Brokaj: Në sjellim mesazhin se PS është përgatitur për të marrë pushtetin
faqe 2
Selami apo Berisha?
Nesër Këshilli Kombëtar i PD
Selami apo Berisha?
Cili do të jetë armiku më i ri i PD
faqe 2
Shqipëria dhe Evropa
Gramoz Pashko komenton marrëdhëniet Shqipëri Evropë
faqe 3
Vetëm Stalini e nxjerr Berishën nga “pusi”
Nga Frrok Çupi
faqe 4
Katër vjet pas rrëzimit të bustit
Nesër 20 Shkurti
Katër vjet pas rrëzimit të bustit
Dëshmojnë protagonistët
faqe 6-7
Sot përfaqësues të shtypit shqiptar nisen për në Danimarkë
Me iniciativën e Ministrisë së Jashtme të Danimarkës dhe të Institutit të Gazetarisë së këtij vendi, sot nisen për një vizitë pune një javore përfaqësues të shtypit nga Shqipëria.
Në këtë grup bëjnë pjesë Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë Preç Zogaj, Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve Ylli Rakipi, Kryeredaktori i “Koha jonë” Aleksandër Frangaj, Kryeredaktori i “ZP” Thoma Gëllçi, Kryeredaktori i “RD” Lorenc Ligori dhe Shefi i katedrës së Gazetarisë në U. Filologjik Tiranë zoti Bashkim Gjergji.
Gjatë kësaj vizite janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe parlamentit danez. Do të ketë vizita në katër gazetat më të mëdha si dhe një konferencë të përbashkët shtypi të gazetarëve shqiptarë e danezë mbi gjendjen dhe të ardhmen e shtypit në vendet përkatëse. Janë parashikuar dhe vizita në institucionet kryesore politike, shoqërore e kulturore në kryeqytetin Kopenhagen.