28/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 shkurt 1995

Qeveria Hije e PS

Emrat që do të qeverisin Shqipërinë 1. Servet Pëllumbi - President 2. Fatos Nano - Kryeministër 3. Dritëro Agolli - Kryetar i Parlamentit 4. Gramoz Pashko (PAD) - Zv/kryeministër dhe Ministër i ekonomisë 5. Shkëlqim Cani - Zv/kryeministër dhe Ministër i financave 6. Bashkim Zeneli - Ministër i Jashtëm 7. Neritan Ceka (PAD) - Ministër i Mbrojtjes 8. Skënder Gjinushi (PSD) - Ministër i Arsimit 9. Preç Zogaj (PAD) - Ministër i Kulturës 10. Gramoz Ruçi - Ministër i Rendit, SHIK-ut si dhe kryekomandant i forcave të armatosura 11. Lufter Xhuveli (Partia Agrare) - Ministër i Bujqësisë 12. Alfred Paloka - Ministër i Industrisë dhe Energjetikës 13. Zabit Brokaj - Ministër i Shëndetësisë 14. Fehmi Abdiu - Ministër i Drejtësisë 15. Rexhep Mejdani - Rektor i Universitetit të Tiranës 16. Luan Hajdaraga - Kandidat për Kryetar i Bashkisë së Tiranës 17. Ilir Meta - Kryetar i Partisë Socialiste 18. Namik Dokle - Kryetar i Grupit parlamentar të PS 19. Thoma Gëllçi - Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit faqe 3 Selia e PS, Tiranë

Tirana dhe Athina grinden në Bruksel

Grekët: “Është regjimi i Berishës që burgosi Fatos Nanon” Arbnori: “Për një plesht djegim jorganin” faqe 2

Sot Presidenti gjerman në Tiranë

faqe 4

Shkarkimi i Selamit humbja më e madhe e Berishës

Ceka dhe Peshkëpia për Selamin faqe 5

Denoncohet vdekja e një klandestini

- Është vrarë nga një polic grek faqe 4

Sukses i Selamit në rrethe

Fishkëllehen përkrahësit e Berishës KORÇË - Ditën e dielë është zhvilluar Aktiv i Jashtëzakonshëm i PD për rrethin e Korçës. Nga kryesia e PD kanë marrë pjesë Kryetari Selami dhe Kryetari i grupit parlamentar Ali Spahia. Sipas burimeve të brendshme mësohet se aktiv i Korçës ka qenë një fitore totale e Selamit dhe e vijës së tij. Ishte deputeti Petrika Minga i cili duke përgënjeshtruar Ali Spahinë në pretendimin e këtij të fundit se Presidenti Berisha nuk ka kërkuar shkarkimin e Selamit, i dha drejtim tjetër mbledhjes. Nga salla i është prerë fjala deputetit Bari Bregu i vetmi bashkë me Ali Spahinë që përfaqësonin vijën e Berishës. Ndërkohë fjala e Selamit u prit me ovacione. *** ELBASAN - Dje është zhvilluar edhe Aktiv i PD i rrethit të Elbasanit. Për t'u theksuar është se edhe në këtë qytet përkrahësit e Selamit kanë qenë dukshëm më të shumtë. Pjesëmarrësit në sallë pritën me fishkëllima dhe i prenë fjalën të deleguarit të Kryesisë së PD, Bashkim Koplikut. Përkrah ideve të Selamit ishin deputetët e këtij qyteti Gaqo Rota dhe Agim Hoxha, ndërsa përfaqësues i vijës së Berishës ishte zëdhënësi i tij Genc Pollo, me cilësinë e të deleguarit të Kryesisë. G.A B.D