07/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 shkurt 1995

PD nuk ka nevojë për Zhulalin

Në Shqipëri duhet të ekzistojë shteti Për ne nuk ka asnjë vlerë ish mësuesi i paradites dhe ish shtetësi i mbasdite në një dyqan të Peshkopisë. Për ne ka vlerë vetëm mbrojtja e nderit të armëve shqiptare të cilat janë futur në rrugën e kontrabandës, të thyerjes së normave etike të një ushtrie të një vendi demokratik, të thyerjes së embargos në Adriatik. Intervistë me z. Neritan Ceka, President i AD faqe 5

A ka qenë Berisha në dijeni

Skandali i armëve A ka qenë Berisha në dijeni Nuk ekziston marrëveshje për eksport armësh mes Shqipërisë dhe Sllovenisë Berisha mbrojt Zhulalin nga deputetët e PD faqe 3

Vrasje për gjakmarrje

Malsi e Madhe Vrasje për gjakmarrje -Vritet në oborrin e shtëpisë së tij -Merret gjak pas gati dy vjetësh Ishte një breshëri automatiku, që i merr jetën Hazir Shpendit, 53 vjeç nga fshati Vorfë i zonës së Gruemirës të rrethit të Malësisë së Madhe. Ngjarja ka ndodhur pasdreken e ditës së shtunë tek po punonte në bahçen e shtëpisë së tij. Sipas burimeve të policisë, vrasja ka arsye gjakmarrjeje. Familja Shpendi ka qenë në gjak me familjen Hyka, familje fqinje me njëra-tjetrën. Gjithçka ka filluar krejt rastësisht rreth dy vjet më parë në një ngatërresë të zakonshme fjalësh mes dy pjestarëve të këtyre familjeve. Por e nisur si ngatërresë e zakonshme, shpejt do të merrte përmasa tragjike, aspak të dëshirueshme për dy familjet dhe për gjithë fshatin. Është djali i Hazir Shpendit, i cili vret një nga familja Hyka, menjëherë pas ngatërresës që fare thjesht mund të eliminohej. Duhet thënë se fshati Vorfë, i cili shpesh herë ka patur ngatërresa, ka patur raste vrasje edhe më përpara, ndonëse jo të shumta. Pas këtij akti vrasësi u largua në drejtim të paditur, dhe nuk arriti të ndalohej nga policia. Që atë ditë, familja Shpendi u detyrua të ngujohëj për t’i shpëtuar armës së gjakmarrjes. Dhe ky ngujim i gjatë, do të përfundonte pasdreken e së shtunës. Hazir Shpendi po punonte në bahçen e tij, kur dikush nga pjestarët e familjes së gjakësit e ka goditur me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur. Edhe në këtë rast vrasësi arrin të largohet në drejtim të paditur. Megjithatë, burimet e komisariatit të policisë së këtij rrethi, theksojnë se po punohet për të gjetur vrasësin e arratisur, ndërkohë që s’përjashtohet mundësia e fillimit të ngujimit për familjen Hyka. Në kohën që TV u kujtua të bëjë propagandë kundër gjakmarrjes së ringjallur këto vitet e fundit, faktet tregojnë se egërsia e saj është e pamëshirshme. Edhe për raste të tjera janë bërë shumë akuza ndaj forcave të rendit për mos arritjen e ndalimit të autorëve të këtyre vrasjeve, por paaftësia parandaluese dhe goditëse ndaj këtyre të fundit nuk ka njohur përmirësim. Gjithashtu këto forca nuk po mund të garantojnë as jetën e të ashtuquajturave “familje në gjak” dhe për pasojë ngujimi i tyre është i pashmangshëm. Mosveprimi i shtetit në këto raste, tashmë po kuptohet se ç’pasoja tragjike mund të sjellë. J. SHPUZA

Burgosja e Nanos në dëm të Shqipërisë

-Shurdhëria e autoriteteve shqiptare çdo ditë e më tepër dëmton imazhin e Shqipërisë në Evropë Konferencë shtypi e Partisë Socialiste Europa e kërkon Shqipërinë aty ku është, në Evropë... Pëllumbi në konferencën e djeshme për shtyp