Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Dielë 15 Tetor 1995

Të tretët të lirë - Nano në burg!

Bukuresht: Unioni Ndërparlamentar i shqetësuar për çështjen “Nano” Të tretët të lirë - Nano në burg! Pritet rezoluta në favor të liderit të burgosur Ali Spahisë i kërkohen shpjegime për shkarkimin e Brozit “Si ka mundësi që Nano vazhdon të mbahet në burg, kur është dënuar për vjedhje në favor të të tretëve, çështja e të cilëve ka kohë që është pushuar nga prokuroria e Romës”. Ky është thelbi i shqetësimit të Zhozë Mejrit, kryetare e Unionit Ndërparlamentar gjatë Konferencës së 94 të saj në Bukuresht ku mori pjesë edhe një delegacion shqiptar. Në takimin një javor të delegacioneve të parlamenteve të 119 vendeve të botës, për dy ditë me radhë është diskutuar si asnjë herë tjetër çështja “Nano”. Dje është dalë edhe me një rezolutë të posaçme ku veç këtij problemi mësohet të jetë diskutuar me shqetësim edhe për gjendjen e gjyqësorit në Shqipëri dhe shkarkimit të Brozit. faqe 3
Nano Ali Spahia Brozi Zhozë Mejri Bukuresht Romë Shqipëri

Gjallërohet kontrabanda e naftës

Vetëm dje, në çdo 15 minuta, nga rafineria e Ballshit dilte një autobot që nisej drejt veriut Kërkesa e madhe për “arin e zi” shkakton tronditje në bursën e Shkodrës Pasi lënë menjanë repartin ushtarak, së bashku me vilat qeveritare, përshkojnë rezervatin e gjuetisë e me drejtim derdhjen e Bunës. Patrullat ushtarake i shoqërojnë gjatë kalimit e shkarkimit. Nga ana malazeze afrohen cisternat vetëlëvizëse. Pasi hyjnë rreth 800 metra në ujrat shqiptare, bëjnë lidhjen me tubo plastike. Nëpërmjet tyre shkarkimi bëhet më i shpejtë, falë pompave të fuqishme thithëse. Kronikat dhe reportazhi ynë në faqe 6-7
Ballsh Shkodër Bunë Ujrat Shqiptare Ana Malazeze

Bllokohet mitingu socialist

Katër militantë ndalohen nga policia Dokle: Autoritetet duan njoftim paraprak për të lajmëruar SHIK-un Katër militantë ndalohen nga policia Bllokohet mitingu socialist Dokle: Autoritetet duan njoftim paraprak për të lajmëruar SHIK-un faqe 3
Dokle

Do të rrëzojmë qeverinë e PS

Dje kongresi i sindikatave të minatorëve Kalaja: Fitorja me gjak e ’92-shit nuk do nëpërkëmbet Dje kongresi i sindikatave të minatorëve Do të rrëzojmë qeverinë e PS Kalaja: Fitorja me gjak e ’92-shit nuk do nëpërkëmbet faqe 2
Kalaja

Arrestohen 4 shqiptarë

Kishin rrëmbyer dy italianë Policia arriti të zbulonte dje vendin ku 4 shqiptarë mbas rrëmbyen 2 italianë i mbanin të izoluar ata për 3 ditë me radhë duke kërkuar një shumë prej 50 milion liretash nga familjet e tyre, Sipas policisë, 4 shqiptarët bënin pjesë në një bandë të specializuar në trafikun e drogës. Në dhomën e tyre policia gjeti hekurat me të cilat ata mbanin të lidhur në krevat Luixhi Pugliesi 30 vjeç nga Kozenca dhe Antonio Suma 35 vjeç nga një provincë e Kozencës. Në dhomë gjithashtu u gjetën edhe municione arme. Sipas policisë, të 2 italianët janë rrëmbyer si pasojë e një borxhi prej 50 milionë lireta. Gjatë periudhës së mbajtur peng janë torturuar dhe si pasojë njëri ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ata u liruan kur dy ditë më parë policia bllokoi në Milano bandën në momentin kur po merrnin në dorëzim valixhen me shumën e lekëve nga një i afërm i të dy rrëmbyerve. Shqiptarët e arrestuar janë Fatmir Selimaj 25 vjeç, Timo Tijevic 23 vjeç, Nikolin Xhani 31 vjeç dhe Arnold Ukaj 27 vjeç, të gjithë pa vendbanim stabël. Tani policia po punon për të identifikuar gjithë veprimtarinë e bandës së organizuar. ANGELA VINCENTINI Milano
Luixhi Pugliesi Antonio Suma Fatmir Selimaj Timo Tijevic Nikolin Xhani Kozenca Milano

Sot EKSPRES SPORT

Sot EKSPRES SPORT Gjithçka për javën e shtatë të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij

Albanian Airlines

Kompania jonë për në Mynih Romë Bolonjë Shkup Stamboll Kompania jonë për në Mynih Romë Bolonjë Shkup Stamboll MYNIH BOLONJË ROMË SHKUP STAMBOLL Për çdo informacion drejtohuni tek Zyra Qendrore e Albanian Airlines Rruga Durrësit 202, Numër tel. (42) 428-57, 351-62, 351-38, 284-61
Mynih Romë Bolonjë Shkup Stamboll