11/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 janar 1995

Në Kasacion dalin kundërshtarët e fshehur të Zef Brozit

-Brozi bëhet gati për tu paraqitur në parlament -Do të akuzojë Prokurorin e Përgjithshëm si dhe pjestarë të mafies shtetërore Në Kasacion dalin kundërshtarët e fshehur të Zef Brozit faqe 2

Opozita fillon hartimin e kushtetutës së re

Projekti mund t'i paraqitet Parlamentit në mes të shkurtit Opozita fillon hartimin e kushtetutës së re faqe 3

Dialog pa kushte duke përmbushur kushtin

Njëri mision amerikan synon lirimin e të pestëve, ndërsa tjetri i bën thirrje Greqisë të fillojë dialogun pa kushte me Shqipërinë Marrëdhëniet shqiptaro-greke në fokusin amerikan faqe 3

Kush e shkakton kolerën politike

Karrigia e pushtetit është bërë më e lirë se sa një xhaketë e vjetër në tregun e zi Kundravajtës me pasaportë ligjvënësi faqe 4

Gjashtë muaj burg për një klandestin kinez

Gjykata e Tiranës “Endrra shqiptare” e një kinezi i cili kishte hyrë në Shqipëri si klandestin duke falsifikuar vizën dhe vulat e pasaportës së tij, ka mbaruar në mënyrë të dëshpëruar në burgun e Tiranës. “Endrra shqiptare” e një kinez i cili kishte hyrë në Shqipëri si klandestin duke falsifikuar vizën dhe vulat e pasaportës së tij, ka mbaruar në mënyrë të dëshpëruar në burgun e Tiranës. Pikërisht këtë hyrje të paligjshme në territorin shqiptar të cilin vetë shqiptarët priren ta lenë duke lakmuar vendet perëndimore, e kanë dënuar dje me 6-të muaj heqje lirie gjykatësit e Tiranës, klandestinin nga Kina e largët. Historia e shtetasit kinez Yu Jin Wei, 22 vjeç, e ka origjinën në Moskë në prill të këtij viti, ku ai sipas pretendimeve të tij ka qenë mashtruar nga një tjetër shtetas kinez i cili e ka pajisur atë me një pasaportë për linjën ajrore Moskë-Romë-Tiranë. Por, pasaporta, siç do të rezultonte më vonë, ishte e rreme. Në fakt kinezi kishte arritur të përshkonte me sukses përmes syve hetues të doganierëve të kujdesshëm rusë, italianë dhe atyre shqiptarë, por pas 3 muaj qëndrimi në territorin shqiptar, i riu nga Kina është kapur krejt rastësisht nga policia jonë. Pasi është ekzaminuar me kujdes të madh nga ekspertët, pasaporta e kinezi ka rezultuar e falsifikuar. Do të fillonte kështu hetimi për Yu Jin Wei i cili megjithatë vazhdimisht ka këmbulur këmbë në hetuesi dhe në gjyq se ka qenë thjesht viktimë e një mashtruesi. Por trupi gjykues i kryesuar nga z. Martin Dede nuk i ka zënë besë. Gjykatësit e kanë cilësuar kinezin fajtor për dy akuza: “kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “përdorim të vulave të falsifikuara” duke dhënë për të 6 muaj burg. Nuk dihet në se pas kryerjes së dënimit i cili mbaron pas dy javësh, shtetasi kinez do të qëndrojë në Shqipëri apo do të dëbohet duke i dhënë fund kështu ëndrrës së tij për të qëndruar në Eldoradon shqiptare. Z.D.