Dje në Parlament
PD kërkon Kushtetutë
Arbnori propozon komision parlamentar për hartimin e Kushtetutës. Shumica e vendeve i lihen opozitës
Gjinushi: Duan të krijojnë kredo politike para fushatës
“Të krijojmë një Komision të ri për hartimin e Kushtetutës”, tha dje në parlament Pjetër Arbnori. Që PD-ja fati i kushtetutës ia vë në qafë opozitës. “Edhe pse PD ka shumicën e deputetëve në parlament, ajo kërkon vetëm 40-45 % të përfaqësuesve në Komision”, thuhet në propozimin e ri. Plot një vit nga dështimi i projektit të kushtetutës së paraqitur nga Kryeministri Meksi, PD-ja duket se kërkon të rehabilitojë veten duke hedhur në tavolinën e politikës fjalëkyçin Kushtetutë, por që këtë herë si zgjidhës ofron opozitën.
faqe 3
Akt kriminal mbrëmë në Lezhë
Shpërthim dinamit[i] në shtëpinë e drejtorit të “KJ”
Janë tronditur mbrëmë nga një pisk e mirë e banorëve të lagjes “Gurra” në Lezhë nga një shpërthim dinamiti afër orës 20.25. Personat përgjegjës kanë vendosur dinamit në derën e apartamentit të drejtorit të gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi. Monofoliote kete qenë një sasi tritoli, e cila ka sjellë dëme të shumta materiale. Por, për fat më të madh, ka shkaktuar vetëm një lëndim të lehtë. Ka qenë rasti siç e vërtetoi një tragjedi të mundshme. Bashkëshortja e Lesit ndodhur në atë çast vetëm me dy djemtë e saj të mitur, ka vënë re tym[in] në fillim të dinamitit dhe ka dalë jashta të vërejë. Menjëherë ka dhënë alarmin dhe një nga komshinjtë e ka ndihmuar të largohet nga vendi i shpërthimit bashkë me dy fëmijët. Më pas, komisari i katit të sipërm është munduar të evitojë shpërthimin por pa sukses. Eksplozivi ka shkallmuar dyert e apartamenteve të katit të katërt dhe ka shkaktuar dëme të tjera materiale.
Duket se vënia e dinamitit ka qenë një paralajmërim serioz dhe jo një rast i [ ? ] tjetër, pasi në atë kohë drejtori i “KJ” nuk ndodhej në shtëpi, ku gjendeshin vetëm gruaja me dy fëmijët e mitur. Policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje dhe pas ekspertizës është përqëndruar vetëm lloji i eksplozivit, ndërkohë që mbeten mister autorët e këtij akti kriminal. Forcat e policisë, të cilat u vunë në veprim menjëherë, janë në kërkim të autorëve të aktit kriminal.
A. ROZHANI
Diskutohet badj i ardhshëm i parlamentit nga buxheti i shtetit
Mbi gjysëm milioni dollarë makina e pajisje
Arbnori: “Ju bëj thirrje të votoni se mbetët pa makina”
Dokle: “Me spekullime të tilla, shteti kthehet në Byro Politike”
Ndër të tjera, në programin e punës të parlamentit për dy muajt e fundit të vitit, Arbnori ka përmendur dje edhe miratimin e projektbuxhetit të vitit 1996 si dhe projektligjin për vlerësimin e figurës së personave aleatë. Pasi Arbnori ka lexuar programin e punës të miratuar nga kryesia e kryetarët e grupeve parlamentare me konsensus, parlamenti ka kaluar në miratimin e disa ndryshimeve në ligjin për tarifat doganore, ndryshime që janë miratuar me debate të shumta. Këto ndryshime zhveshin nga pagimi i taksave doganore presidencën, kryeministrinë e parlamentin. Debati është hapur pikërisht për vlerën e 50 milionë lekëve të reja të akorduara për parlamentin nga buxheti i shtetit, por pa përcaktim. Pas kërkesës së deputetëve për të treguar se ç’përfaqësonte kjo vlerë, Arbnori ka thënë se janë pajisje. Më tej, pas insistimit të deputetëve, Arbnori ka thënë se vlera e 50 milion lekësh të akorduara përbëhet nga makina për deputetë dhe pajisje. Pra, bëhej fjalë për mospagimin e taksave për makinat me të cilët deputetët do të pajisen në prag të përfundimit të mandatit të tyre, ose më saktë për të qenë “të freskët” në fushatë elektorale.
