Legaliteti dhe PDD nxjerrin “koburet”
Durollari: Nuk e kuptoj dashakeqësinë e Baletes
Kalakulla: Durollari është ilegjitim
Hesapet që kanë filluar në Johanesburg vazhdojnë të bëhen aty. Por se si do t’i zgjidhin këto hesape Durollari me Baletën kjo është përsëri hesap i tyre. Rëndësi ka që fatet e të djathtës shqiptare të mos varen nga erërat që fryjnë nga Afrika. Sepse këto ditë, kur erërat e majta rrezikojnë të kthehen në tufan, janë vetëm erërat e djathta ato që mund të neutralizojnë diçka. Pak rëndësi ka në se ato vijnë nga PD, PR ose PDD. Dhe aq më pak rëndësi ka Mbreti, Baleti dhe Legaliteti. Rëndësi ka vetëm fizionomia, serioziteti dhe e ardhmja e të Djathtës.
faqe 3
Leka Zogu, me bashkëshorten Suzana, Abdi Baleta dhe Guri Durollari në Afrikën e Jugut
Selami di të bëjë politikë elastike
Deklaron për “Koha Jonë” z. Simon Puto, deputet i PD
faqe 5
Gjykohët Referendumi apo Selami?
Sot në Gjykatën Kushtetuese
faqe 2
Lirohet nga burgu Hekuran Isai
faqe 2
Partizani e Tirana ç’ngjyrosin njëri-tjetrin
Kupa e 42-të e Shqipërisë
faqe 14
Fatos Nano i përgjigjet gazetës “Koha Jonë” nga Burgu i Tepelenës
Të Dielën më 26 Shkurt
“...arrijmë në burgun e Bënçës. Një burg i vogël, ku për asnjë çast nuk pushon era e ftohtë, edhe pse dita me diell të kujton atë të një dite pranvere po të jesh në Tiranë...
Pas portës së hekurta duhet të presim rreth dy orë. Drejtori i burgut edhe pse e ka marrë autorizimin tonë në dorë, nuk na lejon të marrim takim me liderin socialist të burgosur. Pamja e tij e egër dhe shikimi infatçor dukej sikur na thoshte: ‘Ikni, shporruni këtej’... Nuk e kuptuam këmbënguljen e drejtorit të burgut të Bënçës për të anulluar takimin dhe për pak e humbëm durimin. Për më keq, kryedrejtori nuk na jepte as arsyen e refuzimit?!... ‘Rregullat i di unë këtu!’-thërriste drejtori me një vështrim të egër...
Ndërkohë që durimi pas portës së hekurit ishte arritur ‘pikën e këputjes’, polici hap portën e madhe në hyrje të burgut. Futemi në territorin e burgut nën ‘shoqërinë’ e tre policëve të tjerë që na qëndronin fare pranë. Kontrolloheni imtësisht prej tyre dhe futemi në dhomën e vogël të takimeve. Përballë nesh është Fatos Nano, i gatshëm për t’ju përgjigjur pyetjeve tona...
Kështu nis intervista që zv/kryeredaktori Martin Leka i mori ekskluzivisht për “Koha Jonë” liderit socialist Fatos Nano në burgun e Tepelenës. Nano jep opinionet dhe vizionin e tij politik për situatën e sotme në Shqipëri nën kushtet e një izolimi të rreptë që prej rreth 19 muajsh.
Por çfarë thotë konkretisht Nano?
Këtë do ta mësoni ditën e Dielë, datë 26 Shkurt 1995.