Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Dielë 5 Nëntor 1995

Incident në shtëpinë e Zef Brozit

Brozit i merret pasaporta me policië - Ndërhyrja e ambasadave neutralizon konfliktin Ish-Kryetari i Kasacionit: Shteti po përgatit diçka kundër meje faqe 2 Brozi dje pas incidentit foto A. BABANI
Zef Brozi A. Babani

Gazetarët - solidarë me njëri tjetrin

Të mbrohet jeta e gazetarëve - Dënojmë aktin terrorist Të mbrohet jeta e gazetarëve - Dënojmë aktin terrorist Deklarata të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë dhe të Lidhjes së Gazetarëve faqe 4

Melo sulmon majtas: Socialistët nuk e mbrojnë dot minoritetin si PBDNJ

Melo sulmon majtas:Socialistët nuk e mbrojnë dot minoritetin si PBDNJ “PS po përçan minoritetin” Pëllumbi: Nuk duam të marrim votat e askujt “PS ne juq po bën një farë propagande, duke thënë se ata do të mbrojnë më mirë se ne të drejtat e minoritetit grek”, thotë Melo, që me këtë deklaratë ia hedh dorëzën PS. “Unë nuk kam bërë ndonjë deklaratë të tillë”, largon Pëllumbi përgjegjësinë nga vetja. Ndërsa për liderët e tjerë të PS, kjo do të ishte vërtetë një deklaratë e diskutueshme, ndërsa deri tani nuk është publikuar. “Asnjëherë deputetët socialiste, qoftë ata minoritarë nuk janë ngritur në mbrojtje të të drejtave të minoritetit”, deklaron me guxim Melo. faqe 3
Melo Pëllumbi

Mbrëmë - Atentat në Izrael

Vritet me pistoletë kryeministri Rabin Vdiq mbrëmë në Tel Aviv kryeministri izraelit Jitzhak Rabin, pas një atentati të kryer gjatë mitingut “Peace Now” ku merrnin pjesë mbi 100 mijë njerëz. Rabin u qëllua me tre plumba pistolete nga një student 27 vjeçar, anëtar i një grupi ekstremist izraelit. Menjëherë pas atentatit kryeministri është dërguar në spital por ndërhyrja e mjekëve nuk mundi ta shpëtojë atë. Rabin vdiq pas një ore nga plagët e rënda. Ndërkohë atentatori mësohet të jetë kapur nga forcat e policisë. Për momentin, grupi në të cilin bënte pjesë ai, menjëherë mori përsipër atentatin. Ky grup kundërshton marrëveshjen e arritur midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës, që është nënshkruar në Uashington në shtator të vitit 1993 midis kryeministrit Rabin dhe liderit palestinez Jaser Arafat, në prani të presidentit amerikan Bill Klinton, për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme. Pas këtij atentati, ministri i jashtëm Shimon Peres mori të gjitha kompetencat e kryeministrit. Gjithashtu mësohet se pas kësaj ngjarje tragjike, kryetari i OÇP, Jaser Arafat dënoi atentatin dhe i shprehu ngushëllimet e tij popullit izraelit. Po kështu Bill Klinton ka dënuar ashpër aktin e mbrëmshëm kriminal dhe ka deklaruar se procesi i paqes do të vazhdojë. Në foto Shimon Peres (majtas) dhe Jitzhak Rabin gjatë mitingut të mbrëmshëm në Tel Aviv Foto Reuters V. KABA
Jitzhak Rabin Jaser Arafat Bill Klinton Shimon Peres V. Kaba Izrael Tel Aviv Uashington Lindjen E Mesme

Vdiq në Kosovë Anton Çeta

Pardje në mbrëmje, në moshën 75 vjeçare, vdiq shkrimtari, mbledhësi e studiuesi i njohur i folklorit shqiptar, Anton Çeta. Por, më shumë se kaq, Antoni u bë i njohur si udhëheqës i madh i aksionit kundër vëllavrasjes e pajtimit të gjaqeve e grindjeve mes shqiptarëve të Kosovës e trojeve të tjera ku jetojnë shqiptarët. Për këtë ai u mbingarkua dhe Plaku i Urtë. Ishte profesor në fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Dje populli i Kosovës e mbarë trojeve të tjera shqiptare i bëri homazhe në nderim të figurës së A. Çetës.
Anton Çeta A. Çetës Kosovë Prishtinë

Në këtë numër

Një vit pas Referendumit të 6 nëntorit Nesër, Shqipëria “zgjohet” përsëri pa Kushtetutë Flasin për “Koha Jonë” përfaqësues të forcave të ndryshme politike faqe 12-13 Mafia, paraja dhe pushteti A e lëjuam ne lulëzimin e mafias apo nuk mundëm dot t’i krijonim barriera të pakapërcyeshme asaj faqe 10-11
Shqipëri

Sot SPORT

EKSPRES Gjithçka për javën e dhjetë të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij

USLUGA

Firma më e fuqishme shqiptare për prodhime duralumini, xhama të kategorive të ndryshme, asistencë teknike Çmime konkuruese lexoni në faqe 14