Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Enjte 21 Shtator 1995

Opozita rikthehet në Parlament

Nesër do të votohet projektligji për genocidin Dokle: Ne nuk do të zbatojmë ligjet e spiunëve të Pjetër Arbnorit Projektligji i PD, politikanët e djeshëm të presin vitin 2003 Sipas Nenit 3 të projektligjit, “Nuk mund të zgjidhen paskëtaj në organet qendrore dhe lokale të pushtetit dhe as të emërohen në administratën e lartë të shtetit, në sistemin gjyqësor dhe në mass-media, deri më 31 Dhjetor 2002, ata që deri më 31 Mars 1991 kanë qenë: anëtarë të Byrosë Politike; anëtarë të Komitetit Qendror të PPSH (ose PKSH); ministra; deputetë të Kuvendit Popullor; anëtarë të Këshillit Presidencial; kryetarë e Gjykatës së lartë; prokurorë e Përgjithshëm; sekretarë të parë të rretheve dhe punonjës të sig-urimit të shtetit; bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit; denoncues dhe dëshmitarët në dëm të të pandehurve në procese politike, me përjashtim të rasteve kur kanë vepruar kundër vijës zyrtare dhe janë larguar vetë në mënyrë publike. ——— faqe 3 —— Deputetët dhe qeveritarët e PD përpara Parlamentit: “Na duhet të miratojmë edhe një ligj që të lejojë të merren me politikë vetëm anëtarët e PD”
Dokle Pjetër Arbnori

Sot vendimi për Brozin

Sot në orën 14.00, Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin e çështjes gjyqësore për shpalljen e kundraligjshme dhe antikushtetuese të veprimtarisë së kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi në fazën e ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Siç dihet, padia kundër Brozit është bërë nga këshilli i Ministrave. Pritet që me shpalljen si të kundraligjshme të kësaj veprimtarie, ndaj Brozit të merren masa të tjera nga parlamenti.
Zef Brozi

Deputetët grekë bojkotojnë parlamentin

Protestojnë për moshapjen e disa klasave në gjuhën greke Dje kanë braktisur sallën e parlamentit deputetët e PBDNJ, Thoma Miço e Kosta Makriadi [?]. “Mos hapja e disa klasave në gjuhën greke në zonën e minoritetit”, ka qenë arsyeja e protestës së dy deputetëve. Miço deklaroi para parlamentit se “në shenjë proteste ndaj qeverisë që nuk ka zbatuar ligjin për arsimin e pakicave kombëtare, jemi të detyruar të largohemi për një kohë të pacaktuar, duke kërkuar që qeveria dhe Ministria përkatëse, ndonëse me vonesë, të vendosë për hapjen e disa shkollave të minoritetit”. Pas deklaratës së Miços, kryetari i grupit parlamentar të PD, Ali Spahia, e konsideroi deklaratën e deputetit Miço si “një përpjekje për të penguar atë frymë bashkëpunimi që gjithnjë e më fuqishëm po vërehet në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe që ka si qëllim të dezinformojë opinionin publik brenda dhe sidomos jashtë Shqipërisë mbi të drejtat e minoritetit. E drejta e minoritetit grek në Shqipëri për arsimin në gjuhën amtare, është në përputhje të plotë me të gjitha standartet më të përparuara të Evropës” shtoi Spahia. Sipas kryetarit të PBDNJ, zoti Vasil Melo, veprimi i deputetëve është marrë pas një mendimi të kryesisë së partisë. Melo thotë se protesta është brenda rregullave të demokracisë, është një tërheqje vëmendjeje ndaj qeverisë që nuk zbaton ligjet kushtetuese ku theksohet se minoritetot kanë të drejtat e tyre të pamohueshme. Hapja e klasave në gjuhën amtare, vazhdon Melo, buron edhe nga nënshkrimi nga Shqipëria i Konventës së të drejtave të minoriteteve me rastin e pranimit të vendit në KËE. Po kështu, miratimi i ligjit për arsimin si dhe deklarata e Berishës se klasat në gjuhën amtare do të hapen aty ku ka kushte, e bënë të favorshëm këtë akt që mbeti pa u zbatuar në praktikë. Por çuditërisht, një urdhër i dytë, verbal, konfirmoi se këto klasa nuk do të hapen dhe fëmijët grekë do të shkonin nga Gjirokastra në fshatrat e Dropullit, Sofratikë apo Dervician për të mësuar. Nëse gjendja nuk ndryshon, Melo thotë se PBDNJ do të bëjë të gjitha përpjekjet që të drejtat e minoritetit, qofte edhe të një individi të vetëm, të njihen jo vetëm në deklarata, por në praktikë.
Thoma Miço Kosta Makriadi [?] Ali Spahia Vasil Melo Berisha Shqipëri Greqi Gjirokastër Dropullit Sofratikë

