28/10/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 tetor 1995

PS: Bashkëpunim me të djathtët

Ruçi: Për ne Berisha nuk është armik por kundërshtar Socialistët në Tiranë. Ulqini i pakënaqur nga pjesëmarrja Të shoqëruar nga ritmet e rokut që vinin nga karuseli përballë selisë së PS, si dhe nga thirrjet që glorifikonin fitoren e ardhshme të kësaj partie, sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi, deputetët Musa Ulqini dhe Fehmi Abdiu, u takuan dje pasdite me antarë të thjeshtë simpatizantë socialistë të zonës 21 të Tiranës. Por atmosfera e trumbit të ardhshëm socialist gjithësesi nuk e pengoi kryetarin e PS për kryeqytetin, Musa Ulqinin në hapje të fjalës së tij të tregojë i ashpër në vlerësimet e veta lidhur me pjesmarrjen në këtë takim. "Jemi të pakënaqur nga pjesmarrja e socialistëve sot në këtë takim", - u drejtohet Ulqini të pranishmëve që gjithësesi kishin mbushur sallën plot. (foto) E. Billa faqe 3

“Spiunët” do të ikin nga Gjadri

Përfundon misioni i avionëve "Predator" Më 5 nëntor afati i fundit Përfundon misioni i avionëve “Predator” Misioni amerikan në aerodromin e veriut shqiptar është në hetet e evakuimit të pajisjeve. Të shtunën e kaluar një avion transportues C-130, që mbante rreth 20 ton ngarkesë ka marrë një pjesë të pajisjeve dytsore. Shembullja po vazhdon avash, në kontrast me stacionimin rrufe të korrikut. faqe 2

Rivendosje e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë

Për të ardhmen evropiane përgjigjemi të gjithë bashkë Presidenti i Parlamentit Austriak flet para deputetëve faqe 4

“Ndal presionit policor ndaj shtypit”

Ndalohet në “12 orësh” gazetari i “Koha Jonë” Ilir Babaramo Policia në rolin e gjykatës - Lidhja e Gazetarëve të Jugut proteston Shoqata “Lidhja e Gazetarëve të Jugut” shpreh me anë të kësaj deklarate shqetësimin e saj serioz ndaj presioneve të vazhdueshme që ushtrojnë organet e rendit publik në Gjirokastër ndaj gazetarëve, anëtarë të kësaj shoqate. faqe 2

Arrestohen dy botues gazetash

Kishin botuar foto nudo të gruas së Papandreut ATHINE - Dje prokurori i Athinës ka urdhëruar arrestimin e dy gazetarëve, nën akuzën “për fyerje të dinjitetit”, pas botimit të fotografisë së gruas së kryeministrit Papandreu, nudo, në një skenë intime sëbashku me një person tjetër në plazh. Gazetarët e arrestuar janë përkatësisht të gazetave Avriani dhe Onoma. Sipas ligjit grek për raste të tilla ata mbahen të ndaluar 48 orë, pastaj i nënshtrohen gjykimit në gjendje të lirë. Njëri nga gazetarët ka denoncuar, se botimi i kësaj fotoje është bërë me qëllim që, ta detyrojnë Lilian Papandreun, të largohet nga skena politike, kurse zëdhënësi i shtypit të qeverisë greke e komentoi si një fushatë kundër kryeministrit Papandreu dhe PASOK-ut. Foto e Dhimitra Papandreut botuar në gazetën “Avriani”

Arbnori uron besimtarët

Abdullah El Zamil shpallet qytetar nderi i Shkodrës Përurohet xhamia në Shkodër, më e madhja në Shqipëri

Nesër EKSPRES SPORT

Gjithçka për javën e nëntë të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij

Sot në AKS

1. “Vrasës të lindur” - Të shfaqet apo të censurohet për publikun. Shfaqja e këtij filmi është ndaluar në shumë vende të Europës Perëndimore. Në Amerikë pati shumë vrasje pas këtij filmi. Në intervistën e tij Oliver Stone shpjegon filmin e tij. 2. Ekskluzivisht për AKS Michael Harper 3. “Njerëz të krisur” e Agollit - Bestseller i muajit tetor 4. Edi dhe Mihallaq Luarasi rikthehen së bashku në skenë 5. Gjuha letrare shqipe e kërcënuar 6. Shkëmbi i shenjtë i Akropolit dominon krijimet moderne