Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 17 Janar 1995

Arra­tisen 20 të burgosur nga burgu

Arratisen 20 të burgosur nga burgu - Kapen vetëm dy prej tyre dhe ndalohen 6 policë të shërbimit Burgu i Tiranës Foto D. KABA
Tiranë

Dy shqiptarë mbajnë pang nëjë familje italiane

Milano Dy shqiptarë mbajnë pang një familje italiane Aventurë e type përfundon gjatë tragjikisht ndërsa shtetasit italianë mendohet se është përfshirë në një rrëf të përgjithshëm valutë faqe 2
Milano

Kushtetuta po mbetet jetime

Ç’do braktis tryezën - po të tjerët? • Çështja e Kushtetutës të lëvizë nga pika e vdekur - Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit faqe 4

Doli numri i parë i gazetës “AHS”

Buletini i dytë i janarit, botim i një gazetë “AHS” (Albanian Humanitarian Service), qarkulloi dje me një tirazh prej 1000 kopjesh. 4 faqet e këtij organi kanë si qëllim të informojnë publikun e gjerë me veprimtarinë e degëve të “AHS” dhe të pasqyrojnë problemet me të mprehta ekonomiko-sociale të familjeve nga Kosova, të cilat strehohen për një kohë të gjatë si shpërngulës për shkak të mësymjes së forcave serbe dhe të cilët banojnë në çdo qark të vendit tonë, por më së shumti në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Kavajë. Ndërsa, në faqen e saj të fundit gazeta “AHS” ka rezervuar një pjesë të veçantë për t’i bërë një paraqitje të qartë peizazhit të veprimit të drejtuesve dhe institucioneve të mërgatës me seli në Tiranë. Përsa i përket politikës së jashtme, drejtuesit e “AHS”, do të botonin materiale të mbështetura mbi deklaratat, qëndrimet dhe opinionet e autoriteteve shtetërore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni për gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ndërsa, në të ardhmen kjo gazetë, që përfitoi dhe nga mbështetja materiale e “AHS”-së ndërkombëtare, do të botohet me shpesh dhe do të zgjerojë rrethin e shpërndarjes së saj. Kjo gazetë do të shpërndahet falas në të gjitha rrethet e vendit ku jetojnë kosovarët, por dhe në trojet shqiptare në Kosovë e Maqedoni. Pak ditë më parë në Tiranë u bë përurimi i një “shtëpie refugjatësh” financuar nga kjo organizatë. Në këtë aktivitet merrte pjesë dy nënkryetarë të “AHS” botërore, z. Kemal Kunt dhe Harri [?] Stevenson. Gjithashtu ai qëndroi të nesërmen në mbrëmje në një darkë me shqiptarë në “Hotel Dajti”, ku pati një takim komisioni me drejtues të degëve dhe dy shoqatave me Kosova dhe anëtarë të lëvizjes së vetëvendosjes. Ishte po dje kjo delegacion që më 8 maj 1994 priti në “Myslym Shyri” përfaqësuesit e degëve të “AHS”, personalitete të ndryshme shqiptare të ardhur në Tiranë si Ibrahim Rugova, Sabri Godo, Vasil Mullar, Ali Spahia, Ylli Popa dhe të tjerë. Në mbyllje të takimit u diskutua mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve që kanë kosovarët në Shqipëri. Në këtë bisedë u veçua nevoja për të krijuar për ta një qendër informacioni në Tiranë.
Kemal Kunt Harri [?] Stevenson Ibrahim Rugova Sabri Godo Vasil Mullar Kosovë Tiranë Durrës Elbasan Fier