07/10/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 tetor 1995

Berisha: Doni kredi, vishni funde

Presidenti takon gratë demokrate Berisha: Doni kredi, vishni funde Kryetari i shtetit premton kredi dhe interesa të veçanta për gratë duke stimuluar gjithë biznesmenët që firmat ti regjistrojnë në llogari të grave, nënave dhe motrave PS rrezik për Ballkanin Premtimi i djeshëm i Berishës për- para grave demokrate rrezikon të nx- isë një lëvizje feministe në Shqipëri ose ç'është më e keqja, të stimulojë elemente të matriarkatit. Lehtësirat financiare të premtuara grave mund të bëjnë që shumica dërrmuese e ko- mpanive dhe firmave shqiptare të regjistrohen në emra grash dhe po ashtu në emra grash të depozito- hen paratë e familjeve shqiptare. Kjo mund të sillte një independencë të paparashikuar të qarësisë shqi- ptare duke prishur kësisoj ekuilib- rin biblik të shoqërisë njerëzore dhe asaj shqiptare. Me pak fjalë, premtimet e Berishës për gratë mund të krijojnë një koloni Ama- zonash shqiptare. (vijon në faqe 3)

Siç u shkarkua Brozi, mund të shkarkohet edhe Berisha

Qeverisja aktuale, shembull i keq për qeverisjen e ardhshme Siç u shkarkua Brozi, mund të shkarkohet edhe Berisha Zyrtarët e PD mund të largohen nga puna me ligjet e miratuara vetë Çështja shtrohet se qeverisja aktuale hapi pre- cedentin për të bërë gjithçka edhe në kundër- shtim me parimet kushtetuese. Përshembull, mbas veprimit antikushtetues të Parlamentit për shkarkimin e Kryegjyqtarit Brozi, lamo të ishte krejt normale që presidenti aktual të largohej me votën e parlamentit për tre minuta. Aq më shumë që ai nuk ka votëbesim për dy legjisla- tura, por ka të drejtën për ta kërkuar këtë votëbe- sim në dy legjislatura. faqe 5

Merrni lekët e PD dhe votoni për PS

Socialistët në Berat Merrni lekët e PD dhe votoni për PS M.Lakrori: Do t'ju mbrojmë nga dajaku i pushtetit "Ne duam një fitore dinjitoze në zgjedhje... Nuk dëshirojmë një pushtet të vijedhur me vota të falsifikuara apo të nxjerrë nga dajaku"... Ka qenë pikërisht ky mesazhi i dalë nga takimi i të premtes i socialistëve beratës të mbledhur në një nga sallat e bibliotekës së rrethit. faqe 5

Jeta e Gligorovit në rrezik

Përkeqësohet shëndeti i Presidentit maqedonas Jeta e Gligorovit në rrezik Gligorov është verbuar pjesërisht dhe i është prerë njëri krah Gjendja shëndetësore e presidentit maqedonas, Kiro Gligorov, i plagosur pas aten- tatit të kurdisur kundër tij katër ditë më parë, duket se është përkeqësuar disi, bëri të ditur të d[?], një gazetë bullgare. "Gjendja shëndetësore e pre- sidentit maqedonas vazhdon të përkeqësohet... nuk përjashtohet përfundimi i tij tragjik", nën- vizon e përditshmja bullgare "24 orë", e cila i referohet nga ana e saj, ministrit bullgar të Brendshëm, Ljubomir Naçev. Qeveria bullgare dërgoi të enj- ten në mbrëmje një raport mbi hetimet e kryera mbi këtë at- entat, gjendjen shëndetësore të Gligorovit si dhe mbi situatën në vendet fqinjë me ish-Repu- blikën jugosllave të Maqedonisë, nënvizon gazeta. Naçev tha se, Gligorov është verbuar pjesë- risht dhe se krahu i tij i djathtë është prerë. Atij iu desh të për- ballonte edhe një operacion që zgjati pesë orë për të nxjerrë cifla metali nga koka. Gjendja shëndetësore e presidentit maqedonas, Kiro Gligorov, i plagosur pas aten- tatit

EKSPRES SPORT NESËR

Gjithçka për ndeshjen Bullgari - Shqipëri Vetëm pak orë pas përfundimit të saj Nga të dërguarit tanë speciale në Sofje: Armand Shkullaku, Andi Bushati, Mikel Janku, Adriatik Dosti