Universiteti i Bostonit refuzon të dekorojë Berishën
Problemet e gjykatave dhe arsimiimi i minoritarëve dëmtojnë presidentin
Deklaratë për shtyp e Departamentit të Shtetit: “Kush është politika jonë për Shqipërinë”
Deklaratë për shtyp e Departamentit të Shtetit:
“Kush është politika jonë për Shqipërinë”
Berisha mbërrin dje në Pentagon.
I shoqëruar nga Perri parakalon rojen e nderit.
foto REUTERS
Nga i dërguari ynë në Uashington
lexoni në faqen 3
Berisha mbërrin dje në Pentagon. I shoqëruar nga Perri parakalon rojen e nderit. foto REUTERS
Dje në Parlament
Selami jashtë Këshillit të Evropës
Ish-kryetari i PD nuk do të bëjë më pjesë në delegacionin parlamentar shqiptar në KE
Dje para dite është zhvilluar një seancë plenare e cila ka qenë më tepër si një mbledhje e grupit parlamentar të PD se sa një seancë plenare. Kjo ka ndodhur pasi që edhe ditën, deputetët e katër partive opozitare - PS, PSD, PAD dhe PBDNJ kanë bojkotuar punimet e parlamentit në shenjë proteste ndaj mospra[n]imit nga shumica për thirrjen urgjente në interpelancë të Kryeministrit A. Meksi për të dhënë shpjegime mbi ngjarjet e fundit në Gjykatën e Kasacionit.
Megjithatë, dje, ndonëse krejt pasive, kanë marrë pjesë edhe deputeti i PBDNJ Kosta Makridhi, deputeti i pavarur Abdi Baleta si dhe ai i PR, Mehmet Çeliku.
Pas miratimit pa ndonjë problem të projektligjeve mbi pagat e Gjykatës Ushtarake të Apelit, për rojen civile, për inspektoriatin shtetëror të peshës, për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë, për traktatin ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe SHBA me lidhur me inkurajimin dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të investimeve, u kalua në miratimin e delegacionit të përhershëm parlamentar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Evropës.
Pjeter Arbnori është caktuar kryetar i delegacionit shqiptar, ndërkohë që në përbërje të tij janë miratuar edhe Ali Spahia nga PD, Namik Dokle nga PS, dhe Ruzhdi Pulaha nga PSD. Në se ky mungesë të ndonjërit prej anëtarëve të delegacionit nga PD, ata do t'i zëvendësojnë Rushen Golemi dhe Eduard Selami. Ndërsa kandidaturat zëvendësuese të PS e PSD do të caktohen nga deputetët e këtyre partive.
Kështu, Eduard Selami, ish-kryetari i PD, përsëri është bërë “vik[t]imë” e grupit të tij parlamentar, kësaj radhe duke u hequr nga përbërja e delegacionit shqiptar në KE menjëherë pas pranimit të Shqipërisë në këtë institucion të rëndësishëm evropian. Siç dihet, Selami u shpall person “non grata” për PD e presidentit Berisha pikërisht për idetë e tij lidhur me miratimin
(vijon në faqe 3)
Berisha flet për Nanon në CNN
Berisha në një intervistë televizive dhënë dje për kanalin amerikan CNN, lidhur me gjykimin e Fatos Nanos tha; “Ai ka të drejtë të gjykohet 7 herë edhe të dënohet për të 7 hera, dëshmi për të hedhur poshtë ato për të cilat ai është akuzuar”. Në CNN Berisha e ka përmendur se është akuzuar si hajdut ordiner dhe fallisifikator. “U gjet fajtori nga tre proceset për shkak të humbjeve 9 milionëshe në ndihmën humanitare italiane dhe fallisifikimin e dokumentave”, thotë ai. Por nga ana tjetër, duke deklaruar se Nano ka të drejtë të gjykohet edhe tre herë, ka legjitimuar Pleniumin e Gjykatës së Kasacionit. Kryetari i Kasacionit Zef Brozi duke konstatuar shkelje të rënda të procedurave në gjykimin e Nanos dhe duke mësuar se drejtësia italiane nuk vërteton asnjë abuzim me ndihmat italiane ka kërkuar para Pleniumit dy alternativa: ose Nanos t'i rrëzohet akuza për vjedhje në favor të të tretëve, ose të lirohet dhe gjykimi i tij të rifillojë që në shkallë të parë. Këtu mes duket bazoh[e]t edhe Berisha tek numëron para botës tre herët e Nanos. Ky lajm do mund[j] të jetë vetëm në dorën e Pleniumit. Por ndërkohë qeveria që ditën e parë të vizitës së Berishës në Uashington i kërkon Gjykatës Kushtetuese të shpallë të paligjshëm Pleniumin e Kasacionit dhe fati i Pleniumit është lënë të vendoset më 18 shtator.
