Vrasësit e kufirit në gjyq
Hajdari: Që nga Ramiz Alia deri tek ushtari më i thjeshtë në bankën e të akuzuarve për vrasjet 90-92
Azem Hajdari kërkon gjyqe për vrasjet në kufi. Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi të implikuar
“Komisioni i Mbrojtjes Rendit dhe SHIK-ut konkludoj të jetë palë paditëse kundër gjithë atyre që organizuan dhe realizuan vrasjet në kufi”, deklaroi dje kryetari këtij Komisioni Azem Hajdari. Vrasësit zyrtarë të periudhës korrik ’90 - mars ’92, së shpejti do të jenë në bankën e të akuzuarve. Që nga Ramiz Alia e deri tek ushtari i thjeshtë do të përgjigjen për vrasjet në kufi që janë bërë pas korrikut ’90 dhe për ato që janë bërë në qytetet e vendit gjatë rrëzimit të komunizmit deri në 22 mars 1992.
“Deri në këto momente nuk ka pasur ndonjë mendim kundër dhe nga anëtarët e opozitës brenda komisionit”, deklaron Hajdari. Në përbërjen e Komisionit të Rendit Mbrojtjes dhe SHIK-t është dhe Sekretari Përgjithshëm i PS dhe ish ministër i punëve të brendshme në vitin 1991, Gramoz Ruçi i cili sipas burimeve të brendshme të vetë Komisionit nuk e ka kundërshtuar vendimin në fjalë.
faqe 3
Socialdemokratët të dytët në fshat
Moto elektorale: Të ruajmë me çdo kusht kutitë e votimit
PSD shpall sondazhet për Tiranën
f. 3
PS kundër favorizimeve për firmën gjermane
Sot në parlament: “Çështja Siemens”
Sot në parlament:”Çështja Siemens”
PS kundër favorizimeve për firmën gjermane
Socialistët kundërshtojnë heqjen e taksave doganore për makineritë dhe shmangiet e tatimit mbi të ardhurat për ata që do të punojnë në rikonstruksionin e Rinasit
f. 2
Gati projektligji për mediat private
Deputetët kundërshtojnë disa nene të tij
Dje mbledhje e Komisionit Parlamentar për Mass-median
faqe 4
Brokaj dhe Imami kthehen nga Parisi
Francezët premtojnë vëzhgues në zgjedhje
Deputetët shqiptarë i kishin parashtruar mundësinë e manipulimit të tyre
faqe 4
Policia “zhvesh” tregtarët shkodranë
Dhunë dhe grabitje në kufirin malazes
Ka qenë fatale për mbi 2 mijë qytetarë nga Shkodra dhe Malësia e Madhe goditja e Policisë malazeze dhe asaj shqiptare paraditen e së hënës. Ata që dalin çdo ditë në linjë të tekstore e me hundra nga lagjeni për të shitur mallra në Mal të Zi, përgjithësisht në tregun e Tuzit, tregojnë se ka qenë një ditë tmerri e vërtetë ajo që kanë përjetuar. “Jo rrallë ka ndodhur që qytetarëve shkodranë u grabiten mallra nga policia malazeze, por një aksion kaq masiv nuk ishte parë asnjëherë”, - tregon për KJ një qytetar që ka dy vjet që merret me këtë punë.
Operacioni ka vazhduar rreth 2 orë. Ushtarët malazezë janë vërsulur mes mallrave të cilat i kanë sekuestruar dhe futur në maunet që kishin me vete. “Mua më morrën rreth 1 milion lekë të vjetra mallra. Një pjesë të mirë të njerëzve i kontrolluan edhe nëpër xhepa, duke i marrë të gjithë paratë që kishin me vete”, - tregon një nga tregtarët që të hënën ishte instaluar në tregun e Tuzit. Por tragjedia nuk mbaron këtu. Policia malaze ka filluar kontrollin në shtëpitë e banorëve të Tuzit që janë afër tregut.
faqe 6
Zhvirgjëron në shtëpi 14-vjeçaren
Pas përdhunimit sistematik e bija denoncon
I ati: “Nuk e kam përdhunuar unë time bijë”
Pas përdhunimit sistematik e bija denoncon
Zhvirgjëron në shtëpi 14-vjeçaren
I ati: “Nuk e kam përdhunuar unë time bijë”
TIRANË - Rasti i rrallë i incestit në kryeqytet. Ne pranga disa ditë më parë që kishin “prekendur” trupin e brishtë të vajzës së tij ende nuk i ka mbushur të 14-at. Ishte pikërisht kjo e fundit që bëri denoncimin në polici si vetmja rrugëdalje për t’i dhënë fund përdhunimit sistematik të të atit. Por ky i fundit ka mohuar me forcë. Sipas tij e gjithë kjo histori është vepër e së shoqes, mërisë me të cilën ka motive trashëllënie shumë kohë më parë.
“Nuk e kam përdhunuar unë time bijë”. Këto kanë qenë fjalët me të cilat L.C., 40 vjeç, është mbrojtur në polici, madje edhe në gjykatë ku dje ndaj tij u mor masa e arrestit.
Ai ishte ndaluar të hënën, vetëm disa orë pas denoncimit të së bijës sipas së cilës babai i saj abuzonte seksualisht me të në mënyrë të vazhdueshme qysh prej disa vitesh. Madje në favor të denoncimit të saj ka dëshmuar edhe e ëma e vogëlushes.
Ndërkohë nga ana e mjekëve ende nuk janë konfirmuar rezultatet e ekspertizës të cilat janë shtyrë për t’u bërë me pas, për arsye që nuk janë zbuluar. Por ndërkaq babai i vajzës ka ngritur një version krejt të ndryshëm të ngjarjes së dhimbshme. Sipas shpjegimeve të tij të para, ai nuk ka ushtruar fare dhunë seksuale mbi të bijën, njërën prej tre fëmijëve të tij. L.C., punonjës në shpërndarjen e postave në kryeqytet akatëson gruan e tij, harmoninë me të cilën ishte çoroditur qysh 1 vit më parë, si të hakmarrej ndaj tij duke përdorur të bijën si skarrem.
Megjithatë këto pretendime nuk e kanë bindur gjykatësin A. Vasili të merrte ndaj incestuesit masën ekstreme të sigurisë.
Z.DULE
Lista zyrtare e çmimeve fituese të shortit Nr.26 datë 31.10.1995 të lotarisë së Kryqit të Kuq Shqiptar
Fiton një çmim prej 500 lekë biletat që përfundojnë me 10
Fiton një çmim prej 2.000 lekë biletat që përfundojnë me 118
Fiton një çmim prej 5.000 lekë biletat që përfundojnë me 6028
Fiton një çmim prej 50.000 lekë biletat me numër 717203
Fiton një çmim prej 100.000 lekë biletat me numër 779994
Fiton një çmim prej 600.000 lekë biletat me numër 2/9690