Pengu i vogël rikthehet në familje
Për 60 orë i lidhur këmbë e duar, por jo i keqtrajtuar
Erion Nushi tregon tmerrin e tre ditëve “Gojën ma hapnin vetëm kur haja bukë”
-Erion, është folur shumë rreth rrëmbimit tuaj mëngjesin e së martës. Po në të vërtetë, si ndodhi? -Më kapën dy veta, më zvarritën derisa më futën me forcë në makinë ku ishte edhe një tjetër. Dhe atje më hodhën dy batanije në kokë, më lidhën duart me litar dhe më çuan në një shtëpi private njëkatëshe, rrreth 5 minuta nga shkolla ime. -Dhe në atë shtëpi ke ndenjur këto tre ditë? -Po. Kur më çuan në shtëpi m’i zgjidhën duart, pastaj m’i lidhën përsëri me litar. Madje jo vetëm duart, por edhe këmbët. -Po ju s’bëtë ndonjë përpjekje për të ikur. Nuk bërtitët fare? -Bëra, por nuk munda se ata ishin të mëdhenj. Pastaj unë s’kisha si bërtisja se ata m’i kishin lidhur gojën dhe sytë, herë me një këllëf jastëku e herë me çarçaf. Gojën e kisha të lirë vetëm në ato minuta kur më jepnin për të ngrënë. -Dhe gjatë këtyre dy netëve në mëngjes morë vesh asgjë ç’bëhej në familje? -Jo. E si mund ta dija. Unë isha i izoluar. -Në rast se do t’i shikoje rrëmbyesit e tu, do t’i njihje? -Jo. -Të keqtrajtuan? -Jo, fare. Vetëm se më kishin lidhur duart, këmbët, gojën e sytë. -Po në ç’mënyrë ju braktisën? -Më morën nga shtëpia ku më mbanin mbyllur, më mbuluan kokën me çarçaf dhe më lanë tek një rrugicë afër hotel “Arbana”. -Pas kësaj që ndodhi, ç’do të dëshiroje më shumë të bëje? -Të rikthehem në shkollë si më parë. Mbrëmë Erioni i rikthen gëzimin nënës, babait dhe vëllait të tij të vogël foto A. BABANI Grabitësit e kishin mbyllur në një shtëpi pranë vendit të rrëmbimit TIRANË - Rrëmbyesit e Erion Nushit më në fund lëshojnë pe. Pas 60 orë përpjekjesh të dëshpëruara për të shitur në dorë 200 mijë dollarë në shkëmbim të jetës së 11 vjeçarit, dje në mbrëmje ata e kanë braktisur në rrugë pengun e tyre të vogël dhe tashmë gjithë përpjekjet i kanë fokusuar vetëm në një pikë: të shpëtojnë lëkurën e tyre, e cila pa pengun duket se nuk vlen shumë. Një fishkëllimë i madh gëzimi ka shpërthyer dje në mbrëmje, në orën 20.00, në shtëpinë e Erionit, kur pengu 11-vjeçar kishte trokitur në derën e apartamentit të tij. Dhe nëse përgjatë këtyre tri ditëve dera e apartamentit të tij ishte hapur me aq shpresë bashkë, dje në mbrëmje sikur ka trokitur një mrekulli e rrënë nga qielli. Ishte Erioni, që pasi kishte ecur me këmbë disa kilometra nga Hotel Arbana, pranë të cilit rrëmbyesit e kishin flakur mbi asfalt, mbushi plot me dritë shtëpinë e rrënë në zi qysh mëngjesin e së martës kur vogëlushi ishte rrëmbyer dhunshëm fare afër shkollës së tij “Dora D’Istria”. Dhe ajo që tregon Erioni, në zërin e fytyrën e të cilit ende nuk janë shuar gjurmët e tmerrit, është vërtet një histori tronditëse. Ai ka kaluar 60 orë duke qenë gjithnjë nën mbikqyrjen e “pakomprometueshme” të litarëve dhe këllëfit të jastëkut, me anën e të cilit banditët i kishin lidhur përveç duarve e këmbëve, dhe gojën e sytë e tij. Por ai nuk ka mundur të shquajë me hollësi tiparet e grabitësve pasi në çastin që e futën forcërisht në makinë i kanë mbuluar sytë dhe krejt kokën me një batanije. “Ajo që i ndodhi tim biri nuk do të dëshiroja t’i ndodhte as fëmijëve të rrëmbyesve”, është shprehur disa orë pas rikthimit në shtëpi të pengut të vogël, nëna e tij, Vilma. E megjithatë banditët nuk i kanë prekur asnjë qime floku Erionit. Përkundrazi e kanë ushqyer mirë. Madje kishin siguruar për të edhe një “shtrat komod” në një dhomë të veçuar tek një shtëpi private brenda kryeqytetit ku e mbyllën për tre ditë me rradhë. Me sa duket ata kishin vendosur që fëmijën ta dorëzonin tek prindërit si kokrra e mollës, por ama pasi t’i kishin marrë (vijon në faqe 2) ZAMIR DULE