20/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 janar 1995

Rikthehet personazhi i arit shqiptar

Xhon MekGou u prit dje në Rinas nga Tritan Shehu Miku i vjetër i PD zbret në aeroport bashkë me Pitkinin Xhon MekGou deklaron për “Koha Jonë”: “Kam ardhur në Shqipëri për të sjellë ndihma humanitare...” Xhon MekGou u prit dje në Rinas nga Tritan Shehu. Xhon MekGou duke u përqafuar me Tritan Shehun në Rinas foto A. BABANI faqe 2 Xhon MekGou duke u përqafuar me Tritan Shehun në Rinas. foto A. BABANI

Imuniteti i Brozit përsëri në Parlament

Gjykata Kushtetuese vendos Kryetari i Kasacionit i shkruan deputetëve: Gjithçka është bërë në mënyrë të fshehtë dhe tinëke Gjykata Kushtetuese vendos Imuniteti i Brozit përsëri në Parlament Kryetari i Kasacionit i shkruan deputetëve: Gjithçka është bërë në mënyrë të fshehtë dhe tinëke Mbrëmë në orët e vona Komisioni Parlamentar i Mandateve shqyrtoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit të Kryetarit të Kasacionit Zef Brozi, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Nga burime të këtij komisioni mësuam se nuk është rënë dakort për një vendim unanim rreth kësaj çështje. Në fund të seancës së djeshme parlamentare Kryetari i këtij komisioni, socialisti Fehmi Abdiu ka deklaruar para Parlamentit se çështja e imunitetit të Zef Brozit duhet të shqyrtohet nga Parlamenti. Komisioni i Mandateve nuk e mori përsipër një gjë të tillë. faqe 3,5

Anullohet gjyqi ndaj A.Likës

Mungonin dëshmitarët. Trupi gjykues vendos t’i sjellë me forcë Arben Lika dje në shkallët e Gjykatës foto A. BABANI Do të fillojë edhe për A.Likën, deputet i PD dhe kryetar i Forumit Rinor të PD, dhe për “eskortën” e tij, “pelegrinazhi” i gjatë i seancave gjyqësore. Por procesi gjyqësor ndaj Likës, akuzuar nga organi i Prokurorisë së Tiranës për “kontrabandë” i parashikuar të zhvillohej në orët e para të ditës së djeshme, u shty për më 24 janar. Arsyeja që u shty gjyqi i Likës, pohojnë gjykatësit, ishte mungesa e dëshmitarëve për të cilët trupi gjykues mendosi që të sillen në Gjykatë përdhunisht. Z.D. Arben Lika dje në shkallët e Gjykatës. foto A. BABANI

Pitkini falet si musliman përpara zyrtarëve shqiptarë

foto A. BABANI f.4

Arrestohen edhe 3 policë të 313

Hetimet e 15 janarit janë shtrirë edhe mbi 3 policë të tjerë të rep. 313 duke arritur në 15 numri i të arrestuarve nga rradhët e personelit të policisë së burgut të Tiranës. Arrestimi i tyre - ata kanë qenë përgjegjës roje të turnit të I dhe të II në atë natë të çmendur të 15 janarit - u bë dje paradite. Edhe mbi të arrestuarit e ditës së djeshme, rëndon e njëjta akuzë si mbi 12 policët e arrestuar të merkuren : “Shkelje të rregullave të shërbimit të rojës”. “Por, gjatë hetimeve të mëtejshme, konfirmojnë në Prokurorinë Ushtarake të Tiranës, nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera”. Z.D.