Ramiz Alia kundër genocidit
Luftën kundër genocidit pushteti i Berishës e filloi me frymëzim profashist e çnjerëzor
Intervistë e ish presidentit të fundit komunist
Njerëzit nuk futen ose nxirren nga politi-
ka me anë ligjesh. Sot kushdo po merret me
politikë: mjekët merren me politikë, qofte
dhe në anë shëndetësore; disa merren me
politikë ekonomike; të tjerë bëjnë politikë
arsimore; disa merren me politikë kulturore
(në Festivalin e Beratit, që u shpall si apoli-
tik, politika imponoj që të mos këndoheshin
këngë për Luftën, për partizanët ose dësh-
morët); gazetarët dhe reporterët e TV bëjnë,
gjithashtu, politikë; siç bëjnë edhe kineas-
tët, shkrimtarët, bile edhe piktorët...Unë i
kam hyrë politikës qysh kur u futa në
Lëvizjen Antifashiste këtu e 50 vjet më
parë. Asnjë ligj nuk më nxiti, as më ndaloi
që edhe pas Çlirimit të merresha me poli-
tikë, të kisha poste zyrtare me rëndësi, deri
në zgjedhjen e Presidentit të Republikës në
Kuvendin e parë pluralist të dalë nga vota
e 31 Marsi 1991.
Për të gjitha këto arsye, kur dëgjova
për ligjin mbi “genocidin” m’u përforc-
ua bindja se vendi po ecën në rrugën e
barbarisë, se aktualisht po bëhen për-
pjekje për të qeverisur me ato atribute
që parashikoheshin në Projekt-Kush-
tetutën e paraqitur në Referendumin e
6 Nëntorit dhe që, populli me votën e
vet të lirë, e hodhi poshtë.
faqe 6-7
Çekët “tolerojnë” genocidin
Parlamenti çek hedh poshtë propozimin e Havelit për shtesa në ligjin për policinë sekrete i cili ndalonte emërimin në poste shtetërore deri në vitin 2000
Parlamenti çek hedh poshtë propozimin e Havelit për shtesa në
ligjin për policinë sekrete i cili ndalonte emërimin në poste
shtetërore deri në vitin 2000
Çekët “tolerojnë” genocidin
Berishës i humbën shembuit
Parlamenti çek në seancën e
djeshme parlamentare, kundërshtoi
kërkesën e presidentit Havel, për t’i
bërë një shtesë kohore ligjit për
e policinë sekrete dhe bashkëpunëtorët
e tyre, për të mos lejuar caktimin e
tyre në poste shtetërore deri në vitin
2000. — faqe 3
Kthehet në Tiranë fëmija i grabitur
Gjysjja me të dashurin e saj kishte organizuar shitjen e fëmijës
Shpëton për mrekulli nga shitja në Gjermani
Kthehet në Tiranë
fëmija i grabitur
Gjysjja me të dashurin e saj kishte
organizuar shitjen e fëmijës
Një vjeçari Xhoi Marku pasi i ka
shpëtuar grabitjes
faqe 2
Një vjeçari Xhoi Marku pasi i ka shpëtuar grabitjes
PD bojkoton të tjerët
Votuesi të votojë jo vetëm për grupimin por edhe për partinë
13 parti firmosin propozimin e Godos kundër ndryshimit të ligjit elektoral
Votuesi të votojë jo vetëm për grupimin
por edhe për partinë — faqe 3
Godo: Në qeveri me PD pas zgjedhjeve
Fatos Nano në Tepelenë na kujton Leninin që komandonte nga një kasolle në Finlandë
Republikanët në konferencë shtypi
Godo: Në qeveri me
PD pas zgjedhjeve
Fatos Nano në Tepelenë na kujton
Leninin që komandonte nga një
kasolle në Finlandë
faqe 3
Jo dhunë në mitingje
Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Ndonëse nuk është shpallur
ende zyrtarisht, fushata e
zgjedhjeve praktikisht është
hapur. Forcat politike kanë
filluar të paraqesin programet e
tyre shumë muaj para afatit të
zgjedhjeve, që bie rregullisht në
pranverë të vitit 1996. Provat e
para të këtij ballafaqimi elek-
toral nuk janë shumë premtuese,
madje japin shkak për të shpre-
hur rezerva e shqetësime. Një
opinion i përhapur gjerësisht
është i brengosur për zhvillimet
e tejshme dhe njerëzit pyes-
in se ç’mund të ndodhë, sa më
shumë që të afrohet koha e
zgjedhjeve.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
shpreh keqardhjen për incident-
et shpesh mjaft të rënda që kanë
ndodhur kohët e fundit me rastin
e mbledhjeve dhe takimeve që
partitë e opozitës kanë organizuar
me përkrahësit e tyre. Është një
kusht i domosdoshëm i zhvillim-
it të qytetëruar të debatit politik
që veprimtaritë e partive të
opozitës të gjejnë hapësirën e
nevojshme, pa kufizime të papër-
ligjura, të pabazuara në ligj.
KHSH bëhet interpret i
shqetësimeve të qarqeve të gjëra
të opinionit publik lidhur me këto
incidente dhe bën thirrje për
marrjen e masave të ligjshme,
për të krijuar një atmosferë
paqësore, të domosdoshme për
zhvillimin normal të fushatës
elektoral. Thirrju u bëhet par-
tive politike, që t’u përmbahen
kërkesave të ligjit në organiz-
imin e manifestimeve të tyre.
Por thirrja u drejtohet aq më
tepër organeve të rendit që të
tregojnë vetëpërmbajtje dhe t’i
shmangin përdorimit të forcës
ndaj pjesëmarrësve në këto
manifestime. Forcat e rendit
kanë përgjegjësi të veçantë për
sigurimin e paqes sociale.
18 tetor 1995
Lind në mal gruaja klandestine
Lind në mal gruaja
klandestine
Shkonte me një grup refugjatësh në Greqi
DEVOLL - Të qarat e një
fëmije të lindur ende në kufi.
Eshtë nisur si klandestine drejt
Greqisë, por pikërisht ndërsa do
më kalonte kufirin ka lindur në
natyrë një djalë. Historia kuri-
oze ka për personazh gruan S.F
nga rrethi i Beratit e cila para
pak ditësh ndonëse shtatzënë
është bashkuar një grupi refugja-
tësh në aventurën klandestine
drejt Greqisë. Dhe pranë fshatit
Kuriëd ndërsa pushonin në me-
snatë papritur i janë shfaqur
shenjat e lindjes. Ka qenë e
vonuër dhe arritja e një infer-
miereje të thirrur nga bash-
kudhëtarët e shtatzënës, pasi
kjo e fundit kishte nxjerrë në jetë
fëmijën. Me gjithë këtë lindje
“klandestine” gruaja këmbën-
gulte në rrugën e emigrimit,
tregon një burim pranë ngjarjes,
por është detyruar të kthehet
prapa bashkë me djalin që për
momentin i është vënë emri Ref-
ugjat.
GËZIM ASHIMI
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË