01/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 shkurt 1995

Shehu kundër Selamit

Propozimi i Selamit për kryeministër ishte i parakohshëm PD nuk ka diskutuar fare për Rulin, Ukën dhe Brozin Konferencë shtypi e Sekretariatit të Përgjithshëm të PD faqe 3

Ushtari amerikan i kish ngacmuar të fejuarën

Avokati: “Së bashku me të fejuarën e djalit do të kërkojmë ndjekjen penale të ushtarit amerikan” Nëna e djalit: “Amerikani deshi të prishë gezimin tonë” faqe 3 Nënë e djalit: “Amerikani deshi të prishë gezimin tonë”

A do të “kryqëzohet” Kryetari i Kasacionit?

Sot në parlament Siç mësohet, sot në seancën plenare të Kuvendit Popullor, do të merret në shqyrtim edhe çështja e përfolur shpesh kohët e fundit që ka lidhje me kryetarin e gjykatës së Kasacionit Z. Brozi. Opinioni publik tashmë e ka mësuar edhe akuzën që rëndon mbi Brozin, akuzë e cila kishte në plan që Brozi vitin e ri që sapo erdhi ta kalonte në një nga qelitë e burgut të Tiranës. Është pikërisht lirimi i grekut Kalafatos “shpërdorimi i detyrës” së Brozit, lirimi që sot mund ti kushtojë shtrenjtë kryegjyqtarit shqiptar nëse deputetët e PD-së, po dhe të tjerë, do të mendojnë e veprojnë sipas mendësisë komuniste: “Ç’thotë partia bën…deputeti”.

Zgjedhjet e reja - fytyra e re e PD

Vetëm triumfi i njërit grup mund të vendosë për fatin e tyre faqe 2

Ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në ndjekje penale?

“Hakmarrja mjesëtare mund t’u privojë lirinë sepse nuk kanë dorëzuar gazetat zyrtare?!” faqe 2

Canabis në postbllokun e policisë

Arrestohen 4 persona Funksiononte si postbllok për të rruarit e 15 janarit për të qenë rezultativ për kapjen e shpërndarësve të drogës. Kështu bëhet e ditur nga burime të policisë zbuluimi i një sasie canabis në postbllokun e vendosur në hyrje të qytetit të Bilishtit. Janë katër persona të ndodhur në autoveturën e kontrolluar nga forcat e rendit që dështuan në trafikun e bimës narkotike drejt Greqisë. Episodi i suksesshëm për policinë ka ndodhur tre ditë të kaluara kur në bagazhin e një autoveture u zbulua një thes me afro 4 kilogram canabis. Të katër personat e emrat e të cilëve nuk dalin nga kuadri i hetimeve thuhet se janë 2 nga rrethi i Korçës dhe dy të tjerë nga Devolli. Çështja i ka kaluar organit të prokurorisë, ndërsa për autorët është vendosur masa e arrestit. GËZIM ASHIMI