Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 19 Shtator 1995

Perëndimi nuk i do socialistët

“Ne po i akuzojmë për Marksin, por në programin e tyre është Enveri me mjekër...” Socialistët e përëndimi nuk i pranon, theksoi dje Berisha duke iu referuar qëndrimeve të fundit të PS dhe PSD lidhur me ofertat bujare që Presidenti beri lidhur me ngritjen e bazave ushtarake në Shqipëri. Nisur nga deklaratat e fundit të Pellumbit e Gjinushit, Berisha nuk nguroi t’i cilësojë ata si ekstremistë të majtë dhe sipas tij ata janë kundër integrimit të Shqipërisë në strukturat perëndimore, pasi janë mbështetës të tezave të Enver Hoxhës. “Ne po i akuzojmë për Marksin, por unë ju them juve se në program është Enveri me mjekër...”, konkludoi Berisha. Presidenti tha dje se në SHBA “shqetësimi” mbi mundësinë e rikthimit në pushtet të socialistëve nuk ishte vetëm i një njeriu, por ishte një shqetësim serioz dhe i gjerë.
Pëllumbi Gjinushi Ruzhdi Pulaha Enver Hoxha Nano Shqipëri SHBA Perëndimi

Dje në Gjykatën Kushtetuese Sot vendimi për Plenumin

Dje në Gjykatën Kushtetuese Sot vendimi për Plenumin Në sallën e gjyqit, ministri i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe avokati i Nanos faqe 2
Martinezit

Rrokulliset nën Urën e Makarit autobuzi i linjës Pezë - Tiranë 20 të plagosur, 2 në koma

Rrokulliset nën Urën e Makarit autobuzi i linjës Pezë - Tiranë 20 të plagosur, 2 në koma TIRANË - Aksident i rëndë në afërsi të Pezës. Rreth 20 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë. Ky është bilanci dramatik i këtij aksidenti, ndodhur mëngjesin e djeshëm tek Ura e Makarit pasojat e të cilit do të kishin qenë vërtet tragjike sikur në pemë poshtë urës të mos e kishte penguar përplasjen për tokë të autobuzit të linjës Pezë e Madhe - Tiranë. Ende shkaku i vërtetë i aksidentit nuk është konfirmuar zyrtarisht, por sipas dëshmive të pasagjerëve që shpëtuan mrekullisht arsyeja ka qenë pakujdesia e shoferit. E megjithatë, të paktën deri tani, askush nuk mund të “paguajë” pasojat e tij pasi njëri prej dy të plagosurve shumë rëndë është pikërisht shoferi i autobuzit. Mëngjesi i djeshëm ka mbingarkuar pavionet e spitalit Ushtarak të kryeqytetit. Të plagosurit shumë të sjellë nga Ura e Makarit, rreth 15 km larg Tiranës edhe pse nuk janë të gjithë bërë varri, kanë për të mbërritur në asaj zone të frikshme. Ishte ora 6 e 30 e mëngjesit. Autobuzi i linjës Pezë e Madhe - Tiranë qe e bën këtë rrugë dy herë në ditë, sapo kishte lënë stacionin e fundit. Por Ura Makarit, jo shumë larg Pezës u shndërrua dje në mëngjes në një “varr tmerri” për rreth 50 pasagjerët, shumica e të cilëve nga ky fshat. Drejtuesi i automjetit, Ruzhdi Duraku, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okulare, nuk arriti dot të fuste autobuzin në shpinën e Urës. Automjeti me një rrotullim gati të plotë dhe vetëm një pemë e fortë, 15 m poshtë urës e pengoi “të pasmet” e tij bëri të mundur evitimin e një tragedie të vërtetë që do të kishte shkurur lumë me gjak. Ndërsa “hunda” e autobuzit u shtyp si me çekan duke e përplasur furishëm përtokë. Dhe ta pafatët që në atë moment gjendeshin përpara autobuzit, shoferi dhe një pasagjer tjetër, Shkëlqim Çaushi që ishte ulur mbi motorin e sa, u dëmtuan rëndë në kokë. Por fati veç të tjerëve i ka zgjatur dorën bujarisht dhe një foshnjë 1 vjeçe, Xhuliana Bilali, emë e së cilës në momentin e rrokullisjes e mbrojti krejtësisht e saj duke e shtrënguar fort në gjoks. “U dëmtua vetëm pak në kokë, por tani është shumë mirë”, shpjegon i ati, Agimi i cili ishte gjithashtu viktimë e aksidentit. Pas episodit shokues gati të gjithë kontigjenti i pasagjerëve frekuentoi spitalin Ushtarak të kryeqytetit, por vetëm 15 prej tyre zune shtratin e pavioneve. Ndërsa dy viktimat që ishin në gjendje më kritike u “strehuan” në repartin e reanimacionit. Për shkak të plagëve të rënda në kokë jeta e tyre është e kërcënuar seriozisht nga vdekja. “Nuk mund të them me siguri nëse ata do të jetojnë”, pohon për “Koha Jonë” doktor Misha që përkujdeset për të plagosurit. Por gjendja nuk paraqitet e pashpresë për 18 të tjerët. Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes u vu në lëvizje komisariati nr. 4 i policisë, por në pranga nuk mund të përfundojë shkaktari i aksidentit i cili është në agoni. J. MARENA Z. DULE Ja viktimat e aksidentit 1. Altin Lila 20 vjeç 2. Tahir Çeleta 52 vjeç 3. Muharrem Stafa 42 vjeç 4. Armand Duraku 18 vjeç 5. Riza Sinani 40 vjeç 6. Riza Ramazani 21 vjeç 7. Përparim Çaushi 28 vjeç 8. Ramiz Sinani 60 vjeç 9. Agim Bilali 30 vjeç 10. Shkëlqim Çaushi 37 vjeç 11. Ruzhdi Duraku 32 vjeç 12. Xhuliana Bilali 1 vjeç 13. Dritan Ramazani 20 vjeç 14. Hekuran Kola 32 vjeç 15. Fatmira Sinani 24 vjeç 16. Shaqir Duraku 49 vjeç 17. Silva Duraku 21 vjeç 18. Daut Haja 35 vjeç 19. Luçie Hasa 31 vjeç 20. Asllan H. 33 vjeç Autobuzi që shkaktoi fatkeqësinë përfundon i shkatërruar pas disa rrokullisjeve foto L.LIKA REUTERS
Xhuliana Bilali Agimi Doktor Misha Altin Lila Tahir Çeleta Tiranë Pezë Ura E Makarit Pezë E Madhe