Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 27 Tetor 1995

Amerikanët trokasin në selinë e PS

Agolli e Legisi takohen me Karl Zibentrit Marksi shqetëson amerikanët Agolli e Legisi takohen me Karl Zibentrit Marksi shqetëson amerikanët Në takimin kokë më kokë që Zibentrit ka zhvilluar me deputetin Agolli, mësohet se diplomati amerikan ka qenë veçanërisht i interesuar të njohë me situatën politike në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme. "Pjesa më e madhe e bisedës mes meje e mikut amerikan,- thotë për "KJ" deputeti socialist Agolli,- është përqëndruar në interesimin që Zibentrit ka treguar për situatën e acaruar politike në Shqipëri dhe vlerësimin e saj nga Partia Socialiste" fage 3
Agolli Legisi Karl Zibentrit Simon Puto Shqipëri

PBDNJ kundër aleancave Do rrimë jashtë Polit

PBDNJ kundër aleancave Do rrimë jashtë Polit Melo: Deputetët minoritarë në PS nuk kanë mbrojtur minoritetin fage 3
Tahir Vladin

Vjedhje spektakolare në ministrinë e Bujqësisë

Vjedhësi i padukshëm zhuat nga kasaforta rreth 2 milion lekë letra me vlerë TIRANË - Vjedhje misterioze në zyrën të ministrisë së Bujqësisë. Eshtë rreth 2 milion vlera e letrave me vlerë, të cilat janë vjedhur në fund të javës së kaluar nga kasaforta e njërës prej zyrave kryesore të këtij dikasteri. Dhe enigma më e madhe e kësaj historie është vetë kasaforta, as dera e zyrës nuk janë shpyer fare. Ndërkohë kanë filluar menjëherë hetimet dhe dyshimet e para janë ngritur mbi njërin prej rojeve civile që vigjëlonte brenda mjediseve të Ministrisë. Vjedhja ishte konstatuar nga një punonjëse e zyrës së Llogarisë së ministrisë së Bujqësisë mëngjesin e së premtes së kaluar. Punonjësja kishte hapur kasafortën siç bënte gjithmonë në mëngjes dhe kishte shqyer sytë nga tronditja kur kishte parë atë bosh. Kaq tërhiqnin i letrave me vlerë që kapte vlerën mbi 1 milion e 800 mijë lekë ishte zhdukur. Por në kasafortë nuk duket asnjë gjurmë dhune. Eshtë bërë menjëherë denoncimi në komisariatin nr.2 të Policisë së kryeqytetit. Dhe në sitën e hetuesisë po kalon një varg punonjësish të këtij dikasteri. Por dyshimet më të forta ranë mbi Tahir Vladin, 37 vjeç, nga lagjia e Kombinatit i cili natën midis së enjtes dhe së premtes së kaluar kishte turnin e shërbimit. (Kjo Ministri ruhet me një polic tek porta e cila mbyllet me dryn çdo mbrëmje pas orës 10 dhe me një roje civile që rri brenda dikasterit). Vendroja e këtij të fundit gjendet ngjitur me zyrën e Llogarisë ku ndodhi vjedhja. Por asnjë shenjë agresioni në kasafortë apo në derën e zyrës. Duke sikur vjedhësi misterioz ishte i padukshëm. A thua vjedhja është kryer me çelës kopil? Madje anjë konfirmim edhe nga titullarët e Ministrisë. Zëminsitri u soll sikur i ishte “futur djalli në trup” duke ju shmangur me arrogancë prononcimit në shtyp. Bile duke gënjyer se do jepte hollësira rreth ngjarjes, por pastaj iku nga “sytë këmbët”. Ndërsa shefi i Llogarisë së Ministrisë, i bërë dyllë në fytyrë na nxorri jashtë nga zyra me duart që i dridheshin nga nervozizmi. Sidoqoftë një gjë nuk mund të fshihet: fakti që pikërisht në zemër të Ministrisë zhduken në rrethana “qartësisht” të dyshimta një kontigjent i konsiderueshëm bonossh privatizimi. Z.DULE
Z.dule Lamberto Dini Tiranë Kombinatit

Qeveria Dini fiton votbesimin

311 vota pro dhe 291 kundra dje në parlamentin italian Lideri i Aleanca Nazionale, Fini, uron kryeministrin Dini pak minuta pas fitores së tij të djeshme Reuters Dje qeveria italiane e Lamberto Dinit mori votbesimin në parlament. Këtë votbesim ai e arriti në sajë të mbështetjes që i dhanë deputetët e partisë Komuniste të Rifonduar. Tek vota e tyre varet gjatë fati i kësaj qeverie. Gjatë fjalimit të mbajtur para parlamentit, Dini, tha: "Nuk më ka shkuar mendja, ta kurrë të jap dorëheqjen". Këtë duke e përgënjeshtruar një gjë të tillë kërkuar të bënte një akt të vullnetit të mirë”, dm.th. të jepte dorëheqjen para votimit të mocionit të mosbesimit. “Do të kishte qënë veprim i papërgjegjshëm”, shtoi Dini, sepse në krizën aktuale "për deputetët e tjerë nuk morën pjesë në votim. Din i ka premtuar deputetëve të partisë komuniste se qeveria e tij mund të japë dorëheqjen në fund të muajit dhjetor, pasi të jetë miratuar edhe buxheti i shtetit për 20.3 bilion dollarësh, si e vetmja rrugëzgjidhje për të frenuar rritjen e deficitit, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë italiane. Ndërkohë pas marrjes së votbesimit, Dini i ka kërkuar parlamentit që t’i japë mundësinë e qeverisjes deri qershorin e ardhshëm, për të vënë një reformën ekonomike të nisur më parë. Forcat e ndryshme politike italiane e komentojnë marrjen e votbesimit të qeverisë, si një manovër politike dhe se qeveria është kthyer në një vegël politike të shumicës parlamentare, ndërkohë që ajo është një qeveri teknokratësh, ekstrapartiake.
Fini Gligorovit Ljubomir Frckovski Itali

Pas atentatit kundër Gligorovit Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen

Pas atentatit kundër Gligorovit Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen Dje ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Ljubomir Frckovski, dha dorëheqjen. Dorëheqjen e tij ai e bëri të njohur nëpërmjet një konference shtypi të dhënë në TV maqedonas. Ndër të tjera ai tha se “e ndjej veten moralisht dhe politikisht përgjegjës” për atentatin kundër presidentit Gligorov. Fakti që deri tani nuk kanë arritur të kapin autorët e krimit, tregon për paaftësinë e organeve të specializuara për ta bërë një gjë të tillë. Gjatë konferencës për shtyp ai fajësoi një grup ekonomik financiar të një vendi fqinj” si autorë të mundshëm të krimit. Në lidhje me këtë, Frckovski, nuk pranoi të përmendë emrin e shtetit që ka organizuar krimin. Sipas tij motivi politik i krimit ishte eliminimi fizik i presidentit Gligorov, destabilizimi i vendit si dhe dobësimi i sovranitetit politik e ekonomik.
Gligorovit Ljubomir Frckovski Frckovski Maqedoni

Pas skandalit të Tepelenës Kush ka eksperimentuar me gjakun e 302 nxënësve

Pas skandalit të Tepelenës Kush ka eksperimentuar me gjakun e 302 nxënësve Një ekip i kordinuar i ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit niset dje urgjentisht në vendngjarje fage 2
Tepelenë