“Do të sjellim makina për deputetë, nuk kemi para për të paguar doganën”, u është drejtuar Arbnori deputetëve. Votimi ka zgjatur, ndërkohë që Arbnori u është drejtuar shpesh deputetëve “Ju bëj thirrje të votoni se mbetët pa makina”. Përjashtimi nga pagesat e taksave për këto makina e pajisje me vlerë prej 50 milion lekësh duket si diçka e pakuptimtë, përderisa kjo vlerë është e vetë shtetit. Ndërkohë që disa ekspertë e konsiderojnë këtë si mundësi përfitimi të fituesve të tenderit për vlerën, pasi ajo mund të jetë llogaritur bashkë me pagesën e taksës doganore. Gjithsesi, për vlerën e sipërpërmendur, gjithçka është lënë si në mjegull. Në shpjegimin e votës kundra, deputeti Jani, është shprehur: Baleta: “Kur shteti përjashton veten nga pagesa e taksave doganore, i hap rrugë spekullimit e korrupsionit”.
Dokle: “Me spekullime të tilla shteti kthehet në Byro Politike”
Rakaj: “E pakuptimtë përjashtimi nga taksat doganore, përderisa këto kalojnë në shtet”.
M.L.
Vazhdon tmerri i grabitjes së fëmijës
Fotografia e 11-vjeçarit në të gjithë postoblloqet e policisë
Asnjë lidhje me rrëmbyesit që kishin kërkuar 200 mijë dollarë
faqe 2
Mbrëmë në restorant “London”
Diplomatët amerikanë darkojnë me opozitën
Përjashtimi i Nanos dhe Gjinushit nga zgjedhjet i komprometon ato
faqe 5
Godo dhe Kola shuajnë mosmarrëveshjet
Lidhja sheh nga PDD
faqe 3
Ankand i bujshëm për restorantin e Ksamilit
Çdo metër katror kushtoi 5 milion
f.2
Arrestohen dy “padronët” e 14 vjeçares
Detyronin të miturën të bënte prostitutën
Ishte e detyruar të prostituonte për llogari të dy të rinjve të cilët ja shisnin shtrej[t] kënaqësinë të huajve. Por tashmë ata ndodhen në arrest pas denoncimit në polici të vetë vajzës, e cila ishte vetëm 14 vjeçe. Padronët e saj quhen Alban Shahi, 20 vjeç dhe Isuf Ozuni, 29 vjeç, të dy nga fshati Babru i Tiranës. Sipas gjykatëve të cilët morrën dje ndaj tyre masën e arrestit ata kishin përdorur për qëllime përfitimi trupin e një vajze 14 vjeçare. Pas denoncimit të bërë në polici, babait të vajzës iu gjetën një numër kënaqësish seksuale [?] për të huajt që vinin në Shqipëri pasi ata paguanin më shumë. Madje të rinjtë synonin më shumë se kaq. Ata kishin tentuar ta linin qafë vajzën duke u orvatur të gjenin një treg të mirë shitje në Itali ose në Greqi, por kapja e tyre nga ana e komisariatit nr.4 ua gjymtoi dëshirat mëkatore.
Z.D
Oje në SHBA dhjetra shqiptarë të mbledhur në bazën ajrore amerikane Wright Patterson për të protestuar për përjashtimin e shqiptarëve nga Konferenca e paqes ku Bosnja, Kroacia dhe Serbia po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
foto REUTERS