E.B
Sulm në Ambasadën amerikane në Moskë
Goditet me granatë ndërtesa e Ambasadës, njoftohet presidenti Klinton
Dje rreth orës 13, persona të paidentifikuar, hodhën një granatë në katin e gjashtë të Ambasadës amerikane në Moskë. Sulmi u krye nga një makinë që po kalonte rrugës në afërsi të saj. Nga të dhënat e para të policisë dhe shërbimit sekret rus rezulton se ky veprim nuk ka lidhje me kritiken e ashpër që Rusia i ka bërë sulmit ajor të NATO-s në Bosnje. Agjensia ITAR TAS njofton se në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur një ndëzës granate dhe një palë doreza që mendohen të jenë të autorëve të krimit. Një zëdhënës i ambasadës konfirmon se sulmi u krye në unazën e Moskës kur trafiku ishte i madh pa dëme dhe lëndesa të tjera. Në Uashington zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë bëjnë të ditur se ky fakt i është njoftuar dhe presidentit Klinton. Nga organet kompetente ruse menjëherë pas ngjarjes u morën masa për rrethimin e ambasadës, evakuimin e personelit dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.
Dje policia e Moskës dhe rojet amerikane gjatë kryerjes së hetimeve përpara godinës së ambasadës.
foto REUTERS
Një korrespondent i Rojterit, dëshmitar okular i ngjarjes, tha se në ndërtesë duk[e]j një vrimë ku kishte goditur bomba si dhe disa dritare të thyera dhe një parvaz i një dritareje tjetër i dëmtuar plotësisht. Uashingtoni, qysh muajin e kaluar i kishte paralajmëruar shtetasit amerikane që ndodhen në San Peterburg si turiste, punonjës ambasade apo si pasagjerë, të tregojnë kujdes të madh pasi nga konsullata amerikane në Moskë kishte një “të dhënë të besueshme” për një sulm të fuqishëm kundër shtetasve amerikane. Dikur marrëdhëniet e ngrira midis Moskës dhe Uashingtonit të cilat u përmirësuan pas mbarimit të luftës së ftohtë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, javët e fundit kanë filluar të ashpërsohen sërish sepse Moska është inatosur me SHBA pasi këto të fundit e kanë mënjanuar atë nga përpunimi i politikës lidhur me konfliktin në Bosnje. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka rritur në mënyrë të ndjeshme krimin e organizuar dhe grupet mafioze për të cilat Uashingtoni ka të dhëna se veprojnë edhe në SHBA.
Dje policia e Moskës dhe rojet amerikane gjatë kryerjes së hetimeve përpara godinës së ambasadës. foto REUTERS
Në këtë numër
Nano dhe Hoxha të lirë
Helsinki Ndërkombëtar përsëri proteston
faqe 2
Sot në Gjykatën Kushtetuese
Zef Brozi në gjyq
Akuzohet për shkelje të ligjit
faqe 4
By ekspertë të KE në Tiranë
Ngjarjet në Kasacion “...
Reagon Këshilli i Evropës
faqe 2
Më 18 shtator vendimi për Pleniumin
Do të gjykohet vetëm dy ditë para gjyqit “Nano”
faqe 4
Dje Parma mbërrin në Tiranë
Yjet e Parmës flasin për “KJ”
faqe 12, 14