Jashtë PD të gjithë janë armiq
Për PS është një fatkeqësi që lideri i saj Fatos Nano ndodhet në burg
Në parlamentin e sotëm ka ish spiunë e denoncatorë, ka prostituta politikë të djeshme e të sotme, që opinioni publik i njeh. Shumica e këtyre fytyrave nuk do të jenë më
Unë kam deklaruar se do të jem në poli- tikë. Kam qenë, jam dhe do të jem. Një largim i imi përkohësisht nuk do të thotë se largohem nga politika. Bile, vajtja ime në Uashington përpos të tjerave, i shërben politikës. Edhe njëherë po e theksoj se unë nuk po emigroj në Amerikë, nuk po shkoj për pushime, nuk po shkoj në ndonjë kamping, por po shkoj në institutin pranë Kon- gresit Amerikan, me një objektiv të qartë: përgatitjen e një botimi në Amerikë, i cili, jam i bindur se, i vlen Sh- qipërisë shumë më tepër në të ardhmen se sa disa muaj të pranishëm në Tiranë. Në politikën shqiptare, në se për disa muaj nuk do të jem pjesmarrës, besoj se do të jem i pranishëm.
Intervistë me Dr Gramoz Pashko, përpara largimit të tij nga Shqipëria
faqe 12-13
Kushtetuesja nuk mund të vendosë për mua
Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për "çështjen Brozi"
Urdhërat e pezullimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore civile nuk mund të përbëjnë në asnjë rast shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve palë në konfliktet gjyqësore
Nga Dr. Zef Brozi në faqe 2
Kapen 11 kg bimë narkotike
Trafikantët i shpëtojnë policisë
DELVINË - Policët e komisariatit të Delvinës kanë mundur të kapin 11 kg bimë narkotike canabis-sativa, por jo trafikantët e tyre. Në mesnatën e së enjtes, në postobllokun e ngritur nga policia në vendin e quajtur Shen-Jan, që ndodhet midis qyteteve të Delvinës dhe të Sarandës, dy au- tovettura me targë të Gjirokastrës, duke dashur t'i shmangen posto- bllokut dhe kontrollit të policisë janë përplasur me pemët anës rrugës. Duke përfituar nga er- rësira e mesnatës dhe shiu që binte ndërkohë, të gjithë personat që ndodheshin në këto dy makina, janë larguar menjëherë në drejtim të paditur. Gjatë kontrollit të ush- truar në vendngjarje, në njërën prej makinave, policët gjetën në një çantë të madhe udhëtimi 11 kilo- gram bimë narkotike canabis-sa- tiva.
"Fakti domethënës se fara e canabis-sativa ka ardhur nga Gre- qia dhe ju është shpërndarë fshatarëve, si dhe që prodhimi i tyre destinohej përsëri për në Gre- qi, dëshmon se trafiku i bimëve narkotike është tashmë një krimi i organizuar. Gjithashtu sasia e jashtëzakonshme që është mbjellë dëshmon se nuk kemi të bëjmë me raste sporadike. Duke patur pa- rasysh se ky trafik është i organi- zuar tashmë deri në kufijtë e një industrie, vera e vitit që vjen pritet të jetë akoma më prodhimtare për bimën që 1 kg i saj kushton gati 1 milion lekë të vjetra", - thotë për "KJ" një specialist i njohur krimi- nalistik në Jug.
ILIR BABARAMO
Së shpejti priten 200 milion dollarë
Financimet për Shqipërinë nëpërmjet Pulias
"Nisma në drejtim të Shqipërisë, më në fund të kalojë nga fjalët tek faktet", thotë në një konferencë shtypi presidenti i rajonit të Pulias në Itali, Distaso. Si Italia dhe Bash- kimi Evropian ia kanë besuar rajonit të Pulias kalimin e fondeve në drejtim të Shqipërisë. Përveç afër- sisë gjeografike, një ndikim në këtë vendim duhet të kenë patur dhe marrëdhëniet shumë të mira të shtetit tonë me këtë rajon italian. Pritet që së shpejti të fillojnë një financim i gjerë në shifrën 200 milion dollarë. Fushat që do të përfitojnë nga këto para janë turizmi, industria ushqimore, shënde- tësia etj. Lëvrimi i këtyre fondeve do të bëhet nëpërmjet firmave të përbashkëta shqiptaro-italiane. Sipas burimeve tona zyrtare janë thuajse gati planet dhe projektet që do të përfshihen në këtë financim.
Prishet dasma e vlonjatit me greken 14 vjeçare
Ndërhyn Interpoli, vajza ishte e mitur
Mbrëmë në ora 21.00 u prish dasma e 20-vjeçarit nga Mifoli i Vlorës, Edmond Qarri, i cili do të martohej me një 14-vjeçare greke nga Athina, Helen Idhica. Dhe këtë e bëri shefi i komisariatit të rrethit Mulosmani, i cili u detyrua nga ndër- hyrja e Interpolit të Athinës dhe e Sekretarit të Ambasadës greke në Ti- ranë. Pas 5 orë bisedimesh, në prani të djalit dhe të vajzës, të prindërve të saj, u vendos që dasma të prishej, pasi vajza ishte e mitur. Kjo nuk lejohet nga ligji grek, meqenëse duhet të jetë nën kujdesin e prindërve deri në moshën 18 vjeç. Por edhe nga ndër- hyrja e ambasadës greke u gjetën ti- "e mesme e artë", të jepen vizat për dhëndërrin e prindërit e tij. Ata du- het të jetojnë në Athinë për 5 vjet deri sa vajza të arrijë në moshë për t'u martuar. Njsa. 14 vjeçare në momentin që do të nisje për në dhomën e nuserisë merr rugën për në Athinë, duke lënë të dashurin e saj të pushtuar nga fantazia e natës së parë.
ZENEPLE LUKA
EKSPRES SPORT Sot
Gjithçka për javën e III të kampionatit të futbollit
Gjithçka për javën e III të kam- pionatit të futbollit
Përse u largua Vialli nga Kombëtarja italiane, Del Piero tregon aventurën e Dortmundit, komentet e gjitha ndeshjeve të ligës së Kampioneve, rezultatet e të sfi- tunes në kampionatin gjerman, anglez e francez si dhe koment i finales së kampionatit Evropian të volejbollit