PS e paaftë për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme
Një gazetar i ZP: “Pse nuk organizohen demonstrata...”
Partia Socialiste që kur humbi zgjedhjet në mars të ’92 dhe sidomos pas burgosjes së liderit Nano, ka pasur vetëm një armik dhe vetëm një tabelë qitjeje: PD-në dhe Berishën. Është shumë e vërtetë ajo që tha gjatë konferencës S. Pëllumbi se “intoleranca e partisë në pushtet bën që raportet pozitë-opozitë të vazhdojnë të jenë konfliktuese”, por për të dalë nga ky konflikt, i cili tani mund të zgjidhet vetëm nga zgjedhjet e parakohshme, nuk mjafton vetëm ndëshja kokë më kokë me partinë në pushtet. Dukët se socialistët e kanë harruar se kush e përmbysi Qeverinë Nano 2.
Nga konferenca e djeshme e shtypit e PS
Pikë: Çfarë të bëjmë për të shkuar në zgjedhje
foto A. BABANI
Mbi imunitetin e Rulit, Ukës dhe Brozit
Intervistë me deputetin Fehmi Abdiu, kryetar i Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit
faqe 5
Janë falsifikuar marrëdhëniet Shqipëri-Itali
-Xh. Amelio: “Kadareja, një zhurmaxhi fjalë madh”
Ismail Kadare për filmin “LAMERIKA”
faqe 4
foto A. BABANI
“Refuzuam të bëjmë zhdoganimin”
-Tregon shefi i doganës në Lezhë
Lezhë: Afera “Druri i Arrës”
faqe 2
Vdes aksidentalisht një 27 vjeçare
- Përdori gabimisht helmin e minjve
Vlorë
Një tjetër viktimë Lolota Cobo, vjeç 27, nënë e tre fëmijëve, vdiq më datën 10 janar 1995 e helmuar aksidentalisht. Ndoshta ishte mungesa e dr-itave arsyeja që ajo në vend të aspirinës përdori gabimisht tabletat e synuara për të luftuar minjtë. Pasi ndjeu shqetësimet e para dhe kuptoi gabimin e bërë u çua urgjentisht në spital, por pa rezultat sepse pas disa orësh vdiq.
Vritet me thikë nëna e dy fëmijëve
- Arrestohet vrasësja, 39 vjeç, me tre fëmijë
Janë dy femra nëna me fëmijë ato që për fat të keq hyjnë në kronikat e dhimbshme të ngjarjeve tragjike të qytetit të Vlorës. Mimoza Simoni vjeç 29, nënë e dy fëmijëve qëllohët me thikë nga Mirjana Dalipi vjeç 39, nënë e tre fëmijëve. Vrasja është kryer ashtu befasisht në orën 7.30, të mëngjesit dhe pa ndonjë shkak të fortë, domethënë pa ndonjë grindje të mëparshme. Të dyja familjet jetonin prej kohësh pranë njëra tjetrës.
Në mëngjesin e ditës së vrasjes viktima ka shkuar në shtëpinë e komshies, Mirjana Dalipi, dhe më pas brenda shtëpisë është goditur nga ajo me thikë në bark. Ka qenë i shoqi i viktimës që e ka çuar të shoqen në spital ku nuk qe e mundur t’i shpëtohej jeta. Vrasësja është arrestuar dhe ka filluar procedura penale.
SINAN HIBRO