Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Enjte 5 Tetor 1995

10 për qind rritje rrogash

Opozita kundërshton qeverinë Rritja duhet të jetë 20% Dje në Parlament: Që nga ky muaj pagat e sektorit buxhetor dhe pensionet do të rriten Pagat e sektorit buxhetor dhe pensionet do të rriten 10 per qind, duke filluar qe nga ky muaj. Kështu ka vendosur dje grupi parlamentar i PD-së, ndonëse dhe opozita ishte për një rritje prej 20 përqindësh. Qeveria që në muajin gusht llogariti se ka patur një rritje prodhimi të fshb gjatë tre viteve të qeverisjes së saj dhe se inflacioni nga parashikimi 10% realisht për 7 mujorin ka qenë vetëm 0.3%. Fondin monetar që fitohet nga rritja e prodhimit dhe atë që kurshet nga paratë që ishin planifikuar për të luftuar inflacionin, qeveria i kërkoi parlamentit t'i drejtoj t'i përdorë vetë. Objektivi kryesor i qeverisë pas përfitimit të këtyre fondeve ishte rritja e pagave të sistemit buxhetor dhe rritja e pensioneve në masën 10%. Por opozita nuk ka qenë dakort me këtë nivel të rritjes së pagave dhe pensioneve. "Ne jemi që pagat dhe pensionet të rriten 10, por 20% duke ruajtur të njëjtin nivel të deficitit buxhetor", tha deputeti socialist Anastas Angjeli. Ndërsa sipas kryetarit të Komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave Genc Ruli që bëri dhe mbrojtjen e projektit të qeverisë, është situata ekonomike dhe stabiliteti monetar që i dhënë hapësirën e nevojshme qeverisë për këtë manovër. "Shifra prej 10 për qind, shpjegoi Ruli, përmban dhe tërë kujdesin dhe prudencën që qeveria duhet të tregojë sepse keto jane rritje që kanë efekt mbetesë dhe për vitet pasardhës". Duke kundërshtuar kërkesën e socialistëve për një rritje prej 20%, Ruli thotë se: "një rritje më e madhe e pagave do të krijonte një rritje të theksuar të deficitit të buxhetit të vitit '96". Por socialistët këmbëngulin në propozimin e tyre dhe japin argumente. "Rritja 20 për qind që ne propozuam është me llogaritjet e bëra me buxhetin ekzistues dhe jo me propozimin që sjell qeveria", thotë Angjeli. Në buxhetin e këtij viti miratuar në pranverë, socialistët kishin propozuar disa shkurtime të shpenzimeve që nuk u morrën parasysh nga PD-ja. Por keto ndryshime u bënë dje. Qëllimi i këtyre shkurtimeve përveç rritjes së pagave ka qenë dhe rritja e fondit të investimeve në disa sfera. Ligji i miratuar dje bën dhe korrigjimin e treguesve të të ardhurave të buxhetit të shtetit, si dhe parashikon rritjen në nivelit të investimeve dhe kredive. Gjithashtu ky ligj lejon Këshillin e Ministrave të përdorë fondin rezerve për investime, gjë të cilën qeveria e kërkoi për të krijuar mundësi në financimin e objekteve në ndërtim dhe plotësimin e disa nevojave që nuk ishin parashikuar në momentin e miratimit të buxhetit. E.B
Anastas Angjeli Genc Ruli Parlament

Mbrëmë, akt terrorist në zemër të kryeqytetit

Tentohet grabitja e shtëpisë së një punonjësi të firmës “Nikla” Hidhen dy bomba luftarake ofensive dhe qëllohet me pistoletë mbi qytetarët Tentohet grabitja e shtëpisë së një punonjësi të firmës “Nikla” Mbrëmë, akt terrorist në zemër të kryeqytetit Hidhen dy bomba luftarake ofensive dhe qëllohet me pistoletë mbi qytetarët faqe 2
Kryeqytetit

Vdekje me pushkatim dhe 20 vjet burg

Dënohen autorët e krimit barbar Dy dashnorët kishin vrarë 30 vjeçarin e pafajshëm Dënohen autorët e krimit barbar Vdekje me pushkatim dhe 20 vjet burg Dy dashnorët kishin vrarë 30 vjeçarin e pafajshëm Gjykata e rrethit të Lushnjes dënoi dje me vdekje, me pushkatim, 40-vjeçarin Arsidh Shani dhe me 20 vjet burg 25 - vjeçaren Kimete Belegu, të dy nga fshati Bishqethm i këtij rrethi. Ata, në bashkëpunim me njëri - tjetrin vranë barbarisht 30-vjeçarin Nexhmi Belegu, bashkëshortin ligjor të Kimetes. faqe 2
Arsidh Shani Kimete Belegu Nexhmi Belegu Lushnjë Bishqethm[?]