Misteri “Guzi” - fillon procesi

Nis procesi ndaj amerikani[t], akuzuar për vrasjen e kunatit të tij për interes dhe xhelozi, për posedim kokaine, armëmbajtje pa leje faqe 3

SHIK-u merr përsipër rolin e censurës

Pas botimit të një guide turistike për Gjirokastrën Është botuar edhe fotografia e Enver Hoxhës GJIROKASTËR - Gjithë e shkuara dhe tashmja e qytetit të gurtë në një libër që doli nga botimi pak ditë më parë. Për herë të parë në historinë e turizmit shqiptar botohet një guidë turistike me autorë shqiptarë. Me një stil lakonik e letrar, deri në kufijtë e prozës poetike, si dhe 82 fotografi me ngjyra, autorët e kësaj guide, të gjithë atyre që duan të vizitojnë qytetin e gurtë, u ofron gjithë historinë dhe realitetin e sotëm të Gjirokastrës. Autorët e kësaj aventure janë: Vladimir Qirjaj arkeolog, Elvira Shabllo historiane, Jani Barko fotograf dhe Thoma Ngjelo menaxher. Ndonëse rrethet intelektuale të Gjirokastrës e kanë mirëpritur këtë vepër për shkak të profesionalizmit të saj të lartë, qarqet zyrtare e kanë pritur me një irritim të jashtëzakonshëm. Ajo çka i bën këta të japin alarmin dhe të vënë në lëvizje edhe SHIK-un është një fotografi e diktatorit Hoxha botuar në këtë guidë turistike. Në faqet e fundit të këtij libri për Gjirokastrën autorët e librit krahas fotografisë së Çapit dhe të Kalesë, kanë vendosur dhe një fotografi të Enver Hoxhës. “Është absurde të mendohet se këtë e kemi bërë për nostalgji ndaj regjimit komunist. U nisëm thjesht nga ideja se të bësh një guidë me tipare të një enciklopedie për një qytet, patjetër duhet të evidentosh dhe njerëzit më të njohur që kanë lindur në këtë qytet”, - thotë kryetari i grupit të hartoi këtë guidë Vladimir Qirjaj. SHIK-u mori përsipër të luajë rolin e censurës e cila me ligj ende nuk është institucionalizuar në Shqipëri. Madje në ligjin e shtypit shprehet qartë se ndalohet që censura të funksionojë. “Një nga drejtuesit e SHIK-ut në Gjirokastër urdhëroi të pezullohej shpërndarjen dhe shitjen e menjëhershme të librit”, - thotë Elvira Shabllo një nga autorët e guides turistike të Gjirokastrës. ILIR BABARAMO
Enver Hoxhës Vladimir Qirjaj Elvira Shabllo Jani Barko Thoma Ngjelo Gjirokastër Shqipëri

Çiller jep dorëheqjen

Kryeministrja turke Tansu Çiller dha dje dorëheqjen, duke marrë menjëherë në dorë rolin e kryeministrit kujdestar që ju caktua nga Presidenti Demirel deri në krijimin e qeverisë re. Ndërkohë Çiller komentoi se gjëja e parë që duhet bërë është fillimi i punës për krijimin e qeverisë së re në kuadrin e datave demokratike. Turqia nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për zgjidhje të reja.
Tansu Çiller Demirel Turqi

ITALCOMMERCIO

“Gruppo DIANBOILER” Italia Materiale hidraulike Ka ndërruar adresë, nga Qyteti Studenti ka kaluar në Magazinat e tregtisë pranë frigoriferit.
Qyteti Studenti