e cila ndodhej në zonë. Të gjithë ata po vuajnë nga djegiet se barka mori flakë”, tha një zyrtar i qendrës të shpëtimit detar të Barit. “Ne besojmë se në barkë kishte nga 30-deri 45 vetë”, tha ai. Detajet janë të mangëta se shërbimet e shpëtimit kishin vështirësi komunikimi me shqiptarët.
Kosova, fjala e parë që Berisha dëgjoi në Uashington
Nga takimet e Berishës në SHBA
Pasnesër Brozi në Gjykatën Kushtetuese
Nga takimet e Berishës në SHBA
Kosova, fjala e parë që Berisha dëgjoi në Uashington
“Autonomi për Kosovën”, ishte fjalia e parë që dëgjoi Berisha në Uashington në nisje të vizitës më të rëndësishme të karrierës, e cila ndryshe nga ç’mund të ishte parashikuar në Tiranë nuk filloi me zhurma, flamur ose pritje ceremoniale, por vetëm me një “Limuzinë” të zezë e cila e çoi Berishën në një hotel përballë “Shtëpisë së Bardhë”. Megjithatë sot do të jetë dita më delikate kur Berisha do të tako[jë] njëri pas tjetrit Presidentin Klinton dhe kandidatin më të mundshëm për president, republikanin Robert Doul. Për Berishën, takimi i sotëm është më tepër elektoral, ndërsa për Klinton më tepër protokollar.
Ndoshta më i frytshëm do të jetë takimi me senatorin Doul, i cili shpesh është shprehur për Kosovën. Dhe “Kosova” është fjala e parë që Berisha dëgjo[i] dje në Uashington e ndoshta edhe e fundit.
Nga i dërguari ynë në Uashington, BEN BLUSHI
Faqe 3
Përmirësimi i kohës shton klandestinët
BARI - Fluksi i emigrantëve në brigjet e Puljas, që u frenua nga koha e keqe gjatë javës së kaluar, rifilloi në mënyrë masive. Gjatë natës së kaluar, ushtarët e brigadës Pinerolo kapën në bregdetin e Salentos 60 refugjatë të huaj nga të cilët 24 kurdë, 15 pakistanezë, 7 shqiptarë dhe një indian që kërkonin të hynin ilegalisht në Itali. Tre shqiptarë të tjerë, të pajisur me dokumenta identiteti falls u kapën në Otranto Leçe, dhe pesë pakistanezë u arrestuan menjëherë pas zbarkimit në Santa Cezarea terme. Trembëdhjetë emigrantë klandestinë, pjesa dërrmuese me origjinë shqiptare, u kapën në stacionet e trenit të Tuturanos dhe Mesagnes, dy komuna të krahinës të Brindizit. Katërmbëdhjetë të tjerë u kthyen mbrapsh pas mbërritjes së tyre në portin e Brindizit.
Së fundi, 19 shqiptarë u arrestuan në afërsi të San Xhorxho jonikos, në komunë pranë Tarantos. Ata gjendeshin aty pa leje qëndrimi.
ITALCOMMERCIO
“Gruppo DIANBOILER” Italia
Materiale idraulike dhe tregtise frigoriferit.
Adresa:Magazina e tregtisë pranë frigoriferit.