Bënte prostitutën, por fitonte pak

Arrin të shpëtojë nga vdekja Policia italiane arreston dy shqiptare për sekuestrim personi dhe armëmbajtje pa leje Arrin të shpëtojë nga vdekja Bënte prostitutën, por fitonte pak Policia italiane arreston dy shqiptare për sekuestrim personi dhe armëmbajtje pa leje Para dy ditësh policia e Breshias arriti të arrestojë dhe të çojë në proces dy nga pjestarët e një grupi të madh shfrytëzuesish të prostitucionit. Dhe kjo falë Katerinës, shqiptare 25 vjeçare, e cila e gjakosur dhe e rrahur barbarisht arriti të shpëtojë nga vdekja e mundshme. Katerina, sipas të dhënave të policisë, punonte si prostitutë në Breshia, por nuk arrinte të fitonte më shumë se 300 mijë lireta në muaj. Ky fakt e terrorizonte atë, pasi drejtuesit e klanit mafioz të prostitucionit i kërkonin vazhdimisht nën kërcënime e presione rritjen e fitimeve. Madje së fundi kërcënimet iu shtuan dhe Katerinën e paralajmëruan se do të vrsnin nëse nuk arrinte të fitonte më shumë. Kështu, para dy ditëve, rreth orës 02 të mëngjesit, asaj i afrohen dy shqiptaret që e kontrollonin për përkohësh. E mësuar me ta, pasi ishin dy femijet e caktuara nga klani për ta marrë dhe çelur nga “puna” çdo natë, Katerina bashkohet nga e qeshura e tyre. Menjëherë sapo konstatojnë se fitimi ishte përsëri minimal, dy shqiptaret i bëjnë “procesin” me tërbim: “Nuk shërben me, meriton të vdesësh dhe ne do të të vrasim” - ulërinte njëri nga djemtë që e kishte kapur për gryke vajzën e gjorë. Tjetri e tërhiqte. Katerina mundi të shpëtonte mes lotësh vetëm premtimin se nesër do të fitonte më shumë. E tmerruar ajo nuk ka pranuar të shkojë me dy djemtë që shtynin me forcë në makinë duke e qëlluar me shkelma dhe grushta. Më së fundi, pasi e masakrojnë, dy të rinjtë nxjerrin pistoletën dhe duke ia drejtuar Prostituta në Itali, në pritje të klientëve në kokë e detyrojnë të ulet në sediljen e makinës ku një tjetër prostitutë slave kishte zënë vend dhe nuk reagonte. Gjithnjë sipas burimeve të policisë, rreth orës 3 pas mesnate, makina ndalet në hyrjen e autostradës për të paguar kalimin. Pikërisht këtë moment ka shfrytëzuar Katerina, e cila hidhet nga dera dhe hyn në kasetën e pagimit për të kërkuar ndihmë. Jepet alarmi dhe policia e autostradës vihen në ndjekje. “Alfa 75” në të cilën udhëtonin dy djemtë zhduket, por policia fale tregimit të Katerinës mundi të zbulojë vendbanimin e pjestarëve të grupit dhe të arrestojë menjëherë shfrytëzuesin, nën akuzën “sekuestrim personi dhe përdorim arme zjarri pa leje”. Është e dyta herë që policia e Breshias arrin të çojë në proces dy grupe shfrytëzuesish të vajzave shqiptare falë Mirelës dhe Katerinës që duke parë vdekjen me sy gjetën kurajon për të denoncuar. ANXHELA HYSI, Milano
Katerina Mirela Anxhela Hysi Breshia Itali Milano

Ndjekje penale për atë që braktis fëmijën

4800 fëmijë të harruar në kryeqytet 3000 çifte të divorcuar i shmangen detyrimit prindëror 4800 fëmijë të harruar në kryeqytet Ndjekje penale për atë që braktis fëmijën 3000 çifte të divorcuar i shmangen detyrimit prindëror f.2
Kryeqytet

Kush do të jetë Kurt Kola i ri ?

Nesër të përsekutuarit demokratë zgjedhin kryesinë dhe kryetarin Nga 101 notues 14 janë deputetë, 31 qeveritarë Nesër të përsekutuarit demokratë zgjedhin kryesinë dhe kryetarin Kush do të jetë Kurt Kola i ri ? Nga 101 notues 14 janë deputetë, 31 qeveritarë faqe 3
Kurt Kola