Gjykata e Tiranës - Vazhdon procesi Arsidi
- Dëshmojnë në sallën e gjyqit Gramoz Pashko, Genc Ruli, Osman Shehu...
- Peter Earl, një tjetër negociator i borxhit shqiptar
- Kërkohet edhe një herë thirrja e kryeministrit Meksi si dëshmitar
- Çfarë u vu re dhe çfarë i mungon këtij procesi
faqe 2
Genc Ruli dje në sallën e gjyqit
foto A. BABANI
Gjovalin Çekini u sakrifikua nga idiotësia dhe kanibalizmi i pushtetit
14 janar : një vjetori i vrasjes së Gjovalin Çekinit
Çekini i bën të dridhen ata që e vranë dhe ata që e dinë dhe heshtin për kriminelët
faqe 3
Fatos Nano në Tiranë
Dy ditë të errët të mbrëmjes, makina të shumta policie të mbushur plot me policë sollën nga burgu i Tepelenës liderin socialist Fatos Nano.
Natën e djeshme lideri socialist e kaloi në repartin 313, aty ku qëndroi prej një viti me radhë. Sot ish-kryeministri Nano do të dalë përpara publikut për të dëshmuar me cilësinë e dëshmitarit në gjyqet shqiptar me emrin francez “Arsidi”. Ndërkohë, zëra nga PS njoftuan se sot do të ketë grumbullime të simpatizantëve të Nanos përpara gjykatës së Tiranës për të përshëndetur atë, ndërkohë që sirenat të shumta policie kanë patrulluar dje pasdite në gjithë Tiranën. Siç duket, për pushtetin është akoma i freskët mitingu i 30 Korrikut në sheshin qendror të Tiranës.
PS kundër Brozit
Hajdaraga: Kryetari i Kasacionit nuk mund të gjykojë më Nanon
faqe 2
Lufta e klaneve mund të krijojë puç qeveritar
faqe 2
Sot konferencë shtypi e Kryetarit të Kasacionit
Sot, datë 14.01.1995, Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Asistent profesor, Doktor Zef Brozi do të japë një konferencë shtypi.
Ajo do të zhvillohet në sallën e kësaj gjykate në ora 11,00.
Ftohen të marrin pjesë gazetarët e organeve të ndryshme të shtypit të RTV, ATSH si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
Zyra e shtypit dhe informacionit pranë Gjykatës së Kasacionit