13/09/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 shtator 1995

Të drejta minoritetit aq sa edhe Kosovës

Është shumë e mundur që Shqipëria të bëhet partneri kryesor ushtarak i SHBA në Ballkan Nga takimi i djeshëm Berisha - Klinton Klintoni i kërkoi Berishës më tepër të drejta për minoritetin grek në Shqipëri, ndoshta e vetmja pikë e bisedimit që mund ta ketë stepur paksa Presidentin shqiptar. Gjithë pjesa tjetër e takimit ishte e jashtëzakonshme, sipas fjalëve të Berishës. Ndërkaq Klinton nuk e komentoi takimin i cili zgjati më tepër nga sa ishte parashikuar, ndërsa Berisha la të kuptohej se në Shtëpinë e Bardhë ishte pritur shumë mirë... Vetë Klinton mësohet të jetë interesuar për garantimin e lirisë së besimit, apo dhe punësimin e minoritarëve. Nga ana tjetër pjesa e bisedës e destinuar për Kosovën është ndalur në pikën e njohur, në respektimin e të drejtave të njeriut. Atë që Klintoni i ka kërkuar Berishës për grekët në jug të Shqipërisë, ka garantuar t'ia kërkojë edhe Beogradit për Kosovën, liritë dhe të drejtat e njeriut. Nga i dërguari ynë në Uashington, lexoni në faq[e] 3 Presidenti Berisha duke folur dje me gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë përpara takimit me Bill Klinton foto REUTERS

Ndjekje penale për Prel Martinin

Dje mbledhje urgjente e grupit parlamentar të PS PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË GRUPI PARLAMENTAR Nr._____ Prot. Lënda: Kërkohet marrja në përgjegjësi[?] [e] Apelit, zotit Prel Mart[in]it[?] të detyrës", sipas nenit 248 Shqipërisë. Kryetari i Apelit ka vonuar me dashje dërgimin e dosjes Nano në Kasacion faqe 2

Brozi: Të përjashtohet nga trupi gjykues

Flasin politikanët: Pleniumi është ende i ligjshëm Pas prononcimit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në TV Sulm i hapur kundër pavarësisë së pushtetit gjyqësor Federata Ndërkombëtare e Helsinkit i shkruan ministrit Frashëri f.3-4