22/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 shkurt 1995

Pëllumbi gozhdës, Hajdaraga patkoit

Dy nënkryetarët e PS në turne: faqe 3

Hija e librazhdasit Selami shqetëson tropojanin Berisha

faqe 5

A do të bëhemi fqinjë me italianët

faqe 11

Udhëtimi i pelegrinëve të mrekulluar

Reportazh nga Kisha e Shna Noit faqe 6

Ndal ohet shitja e gazetave të opozitës

Ndalohet shitja e gazetave të opozitës Dje në mëngjes Kryetari i Degës së brendshme të Korçës Pëllumb Kofuzi përzullon shitjen e katër gazetave. Janë pikërisht: “Koha Jonë”, “Zëri i Popullit”, “Aleanca”, “Kombi”. Policët që zbatonin urdhrin, të pyetur nga qytetarët për arsyen e bllokimit të shitjes së këtyre gazetave përgjigjeshin prerë: “Këtë e di kryetari”. Kujtojmë lexuesve se po ky kryetar edhe në Pogradec ka bllokuar disa herë shitjen e këtyre gazetave.

Kërkohet 10 vjet burg për Arben Likën

Tiranë Dhe 23 vjet për 3 të tjerët Tiranë Kërkohet 10 vjet burg për Arben Likën Dhe 23 vjet për 3 të tjerët Lika rrezikohet të marrë një dënim të ashpër: 10 vjet burg ka kërkuar për të dje përmes pretencës prokurori Dritan Ribaj. Të njëjtën masë dënimi ai ka kërkuar edhe për Dashamir Shenaj, aktivist i Federatës së Rinisë. Ndërsa për dy të tjerët, prokurori ka kërkuar 8 dhe 5 vjet. Pretenca duket e fortifikuar mirë edhe pse prokurori ka hequr dorë nga akuza e falsifikimit të dokumentave zyrtar që rëndonte mbi Likën duke e lënë vetëm atë të kontrabandës. Sipas Ribaj, Lika dhe 3 të pandehurit e tjerë kanë kryer me koshiencë të plotë lëvrimin e kontrabandës së 100 kolive me cigare. Ai ka hedhur poshtë kështu në mënyrë kategorike pretendimet e të pandehurve që ngulmonin se nuk kishin pasur gisht në këtë histori duke kërkuar për të 10 vjet. Po kështu edhe për Dashamir Shenaj prokurori personazhin tjetër kryesor të episodit është kërkuar 10 vjet. Më pak e rëndë ka qenë masa e dënimit ndaj H. Halilit shoferit të maunes që solli në Shqipëri ngarkesën me cigare kontrabandë nëpërmjet e ndihmave humanitare. E ndërsa për këtë të fundit prokurori kërkoi t’i provohej liria 8 vjet, për tregtarin E. Meçe kërkoi 5 vjet. Të hënën e ardhshme mbrojtja do të bëjë përpjekjen e fundit, përpara se trupi gjykues të konfirmojë vendimin për të eklipsuar sadopak fjalët e prokurorit. Z. D.

PAR IA DEMOKRATIKE Berisha Selami Drejt Konferencës së Jashtëzakonshme të PD

Test Jeni engjëll apo demon?

Test Jeni engjëll apo demon? faqe 14

Në faqe 2: 1. Para ardhjes së Papandreu-t në Tiranë, incident në kufi 2. Arrestohet Nevzat Halili