26/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 janar 1995

Rikthehet përsëri në parlament “Druri i arrës” Material shtesë nga Prokuroria

Sot mblidhet Komisioni Parlamentar i Mandateve faqe 2

PD vendos: Brozi përpara drejtësisë

Zef Brozi: Politika e Berishës ka vendosur që unë të mos jem Kryetar i Kasacionit Prononcohen për imunitetin e Brozit: Dokle, Gjinushi, Kalakulla, Teta faqe 5

Berisha do t’i “presë kokën” Brozit me votat e PD dhe Rulit me votat e PS

Fati i Brozit dhe ai i Rulit do të vendosin për të ardhmen e Drejtësisë dhe atë të Politikës Votimi i PS kundër Rulit i jep Berishës argumentin aq të dëshëruar të luftës kundër korrupsionit pa dallim ngjyre dhe ideje, duke fashitur kështu argumentin politik të çështjes Nano faqe 3

Ndalohët radio e parë private në Vlorë

f.2

Shantazh për rrëmbimin e fëmijës

Dënohet me 8 muaj burg I kishte kërkuar një familje 200 mijë lekë. Në rast se nuk do t’ia çonte do t’i rrëmbenin fëmijën për t’ia kthyer më pas vetëm në shkëmbim të 15 milion lekëve. Por përpjekjet e Elton Sadikut, 18 vjeç, kanë përfunduar në burg. Historia e Eltonit fillon në mbrëmjen e 18 janarit të kaluar kur në korridorin e shtëpisë së familjes Reçi, që ndodhej në të njëjtin pallat me atë të tij, u gjet një letër e frikshme sipas së cilës duhej t’i dorëzonin të pandehurit po atë natë 200 mijë lekë. Por kërcënimi nuk mbaronte me kaq. Eltoni do t’i rrëm[bim?]ente fëmijën familjes Reçi në rast se nuk i sillte shumën e kërkuar dhe ajo do ta rimerrte fëmijën vetëm në shkëmbim të 15 milion lekëve. Por, Jolanda me bashkëshortin e saj kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila e kapi të riun pikërisht në tarracën ku priste paratë. Një aventurë fatkeqe që e çoi atë në burg, me akuzën “shtrëngim për qëllim përfitimi”. Por në procesin gjyqësor, seanca e fundit e së cilës u zhvillua dje paradite, ai pranoi akuzën e paraqësuar nga zoti Pjetër Hamzai. Ndërsa, gjykatësit e dënuan atë me 8 muaj burg.

Arsidi për mua është një kartvizitë, ashtu si qindra të tjera

Emin Mysliu i thirrur si i pandehur nga Gjykata për çështjen Arsidi flet “Unë nuk kam asnjë lidhje me çështjen Arsidi”. Këto ishin fjalët e para që tha për “Koha Jonë” z. Emin Mysliu. Ka disa ditë, pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Faktit, që apartamenti i Mysliut po bëhet pritës i gazetarëve të ndryshëm. Megjithëse emri i tij figuron në vendimin e gjykatës si i pandehur, Emin Mysliu të krijon imazhin e një njeriu të qeshur dhe të çuditur njëkohësisht. Duke buzëqeshur ai shprehet se kjo nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje politike. “Çuditem-thotë Mysliu- me vendimin e gjykatës, pasi drejtësia shqiptare nuk hedh dritë mbi të vërtetën por i anashkalon thelbit të çështjes. Tre janë momentet që sipas Mysliut Gjykata duhet të zgjidhte: -Kush ka miratuar lejen për të ngarkuar Arsiden si negociator për borxhin e Shqipërisë? -Kush ka firmosur që Arsidi t’i jepen një milion e 600 mijë dollarë? -Ku kanë shkuar ato para? Sa ka marrë Arsidi dhe përse janë përdorur? Për këto pika Mysliu pohon se nuk

Ojfush, Kalakulla, Teta

faqe 5