10/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 shkurt 1995

Dje në Parlament: Interpelancë e M. Mbrojtjes për shkeljet gjatë referendumit

Edhe PS kërkon kokën e Zhulalit

Socialistët kërkojnë mocion mosbesimi për Ministrin e Mbrojtjes Në dhjetor Zhulali u rrëzua nga deputetët e PD. Tashmë radhën e ka opozita Edhe të majtët zbresin në poligonin e qitjes faqe 3

Lirimi i “të pestëve” urë e Tiranës drejtuar Athinës ?

Pas vendimit të Kasacionit, vlerësime dhe akuza Prononcohen për “Koha Jonë”: Neritan Ceka, Luan Hajdaraga, Bashkim Zeneli, Petrit Kalakulla faqe 2 Pas vendimit të Kasacionit, vlerësime dhe akuza Lirimi i “të pestëve” urë e Tiranës drejtuar Athinës ? Prononcohen për “Koha Jonë”: Neritan Ceka, Luan Hajdaraga, Bashkim Zeneli, Petrit Kalakulla faqe 2

Dhunë edhe në stadiumet shqiptare

Goditet në Peqin gjyqtari nga futbollistët, forcat e rendit dhe ato të ushtrisë faqe 4

Virus individësh apo institucionesh

Vendimi i Kasacionit për lirimin e katër minoritarëve u duk se mbylli një konflikt të vjetër por në fakt hapi një konflikt të ri. I artikuluar për të zbutur marrëdhënien Shqipëri-Greqi vendimi gjyqësor acaroi marrëdhëniet Gjykatë-Prokurori. Me marrjen peng të pesë minoritarëve, para dhjetë muajsh, Greqia e tërbuar shkuli flokët e refugjatëve shqiptarë. Ndërsa me lirimin e tyre Prokuroria shqiptare shkuli flokët e veta dhe për dhjetë orë kërkoi mbajtjen peng të 4 “pengjeve”. Pse? Për hir të Ligjit, të Shqipërisë, të Greqisë, të Gjykatës apo të Prokurorisë? Sido që të jetë, për hir të Zotit duhet pranuar se konflikti u konvertua në konflikt duke ndryshuar vetëm përmasat. Nga Athina në Tiranë u tkurr në hapësirë nga Gjykata në Prokurori. Atëherë çfarë u fitua? Duke dashur të mbyllet një plagë u lëndua një plagë tjetër. Sepse Gjykata dhe Prokuroria me kohë kishin sulmuar njëra-tjetrën duke i hapur plagë jo vetëm institucioneve por me sa duket edhe atyre që i drejtojnë ato. Sepse njerëzit që drejtojnë këto institucione kanë patur dhe kanë rol vendimtar në gjithë lojën. Në rast se është kështu ka disa pyetje që po të marrin përgjigje shpjegojnë arsyet e konvertimit të konfliktit në konflikt. Së pari. A do të ishte vendimi i Gjykatës së Kasacionit i ndryshëm në rast se në krye të saj nuk do të ishte gjykatësi Brozi i cili një javë më parë përfundoi një sherr me pushtetin? Së dyti. A do të ishte po ky vendimi i Gjykatës në rast se Brozi do të ishte eliminuar me votat e deputetëve shqiptarë për t’u zëvendësuar me dikë tjetër? Së treti. A do të ishte po ky reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme në rast se vendimi do të merrej jo nga Zef Brozi por të themi nga Zef Bronzi? Së katërti. Përgjithshme ishte Abush Dragoshi i cili i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të Brozit? Ndoshta vendimi i Gjykatës mund të ishte ai që ishte pavarësisht se Brozi kishte një konflikt me pushtetin dhe me Prokurorinë për shkak të një greku tjetër. Pra në rast se vendimi nuk është influencuar nga ngjarjet përpara gjyqit atëherë ne duhet të pranojmë se kemi institucione. Por në rast se të gjitha sherrët nuk do të kishin ndodhur sikur mbiemrat e personazheve të mos ishin Brozi apo Dragoshi atëherë plagët nuk janë të institucioneve por të njerëzve që i drejtojnë ato. Dhe sëmundjet e njerëzve shërohen më lehtë se ato të shtetit.

Pas vendimit të Kasacionit, vlerësime dhe akuza

Viruse individualë

Edhe të majtët zbresin në poligonin e gjyqit

faqe 3

Intervistë e zv/Prokurorit të përgjithshëm z. Fatos Dervishi

Intervistë e zv/Prokurorit të përgjithshëm z. Fatos Dervishi faqe 5